Eduard Halimi: Nuk është e vërtetë që jam paguar edhe si deputet, edhe tek Avokati i Shtetit

11 Prill 2012, 18:14Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, i ka quajtur te pavërteta akuzat e bëra ne drejtim te tij, se është paguar te institucioni i Avokatit te Shtetit edhe tre muaj pas shpalljes se tij si deputet i Kuvendit te Shqipërisë. Ne një interviste për “Vizion Plus” kreu i drejtësie sqaron se ai ka qëndruar ne detyrën e Avokatit te Shtetit deri ne momentin qe ka ardhur zëvendësuesi. Lidhur me faksimilen e një dokumenti pagese te botuar ne shtypin e ditës, ministri thekson se ai ne asnjë rast nuk ka marre dy paga, edhe si deputet, edhe si avokat i shtetit. Kreu i Drejtësisë sqaron me tej se rasti i tij nuk ka asnjë ngjashmëri me mandatin e socialistit Ilir Beqja dhe se për këtë është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese. Halimi thekson ne fund se do ta jepte dorëheqjen nëse do te provohej fakti se ai ka marre dy paga njëkohësisht.

7 komente në “Eduard Halimi: Nuk është e vërtetë që jam paguar edhe si deputet, edhe tek Avokati i Shtetit”

  1. Vlora says:

    ndonje tjeter i ka mar ne emrin tend o zoti alimi…..

    ti sdo ta beje kurre nje gje te tille.

    1. DHELPRA says:

      AS QE E VEJM UJIN NE ZJARR QE HALIMI E KA BER AT PUNE, E PAM EDHE NE BURG SA I GATSHEM U TREGUA, PROVOJ PILAFIN E TE BURGOSURVE, QE ASNJE MINISTER TJETER SDO E BENTE AT PUNE, EDHE THA TE DREJTEN “SI HOTEL ME 5 YJE”.

      TO BE…

    2. katunari i fresket says:

      Prandaj je si shtrems i o hhalim, se je ushqyer gjithe jetes (fis e farefis) me supe ushtaresh e te burgosurish:
      Sume mir, e skelqyer … na bone me vjelle ? ?
      Po puqin e 21 janarit e zbertheve apo duhet te gelltisje corben e berishes me pare:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

    3. xha Jaho (i urituri) says:

      dy te ngrena nuk te bejne asnjehere keq o z.Halimi. Dy te rrahura po. Dhe me sa konstatoj te kane rrahur qe ne veze.

  2. Jooooooooooooooooooooo. Ky nuk eshte paguar, e thoshte edhe fatura. vetem per 4 dite ishte paguar, dhe me date 5-se ishte bere deputet. Kurse, KQZ ia ka dhene mandatin qe ne muajin Shkurt. I ngelet Gjykates Kushtetuese te Shprehet, dhe Halimi, duhet te jape doreheqjen. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shqiperia-ne-zgjedhje-te-parakohshme.html

  3. media says:

    Shqiperia ne pragun per zgjedhjet para kohe.Halimi as vete s’e di c’detyre do filloje.

  4. Leka says:

    Por ty or shoq, nga cfare katundi na ke zbritur? Tubestrafkurullah, duket, qe kot e perdor lugen!Te zeste qytetare, qe kane varrosur vehten per se gjalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje