Gjykata Kushtetuese rrëzon presidentin Topi për dekretet

12 Prill 2012, 16:53Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e presidentit të Republikës Bamir Topi, për dekretet e bllokuara nga Kuvendi për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe vetë asaj Kushtetuese. Me një vendim 6 me 3, kjo gjykatë ka hedhur poshtë pretendimin e kreut të shtetit, i cili prej kohësh është në një betejë ligjore me Kuvendin, raporton Ora News.

Kërkesa e Presidentit erdhi pasi Kuvendi nuk kaloi në votim dekretet e tij për disa nga emrat e dekretuar prej tij, me justifikimin se nuk ishte konsultuar dhe se procesi nuk ishte transparent. Kjo praktikë e Kuvendit u kundërshtua nga Presidenti, i cili e dërgoi çeshtjen në Kushtetuese, e cila tashmë ka vendosur kundër tij. Vendimi i plotë pritet të zbardhet pas disa ditësh nga Kushtetuesja.

8 komente në “Gjykata Kushtetuese rrëzon presidentin Topi për dekretet”

    1. fule says:

      Kjo gjykate perpara se te ndryshoheshin anetaret e saj se fundmi, ishte bastioni i fundit ndaj hordhive te Otomanit Sal. Tashme dihet se edhe kjo ka rene.

      1. Liri Demokraci says:

        Topi u ka rrexu me kohe.A i ben sikur eshte president, nuk ka qene e nuk do te jete ndonjehere. Keshtu do te jete ene partia e tij, as mish as peshk.
        http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html

  1. sherifi says:

    Po kjo dihet tani,edhe sote besoi e pate se si u be votimi per antarin e kld-se,nuk ka rruge tjeter berisha do qe te mari te gjith pushtetet dhe nepermjet tyre te vjedhi votat e v.2013 dhe te krijoi ligje qe mbas v.2017 te jet i mbrojtur per cfare ka vrare dhe vjedhur.

  2. Ervin says:

    Ka qene i drejte vendimi i Gjykates Kushtetuese per te rrëzuar presidentin Topi për dekretet sidomos per ate te avokatit te killerave artan zeneli. Jeta e humbur e 26 viktimave te Gerdecit eshte apel per drejtesi presidenti Topi dhe ju per hir te zemrave te plagosura te familjareve te viktimave dhe thirrjeve te forta per drejtesi te popullit nuk mund te dekretonit artan zenelin ne nje post te tille ne gjykaten e larte.

  3. kelmendasi says:

    Presidentit i falet gabimi vete ka studjuar veterenari e kshilltaret juridik i ka te Ps .Kshilltaret juridik si komunista qe jane mendojne se cfare thote i madhi asht ligj si ne kohe te Enverit besoj se Topi e ka kuptue por asht vone mbas pilafit .Tung

  4. shpatar says:

    Na lodhe o Bamir.Cpret me!!!Prishe o burre se te tjeret e kane dhje.. kushtetuten .Dil hapur ne je me gjake shqiptari.Po ju bene Saliu lolo si majtas dhe permbi te majtes.

  5. Belphegor says:

    Po pse kemi dhe President?! I fundit qe mbaj mend ish i ndyri Enver (dull) Hoxha te tjer s’kujton vendi im pervec pasardhesit te dulles qe ua mori paret miletit ne 97-ten! Ne klanet mafjoze ka vetem Don, psh Don Berisha, kusuri sekziston!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje