Mandati i Seserit, Kushtetusja parimisht i jep të drejtë opozitës

11 Prill 2012, 10:00Politika TEMA

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që nxjerr jashtë loje qëndrimin e mazhorancës për mandatin e deputetit të PS-së, të lënë prej më se tre muajsh nga Rudina Seseri. Një vendim i dhënë në vitin 2000 nga Gjykata Kushtetuese fakton që deputeti nuk mund të mbajë një detyrë tjetër, si kryetar komune apo dhe bashkie. Më 23 qershor të vitit 2000, Gjykata Kushtetuese është vënë në lëvizje me nismën e 36 deputetë socialistë, të cilët kishin kërkuar: “Interpretimin e neneve 69 pikat, 1/d e 2; 70/2 dhe 179, pika 1 e 4 të Kushtetutës”. Këtu kërkohej që të interpretohej Kushtetuta për të drejtën e kryetarëve të bashkive dhe komunave për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur deputetë, si dhe për të drejtën e deputetëve për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur si kryetar komune apo bashkie. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, njëzëri, vendosi: “Sipas neneve 69/1 pika ‘d’, 69/2, 70/2 dhe 71/2 pika ‘c’ të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kryetarët e bashkive dhe komunave nuk kanë të drejtë të kandidojnë e të zgjidhen deputetë dhe anasjelltas; deputetët nuk kanë të drejtë të kandidojnë e të zgjidhen kryetarë bashkie e komune, pa hequr dorë nga kjo detyrë; funksioni i deputetit është i papajtueshëm me atë të kryetarit të bashkisë apo komunës”. Një vendim i tillë është ndërmarrë përpara se në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2000. Në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese përcaktohet se ata që kanë fituar dy mandatet, pra të kryetarit të bashkisë/komunës apo deputetit kanë të drejtën të vendosin vetë se cilin do të mbajnë./Shqip/

1 komente në “Mandati i Seserit, Kushtetusja parimisht i jep të drejtë opozitës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje