Pasuesi i Seserit, PD-PS raport të përbashkët në Kuvend

11 Prill 2012, 14:40Politika TEMA

Duket se është zgjidhur ngërçi i krijuar mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me zëvendësimin e mandatit të deputetes së PS-së Rudina Seseri. Në mbledhjen e sotme të Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve të dyja palët kanë rënë dakort të hartojnë një raport të përbashkët i cili do t`i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë në votim.

Në një prononcim për mediat, deputeti Kastriot Islami ka deklaruar se në këshill u ra dakort për 3 pika të rëndësishme.

“Ishte një mbledhje për gjetjen e një zgjidhjeje. U miratuan disa momente që ky mandat nga pikëpamja ligjore i takon PS-së. E dyta që ky problem të zgjidhet me shpejtësi dhe mos të ketë asnjë zvarritje të çështjes që të prishet konsensusi i integrimit dhe e treta: mbi bazën e propozimit të anëtarëve të PD-së që kjo çështje ti çohet Kuvendit e më pas t`i kalojë për interpretim KQZ” tha Islami.

Gjithashtu Islami theksoi se u ra dakort  që komisioni i reformës zgjedhore të plotësojë boshllëqet që kanë krijuar këtë fenomen me dy mandate.

“Ka dy vendime të KQZ-së për të njëtjin person që ka dy mandate atë të kryetarit të bashkisë dhe atij të deputetit. Edhe pse ai ka paraqitur dorëheqjen, nga pikëpamja strikte ligjore i njëjti person ka dy mandate dhe kjo është një situatë që është diskutar. U vendos që kjo çështje të zgjidhet në seancë plenare nëpërmjet një argumentimi juridik dhe të mos ndodhë më në të ardhmen” ka shtuar më tej Islami

Fillimisht, maxhoranca në Këshillin e Mandateve ka kërkuar që t`i propozohet Kuvendit pranimi i dorëheqjes së Gjon Bardhit, i cili ka refuzuar të zëvendësojë deputeten Rudina Seseri, duke zgjedhur të mbajë detyrën e kryebashkiakut të Fushë Krujës.

Rudina Seseri vendosi të dorëzojë mandatin e deputetes më 16 dhjetor dhe sipas ligjit zgjedhor, i takonte emrit pasardhës në listën e PS-së për qarkun e Durrësit të merrte mandatin e saj.

11 komente në “Pasuesi i Seserit, PD-PS raport të përbashkët në Kuvend”

  1. Dulejman Sula says:

    Seseri po bo pare ne amerike, ne pagujm pare per kete ketu. ca bohet kshu mor vlla, korrupsion i gjalle.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

    1. Vlora says:

      e kemi kaq injorante kete kryetare kuvendi sa se kupton edhe kur gabimet ja bejne muuuuuuu.

      do te duhej perseri nderhyrja e botes per ta kuptuar qe ska nga shkon.

      o injorante qe nuk shfletove kur dy faqe libri ne jeten tende.

      1. Shefqet Cela says:

        Vlora, te rrespektoj, por ketu gabon! Ne kete rrast Topalli nuk eshte treguar injorante por dashakeqe. Ajo kerkon ta zvarrise zgjidhjen e mandatit deri sa te kaloje votimi per presidentin. Kete qellim ka dergimi per interpretim ne kushtetuese.
        Pastaj, a nuk e degjove Saline? Ai e dha direktiven per ta çuar ne kushtetuese. Vendimi i saje do te vinte pas pilafit,si tek Zogu i Zi.
        Pretendimi se kuvendi nuk mund te thyeje vendimin e KQZ me kujton komedine kur Qazim Mulleti, fliste per Man Kukaleshin.
        rrespekt!

  2. Odiseu says:

    Akoma beson Edi Rama se do kete drejtesi me keta kuajt e trojes qe futen gjoja te japin drejtesi, si kac kal troja i Ps_se dhe Ai i plotfuqishmi Arvizu qe na takoi komandantin e PS sot e na e qetesoi…??? hahahah do ta shqyrtoj KQZ po aq bukur sa shqyrtoi mandatin qe e vodhi per Lulken, hahah…. o Edi po me mire dhitjua o burr me krenari duke dorezuar celesat… Shqipetare ju kam dhjere sju kuptova e sme kuptuat asnjeher…

  3. Si ka mundesi qe kjo Rudina per tre vite kishte qen vetem tre her ne parlament.o Zot nuk e di se si mund te zgjedhin kesi lloj specie per Deputete. Kjo eshte vetem nje prove qe socialistet jane parazite qe kerkojne te pasurohen duke fjeture, ptuuu rrace dembelesh

  4. agim says:

    po masturbohen dite-nate katoliket te nxjerrin nje presidente nga ana e tyre, por ato kane nje problem te madh sepse cdo element qe nxjerrin e kane te paafte, shiko vetem historine e katolikeve ne keto 20 vjet se cfare kokash kane nxjerre… Arbnori(qofte), serreqi(i paafte,legen,hajdut), Jozefina(histerike, injorante),Nard ndoka(katundar, i paafte pa shkolle te mesme) dhe me i ndrituri i tyre eshte…….. Aldo Bumci(debil me kembore). Nese ju me gjeni ndonje prej tyre qe ka spikate atehere terhiqem, por ne dijenine time nuk shoh asnje…

    1. adriatik says:

      Ca budalliqesh qe thu o krric

      1. agim says:

        shko o koqe po ku di gje ti…

  5. pse? says:

    Po ku je mi Aishja prej Saukut te komentosh?

  6. rinush says:

    O sociialista o syleshe ,po ca aprovimi do i beni doreheqjes?po Sekserin e aprovuat kur ju beri naften?Po tano a ka zan mend Rama me kto biba koti deputete?Mir e gjeti se la jashte deputet qe kishin kontribu me vite.a ka pergjegjsi ky per kto zullume?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje