Ministria e Brendshme dhe prokuroria janë përplasur në lidhje me arrestimin e Fatmir Kujollit. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, deklaroi dje se Policia e Shtetit nuk e disponon listën e personave të shpallur në kërkim, por kjo listë ndodhet në Prokurori. Por, sipas prokurorisë, listën e zotëron pikërisht Interpoli, që është nën varësinë e Policisë së Shtetit. Sipas prokurorisë, ka qenë pikërisht policia që e ka lënë Kujollin të lirë gjatë kësaj periudhe.
“Lidhur me disa deklarime që kanë të bëjnë me çështjen e arrestimit të shtetasit Fatmir Kajolli, Prokuroria e Përgjithshme ndihet e detyruar t’i bëjë me dije opinionit publik, se shtetasi i sipërpërmendur është në listën e personave të shumëkërkuar ndërkombëtarë, pas vendimeve gjyqësore që ka marrë drejtësia italiane për vepra penale të kryera në këtë vend. Për sa më sipër, për të sqaruar edhe procedurën që ndiqet në këto raste, personat që janë në kërkim ndërkombëtar shpallen si të tillë nga Zyrat Kombëtare të Interpolit të çdo vendi. Zyra kombëtare e Interpolit Tiranë, e cila është pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit shqiptar, disponon për pasojë, në lista të plota dhe të detajuara, të gjithë emrat e personave në kërkim ndërkombëtar. Në bazë të kësaj praktike, strukturat e Policisë së Shtetit mund të konsultohen në çdo kohë me këto lista dhe mund të veprojnë me iniciativën e tyre për arrestimin e personave në kërkim ndërkombëtar, pasi kjo është në kompetencën e tyre të plotë. Në këto kushte, sqarojmë opinionin publik, se Prokuroria Shqiptare, nuk është institucioni të cilit autoritetet e huaja i komunikojnë listën e personave në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në një reagim të prokurorisë.
Epo Policia jone i kap gjerat 10 vjet me vonese. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shqiperia-ne-zgjedhje-te-parakohshme.html
Reagim Ministrise se Brendshme tipik per struktura shteti Salibanesh.
Hipokrizi.! E gjithe bota e di, i gjith koalicioni pd, lsi, dhe pdiu jane me mafjen Turke dhe bejne si politikan ne shqiperi. Tradhtare te kombit ju edhe Usa qe ju mbron bashke me te djathtet kriminel.
nuk eshte ashtu. prokuroria e di qe personi ne fjale eshte i denuar. mund te kishte kerkuar ajo njohjen e vendimeve. ne te kundert cfare kuptimi kane kontaktet me italianet per te tilla gjera. po ministria e drejtesise cfare ka bere ne kete rast ? Une kuptoj qe materialet per persona te tille, mbahen per tu perdorur per shantazh dhe zhvatje, si dhe te perdoren ne kohen e duhur ndaj te gjithe atyre qe kane kontakte me elemente te tille. Padrejtesi e tera !!!
te ndiqen penalisht pergjegjesit
BUJAR! JAM NJE MIKU YT, I VJETER. E DI QE JE NJERI I MIRE, DHE KUSH TE NJEH, NDIHET KEQ SE SI TE PERDORIN DHE SE SI JE SHNDERRUAR. KUSH NUK TE NJEH, THJESHT TE SHEH SI CORAPE TE BERISHES. NDERI, DINJITETI, BURRERIA SJANE PER PARTINE, AS PER GRUAN QE KE NE SHTRAT, AS PER ATDHEUN, JANE PER VETEN. MOS DIL NGA VETJA, NGAQE GJITHSHKA QE TE RRETHON ESHTE NJE NDYRESI E VERTETE. DHE I KE LENE NJE KERME, NDERIN TEND, NE DORE. KTHEHU TEK VETJA DHE JEPU MUNDESINE TE TJEREVE TE SHOHIN, SEC NJERI I MIRE JE! KURAJO MIKU IM!
Cudi se burrat e mire kane urtesine dhe guximin e duhur per tu mos u bashkuar me te keqen.Kam “frike” i nderuar se miku yt Bujari ka dy fytyra dhe ju i nderuar njihni ate me pozitiven.Vetem nje njeri qe nuk do te shikoj dhe degjoj mund ti besoj perralles se rreth Berishes ka burra te mire.Berisha nuk eshte fajtori i vetem per gjendjen aktuale te Shqiperise.Berisha eshte truri ndersa Bujari e kompani jane krahet qe i komandon i semuri psikik.Bujari e ka lidhur fatin me Berishen se ky i ka mberdhyer prej briresh dhe nje zot e di se çfare surprizash do te degjojme ne te ardhmen.
ne shqiperi asnjeri nuk meriton burgun. jan te gjith te pafajshem **pervec atyre qe vjedhin per buken e gojes**