Sabit Brokaj: Koalicion të gjerë për të mundur Berishën

12 Prill 2012, 17:41Politika TEMA

Ish ministri socialist, Sabit Brokaj, thote se opozita mund te fitoje qartazi permes nje koalicioni te madh kunder Berishes. Ne nje interviste dhene gazetes Shqip, Brokaj thote se PS nuk duhet te kete paragjykime ne koalicione dhe me partite e reja te dala ne skene se fundmi, siç eshte Alenca Kuq e Zi

 

Vendin e ndan vetëm një vit nga nisja e procesit elektoral për qeverinë qendrore, kohë e përshtatshme kjo për krijimin e koalicioneve zgjedhore. Por duket se në këtë moment Partia Socialiste ka një marrëdhënie tejet të acaruar me aleatët e saj tradicionalë, si pasojë e kërkesave të tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Si e shikoni këtë situatë dhe çfarë ndikimi mund të kenë këto debate në vitin 2013?

Situata në jetën politike të PS-së ka karakteristikat e një situate parazgjedhore, ku partia po përgatitet për procesin e ardhshëm elektoral. Kryesisht po punohet me programin, me konsolidimin organizativ që konsiston në shtimin e radhëve të PS-së. Momenti tjetër që duket se është delikat në këto ditë, është ai i krijimit të aleancave parazgjedhore dhe debati ka lindur për shkak të pretendimeve të aleatëve për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në forumin brenda PS-së, ku unë bëj pjesë dhe që quhet Këshilli i të Urtëve, kryetari i PS-së, Edi Rama, është shprehur për ndryshimin në Kodin Zgjedhor dhe korrektimin kombëtar. Kjo kërkesë, që bëhet nga aleatët dhe është shumë e arsyeshme, sepse në thelb synon barazinë e votës, është edhe në favor të vetë Partisë Socialiste. Faktikisht PS-në e ka dëmtuar sistemi pa korrektim kombëtar dhe ndryshimi i kësaj situate është në interesin e vetë PS-së. Pra ka një përputhje interesash objektivisht të PS-së me aleatët e saj. Kjo është pohuar publikisht edhe nga Edi Rama. Por tani dëgjoj se aleatët kanë pretendime lidhur me përpjekjet e PS-së për ta realizuar këtë synim. Nuk mund të them që këto qëndrime i quaj plotësisht korrekte, për arsye se në qoftë se PS-ja thotë ne e duam korrektimin, por kjo varet edhe nga Berisha, kjo është normale, sepse PD-ja ka veto në këtë komision. Nëse Rama angazhohet në emër të PS-së se kjo do të bëhet patjetër, që të bëhet duhet që aleatët të mos merren me PS-në, kur veprimi i tyre duhet të jetë sinkron me socialistët ndaj PD-së. Pra jo të bëhet presion mbi PS-në, në lidhje me atë që është vetë në interesin e kësaj partie, por këta si bllok duhet të bëjnë presion mbi PD-në.

Në skenën politike shqiptare këto vitet e fundit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasur vendin e saj. Mendoni se PS-ja duhet ta mendojë seriozisht një aleancë me këtë parti në zgjedhjet e ardhshme, apo mendoni se pa këtë parti socialistët arrijnë t’i fitojnë më mirë zgjedhjet?

Në princip, në rast se një parti arrin ta realizojë e vetme fitoren, atëherë sigurisht është mirë që t’i fitojë zgjedhjet e vetme. Por kur nuk e realizon dot fitoren vetë dhe synimi i luftës politike është të arrish fitoren, këtu fillojnë operacionet politike të koalicioneve, aleancave etj. A mund të bëhet konkretisht me LSI-në koalicion? Unë jam shprehur përpara se të ndodhnin disa ngjarje, se kjo gjë ishte plotësisht e mundshme. Zhvillimet e mëvonshme e kanë bërë të vështirë këtë lidhje, edhe për faktin se kontributi që jep LSI-ja në dobi të qeverisjes së dështuar të Berishës është i madh. Nga ana tjetër, ka një mendim që nuk është irracional, që cilido koalicion përligjet vetëm që Berisha të ikë nga qeverisja. Por nuk duhet të harrohet fakti se kjo lidhje duket e vështirë edhe për qëndrimin që mban LSI-ja ndaj vetë PS-së. Por për ta mbyllur këtë përgjigje të vështirë, do të thosha që cilido veprim politik që sjell ndryshimin në Shqipëri, duhet pranuar dhe arsyetimi këtu duhet bazuar.

Në këtë kuadër, a e konsideroni normale futjen e PS-së në zgjedhje në koalicion me dy parti, të cilat janë në krijim e sipër në vend dhe që drejtohen nga figura që kanë mbështetur në të shkuarën PD-në? Po flas këtu për Aleancën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut dhe partinë e re të së djathtës, që me shumë gjasa do të drejtohet nga ish-deputeti demokrat Gazmend Oketa…

Unë nuk e përjashtoj këtë. Pavarësisht se Spahiu si person ka qenë i djathtë, në Shqipëri e djathta dhe e majta janë ngatërruar shumë. Unë nuk e di se sa të djathtë janë brenda PD-së? Po kështu ka në PS dhe njerëz që s’janë të majtë fare dhe në këtë kuadër nuk jam njeri që besoj shumë në pozicionim fillestar politik. Gjykoj se kjo aleancë duhet të bazohet mbi përmbajtje konkrete, siç janë programet e partive. Përfundimisht mund të them se nuk e përjashtoj një lidhje të tillë. Mund të shtoj këtu se personalisht mendoj se koalicione parazgjedhore nuk duhet të kishte, madje kjo gjë e ka bërë të vështirë politikën shqiptare. Gara për mendimin tim duhet të bëhet e vetme dhe më pas le të bëhen llogaritë. Të kuptohet pesha e çdo partie, në mënyrë që të kuptohet mirë se kush janë ato forca politike që vlejnë të drejtojnë vendin. /Shqip/

5 komente në “Sabit Brokaj: Koalicion të gjerë për të mundur Berishën”

  1. Albana BrekDoda says:

    Ketu jane te gjithe te perlyer. me ke mund te besh aleance? Me Meten, Mediun, Topen,ish-KLD-sin, me ty z. Brokaj?!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

  2. Z. Brokaj. Koalicion duhet te behet me te gjithe te majtet, pa dallim per te mundur Berishen. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/berisha-deputeteve-ua-perseris-21.html

  3. feniks says:

    OPOZITA TE PRANOJE TE BASHKEPUNOJE ME LSI-ne PER ZGJEDHJET E ARDHESHME VETEM NE SE KJO PARTI PRANON TE DALE NGA KOALICIONI AKTUAL ME BERISHEN,QE SOT,NDRYSHE ASNJE BASHKEPUNIM ME KETE PARTI!!ME ILIR METEN KA VETEM NJE RRUGE BASHKEPUNIMI:TE PRANOJE TE RREZOHET QEVERIA BERISHA DHE TE KRIJOHRET NJE QEVERI TEKNIKE,QE DO E COJE VENDIN NE ZGJEDHJE TE REJA!!!VETEM ME KETE AKT,ILIR META MUND TE LAJE MEKATET E VETA TE MEPARSHME!!!

  4. devolli 97 says:

    Je absolutisht i sakte Profesor si gjithmone ne idete dhe analizat tuaja.Nje figure si ju I duhet Shqiperise ne postin e Presidentit do te ishte ne te miren e te gjitha paleve qe jane te interesuar per te ardhmen e vendit dhe popullit .

  5. Misiri says:

    te gjithe koalicion thojne
    por vetem per gjepat e tyre
    mjere populli i shkrete
    deri kur keshtu
    http://www.freealbania.blogspot.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje