Një prej personave më të kërkuar në Shqipëri dhe Britani, Ndriçim Sadushi, është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në banesën e tij në Londër. Edhe pse ishte shpallur në kërkim prej kohësh, ai ka mundur që të fshihet në Britani për plot 11 vjet me radhë.
41-vjeçari akuzohet për tri vrasje të kryera në Shqipëri gjatë vitit 1997. I njohur si anëtar i bandës së frikshme të Tan Kateshit, ai kërkohet edhe në Itali për pastrim parash dhe trafik droge.
Agjencia Britanike e Kufijve nuk kishte të dhëna se Sadushi kishte kërkuar azil por besohet se kishte hyrë në territorin e këtij vendi në vitin 2000 dhe që prej asaj kohe fshihej. Ai ka mundur të qëndrojë i pazbuluar në Britani prej 11 vitesh ndonëse besohet se është një ndër personazhet më të rrezikshme shqiptare i përfshirë edhe në krime serioze në Britaninë e Madhe.
E vetmja të dhënë që policia kishte për Sadushin ishte një foto e shpërndarë nga Interpoli. Sadushi ishte pjesë e grupit të Kateshit që terrorizoi shumë qytetarë në vitet 90’. Ai ishte i fundit që i kishte shpëtuar arrestimit dheScotlandYard e kishte listuar si ndër më të kërkuarit në listën e të huajve me 14 gangsterët më të rrezikshëm.
Shteti kriminel i kap kriminelet por kemi 21 JANARIN QE PO PRET DHE KRIMINELI QE EW PRANON VRASJEN RRI NE SHTEPI,PUSHT-SHTET I POSHTER.
Le te shpresojme qe te beje burg ne Angli.
Po na e sollen ne Shqiperi tani ne prag zgjedhjesh do na behet deputet.
Po shyqyr qe e paskan kapur pas 15 vjetesh. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shqiperia-ne-zgjedhje-te-parakohshme.html
Ky tipi ketu qe eshte kapur ketu me mbiemrin ” Sadushi ” me duket se ehte njeri nga personat e kerkuar ne emisjonin ” Njerz te humbur” nuk jam i sigurt ,me duket se kerkohej nga nena evet .
Eh t’emen e s’emes ,gjithe kriminelet nga me extremet jane vetem korrake te Erdoganit……!!!!!
Rastesi..!!!! -JO!!