Pothuajse të gjitha kompanitë që kanë punuar për shtrim dhe asfaltim e rrugësh që nga viti 2009 nuk janë paguar për punën e bërë, edhe pse pjesa më e madhe e tyre kanë prerë faturën dhe kanë paguar TVSH-ne. “Vizion Plus” ka siguruar listën me plot 43 firma dhe publikon me kryesoret që kane fituar tenderë ne shtet, por jo paratë. Megjithëse për shumicën e akseve afatet dhe punimet kanë përfunduar, ndërtuesit nuk marrin asnjë përgjigje për pagesat. Borxhi që qeveria shqiptare u ka kompanive të ndërtimit në fakt është më i madh se shifra 115 milion dollarë që figuron në bilancet e drejtorisë të tatimeve. Një pjesë e firmave që nuk kanë prerë faturë për punën e kryer kanë një tjetër shumë për të marrë, që është afërsish 24 milion dollarë. Rreth 15 milionë dollarë është detyrimi me i larte qe qeveria i ka vetëm një kompanie për 3 objekte: Rrugën e Arbrit, një segment ne Porto Romano dhe një asfaltim ne Bashtove. Kjo shifër pasohet me rreth 12 milionë dollarët qe shteti i ka borxh një tjetër firme për 6 punime ne segmente te ndryshme. Lista e gjate pasohet nga shifra 10 milionë dollarë, 9 milionë, duke zbritur ne qindra dollarë te pashlyer nga qeveria. Në vargun e gjatë te përurimeve te qeveritareve bëjnë pjesë një numër i madh segmentesh rrugore, për të cilat është financuar vetëm vlera fillestare prej 1 milion lekësh, siç janë: Rruga Plepa-Rrogozhinë, Milot-Fushë Krujë, Kukës-Morinë dhe disa të tjera në jug dhe juglindje të vendit. Rruga e Arbrit bën pjesë në listën e gjatë që qeveria nuk e ka likuiduar, por nga ana tjetër kjo rrugë e mbetur përgjysmë nuk është parashikuar që të përfundojë as në buxhetin e këtij viti, te hartuar nga Ministra e Transporteve. Kjo liste e gjate borxhesh qe shteti u ka ndërtuesve te rrugëve dhe objekteve shkon ne kah te kundërt me deklaratën e ministrit Olldashi pak dite me pare ne sallën e parlamentit.
Kur Hajduti pret te mare para nga hajduti ..komplikohet puna…
le tja falin shtetit se gjynah e kemi fukara…..
PSE NUK I hedhin ne gjygje,bile ti kerkojne edhe interesat per vonesen.ne PAGUAJME PER dritat kamate vones,e jo shteti.
greve per para DYERVE te BANKES c,do dite.
Jam Ing. rrugesh dhe e njoh problemin. Plus ketyre jane miliona pa u paguar supervizoret dhe projektusit, ne fund do behet kolaudimi dhe shuma shtohet akoma. Ku i ka deklaratat Min. Olldashi. Mashtrus ordiner.Firmat kane kohe qe nukpaguajne rrogat e personelit dhe nuk shlyejne dot kredite e marra, me keq nuk behet. Situata me keq se ne 1997. Sot thesari i shtetit nuk likujdon as nje fature sa do e vogel qofte. Ne 97 nuk u prek thesari por u vodh populli,po nga kjo bande qe sot ka pushtetin. Shqiperia buze gremines, borxhi si i TITOS. Shqiptaret flene gjume….
Jo mo burri i dheut,se nuk asht ashtu sic thue ti.Ti dukesh qe je vecse 1 Puqist,nga ata qindra mijera puqista qe ka ky ven.
Pse a si thue tina,a nuk duhej me e ndertue rruga e Gegeve,qe ju puqista e quani rruga e ”kombit”????????
Pastaj,kur s’ka Pare nuk ka bre burre.Cfare me ba me pare udheheqesi i maleve te Shqiperise?Ku ta kete me pare menjen AI,ke gjuha Kineze,ke Gay(t) skipetar,ke Parlamenti i ri,ke permendorja e 100 vjetorit te ”pavarsise”…..etj.,apo me u pague juve bukshkaleve do 110milion Euro te qelbta?????Po ju jeni popull edepsez,se ju ka zen syt te mirat qe ka sjell ”demokracia” me ne krie,ate,produktin aksidental te Sheqeres dhe Rames.
Mos prisni Leka,se nuk ka.Pastaj,a nuk ishit ju ”Ndertuesit” qe e keni mbajt ne pushtet kete Trim Malciet?!?!?!?!?!?!?!?!?!?
Qeveria nuk i ka borxh vetem biznesit te rrugeve.Ka gjithashtu shume firma te tjera qe nuk paguhen qe ne 2007 per investimet publike si shendetesi apo arsim.Berisha ne 1997 ja mori parate popullit,tani ja mori biznesit.Ekuptoni cfare po ndodh apo jo.Dhe ne rrime presim,hajde ngrihemi se po cmendemi.Duhet te bejme patjeter dicka,me keq do behet.
Mos shkoni qorrazi, shtrini kembet sa keni jorganin, mos kujtoni se deti u be kos dhe o burra, i keni vare ujkut (hajdutit) melcine ne qafe…. jane disa nga shprehjet tona.
Tu rroje Partia e Sekretari i PARE.
se i marrin ne vende te tjera leket ata, mos u qani hallin. se per tu bere nenat jane te gjithe.
Vetem ne Fier firma ndertuese e Ben Goges ka rreth 7 muaj qe nuk paguan punetoret. Di qe nuk ka marre rreth 200 mije euro nga shteti ku ka ndertuar rruge per fushaten elektorale te Sokol Olldashit dhe Alibythajt (me falni Alibeajt). Punetoret e shkrete presin te marrin rrogen dhe te hane buke.
Keshtu ka ndodhur gjithmone ne Shqiperi, Kryeministri, nuk i len kompanite te ngrene koke. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shqiperia-ne-zgjedhje-te-parakohshme.html
Praktikisht, faktori me i rendesishem qe Shqiperia eshte ne kete gjendje te mjeruar, eshte pikerisht KUSARIA E FIRMAVE TE NDERTIMIT. Asnjerehe, keta kusare nuk kane ndjere pergjegjesi per fatet e vendit dhe popullit, si te vetmit pasanike te medhenj, por kane menduar si te vijne ne pushtet dhe te vjedhin gjithcka. Pergjithesisht, ndertuesit nuk jane pasuruar bazuar ne djerse dhe zotesi.
Problemi i Shqiperise eshte se PD, PS dhe LSI, nuk jane parti si gjithe partite europiane, por jane grupe ndertuesish trafikante.
Keshtu, ndoshta do te ishte me mire per Shqiperine, qe keta ndertues-kusare te falimentojne dhe te filloje te linde nje borgjezi e vertete qe pervec pallateve, te ndertoje edhe drejtesi, barazi dhe demokraci, si gjithe Europa.