Kryetari i PS Edi Rama tha dje se PS është e gatshme të diskutoje në një debat të hapur për reformën zgjedhore deri në ndryshimine sistemit zgjedhor, kërkesë e bërë nga partitë e vogla të koalcionit të majtë, por edhe të djathtë. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socilaist, Rama u shpreh dje se PS është e gatshme të ndërmarrë një nismë publike por edhe të mirëpresë cdo nismë të partive të tjera, për të bërë të mundur ndryshimin e kodit siostemit zgjedhor në interes të të gjitha palëve. “E kemi thënë që në krye të herës dhe do këmbëngulim. Ne jemi për ta prekur dhe sistemuar në dakortësi me të gjtitha forcat politike për të adresuar shqetësimet e partive të vogla, jo si interes i PS-së, por si interes publik. Ne jemi të gatshëm të marrin një nismë publike për të ndarë debatin me forcat e tjera publike dhe me publikun, debati është zhvilluar në mënyrë sporadike, me deklarime të palëve vec e vec, por nuk është një debat që përshin publikun. Jemi të gatshëm për cdo nisme që marrin forcat e tjera politike, pasi bëhet fjalë për të garantuar reformën dhe jo vetëm një palë, se në këtë fazë e rëndësishme që debati të bëhet në mënyrë tranperente dhe të hapur. Rruga e përbashkët bënë të mundur gjetjen e konsensusit”,- deklaroi Rama.
Deklarta e e Ramës për gatishmërinë e PS për ndryshimin e sistemit zgjedhor vjen pak ditë pas pakënaqësive të shprehura nga aleatët e PS për qëndrimin e krerëve socilaist sa i p[ërket sistemit zgjkedhoir. Pak ditë më parë, krerët e katër partive aleate me PS në koaliconine majte. Gjinushi, Milo, Ndoka e Kocci kërkuan nga Rama që të respektojë marrëveshjen me aletatët në thelb të së cilës, sipas katër krerëve të këtyre partive, qëndron edhe marrëveshja për ndryshimine sistemit elektoral.
Në një editorial botuar sot në median shqiptare analisti Prec Zogaj njëherësh dhe kordinator i partive opozitare me Partinë Socialiste shprehte shqetësimin e tij për mungesën e këtij dialogu. Zogaj qortonte njëkohësisht dhe zëra brenda Partisë Socialiste që i fryjnë prishjes së koalicionit opozitar.
Së pari Zogaj qorton partitë aleate për kushtëzimin që i bëjnë PS lidhur me një kushtë që e ka në dorë PD-ja.Sipas Zogaj ka shumë arsye për të cilat partitë afrohen apo largohen nga njëra tjetra. Ndarja për sistemin në kushtet e sotme është një arsye e dobët, që nuk i reziston gjykimit të shëndoshë. Po të ishte Partia Socialiste kundër ndryshimit të sistemit do të kishte kuptim deri diku që aleatët e saj, apo një pjesë e tyre, të fillonin të shikonin “zgjidhje te tjera” jashtë këtij koalicioni. Por Partia Socialiste ka deklaruar publikisht se është në favor të proporcionalit të korrektuar kombëtar. Zogaj thotë se sistemi nuk është as i majtë, as i djathtë, aq pozitar, as opozitar. Po të ishte pikpamja për sistemin një vijë demarkacioni mes blloqeve politike në spektër, i bie që të gjitha partitë e vogla aleate me Berishën të dalin në opozitë.
Më poshtë ai kritikon eksponentë të PS që nxisin ndarjen e koalicionit. Zogaj thotë se nuk ka asnjë arsye që forumet dhe bashkëpunëtorët e tij luajajë në parti të mos e ndihmojnë e mbështesin. “Një nga ish oponentët e tij brenda partisë, Ben Blushi, u shpreh këto ditë për zgjerimin e aleancës së PS-së me votuesit shqiptarë, si një zgjidhje që kompenson “aleancat shumë më të vogla dhe shumë më të padobishme”. Në rastin më të mirë, kjo e Blushit është tautologji. Vetë partitë aleate janë komunitete qyetarësh, apo votuesish. Aleanca me një subjekt politik është konkrete dhe ka përparësi në raport me aleancën abstrakte me votuesit. Mandej partitë nuk janë në aleancë me votuesit e tyre. Po ky është diskutim tjetër.
Partia Socialiste nuk fiton pa aleatët. Aq më pak aleatët mund të fitojnë pa PS-në. Në këtë vetëdije duhet të rimarrë jetë përgjegjësia e tyre përbashkët për domosdoshmërinë e rrotacionit të pushtetit. Do të thotë që as në PS të mos ecin me mendimin cinik “nuk kanë ku shkojnë”, as partitë aleate të mos e mbështesin aksionin e tyre të mundësia për të prishur punë. Po të jetë për t’u prishur, humbjen më të madhe do ta ketë kush nuk ka argument, domethenë kush ka faj. Por ekziston po të kërkohet me vullnet rrugëdalja e drejtë nga kjo turbulence. Ndërkaq nuk duhet harruar se aleati numër një i suksesit politik është vota e qytetarëve. Nëse PS i ka tendosur në ekstremin e mundshëm rrjetat e veta, partitë aleate kanë akoma mundësi për t’u rritur. “
Per mendimin tim kodi zgjedhore duhet te ndryshohet,nga proporcional
rajonal,ne proporcional kombetar,per te vetmen arsye senga proporcional
rajonal,penalizohet vota e partive te vogla dhe e zgjedhesve te tyre,
per te pasur nje demokraci te vertete duhet te rrespektohet edhe
vullneti i pakices, duke mos u penalizuar,nga dy te medhajat.
Sa me shume parti te reja dalin aq me shume alternative per elita te reja
politike, qe mund te sjedhin nryshim ne politik,
Mire e ka thene saliheja,sa te jete Ed Rama ,100 vjet do rri me pushtet.debili!vetem gafa po ben.kujton se e ka fitoren te sigurte,sic e kishte kur e humbi dhe bashkine.trap ,arrogant dhe fare politikan!
Pas grushtit të 21 janarit që mori Berisha,PS ndiehet më e sigurt.