“The Sun”: Ndriçim Sadushi u arrestua vetëm pasi dhunoi gruan

12 Prill 2012, 11:09Politika TEMA

Gazeta e njohur britanike “The Sun”, teksa raporton për arrestimin e një prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri, Ndriçim Sadushi, thotë se ai u ndalua në Londër vetëm pasi dhunoi gruan me të cilën jetonte.

Sadushi jetonte prej më shumë se një dekadë në Britani, por nuk ishte mundur që të zbulohej, për shkak se përdorte identitet tjetër. Është dashur dhuna ndaj gruas, që policia britanike të zbulojë se kush është vërtetë ai. Për këtë, britanikëve u kanë ardhur në ndihmë shenjat e gishtërinjve që u ka dërguar policia italiane për të dhe i kanë krahësuar ato, duke arritur në përfundimin se ai ishte Ndriçim Sadushi .

Sadushi, i njohur si një prej anëtarëve të bandës së frikshme të Tan Kateshit, është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri, për tre vrasje të kryera në vitin 1997.

6 komente në ““The Sun”: Ndriçim Sadushi u arrestua vetëm pasi dhunoi gruan”

  1. Start says:

    As nuk e ve ne dyshim qe ai eshte arrestuar jo per llogari te qeverise shqiptare.

  2. fule says:

    Po Ilir Kumbaron e gjeten? A po e kerkojne te pakten? Ka lene ndonje porosi per te DOKTORI?

  3. hajriu says:

    ……… vjen nje dite dhe te ze zullumi . Hak pa marre dhe gjak pa lare ne kete bote nuk ka .

  4. milan ac says:

    po te doje policia te gjithe kriminelet do te kapen dhe nuk kane ku te fshihen

  5. skenderi says:

    BRITANIKET u blene nga sala,ilir kumbaro jeton i lumtur ne ndonje cep te botes,kriminelet politikane si kap ligji,RROFTE KRIMI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje