Gjinushi: Votat të përkthehen në mandate

11 Prill 2012, 10:51Politika TEMA

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, akuzoi sërish Partinë Socialiste për shkeljen e marrëveshjes zgjedhore me aleatët, gjatë një interviste për News 24.

Duke nënvizuar rëndësinë që reforma zgjedhore të mos shihet e shkëputur nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe klima politike në vend, Gjinushi theksoi se ajo që kërkohet nga aleatët e PS-së është përkthimi siç duhet i i votave në mandate.

“Opozita ka gabuar, duke lejuar që pika e garancisë për zgjedhje me standarde të lihet mënjanë dhe të kalohet në një reformë formale. Ne kërkojmë të përkthehen votat siç duhet. Kërkohet që në Republikën e Shqipërisë, nëse 10 mijë ose 11 mijë persona votojnë për PSD, kjo parti të ketë një mandat.”- u shpreh Gjinushi.

Kreu i PSD-së theksoi e reforma zgjedhore duhet të shmangë deformimet e sistemit gjerman në vitin 2008 dhe atij spanjoll në 2009-ën, duke u bazuar në disa shtylla kryesore për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Shtyllat për reformën zgjedhore janë reflektimi i rekomandimeve, futja e teknologjisë dhe heqja e deformimeve në sistemin zgjedhor. Sistemi rregullohet ose duke barazuar zonat dhe duke rritur numrin e mandateve ne çdo zone ose të futet korrektimi kombëtar.”- vijoi më tej Gjinushi.

Rreth deklaratës me përfaqësues të tjerë të opozitës shqiptare, Gjinushi theksoi se qendrimi i tij nuk ishte aspak emocional.
“Ne kemi të drejtën tonë, ndodhemi në të njëjtën situatë ku PS gabon në konceptin për reformën. Atëhere kemi paralajmëruar se me këtë sistem deformues nuk jemi dakort. Nqs në PS ka ende struktura dhe persona se më shumë urojnë reduktimin e aleatëve, por kjo vë në rrezik opozitën. Qëllimi ynë është parandalimi, opozita duhet të jetë e qartë se duhet të hyje në zgjedhje me kushte të barabarta. Opozita nuk mund të japë humbjen me duart e veta, nuk mund të aplikojë një sistem që të merr frymën. Përfundimisht sistemi duhet të korigjohet, nuk mund të korrektohen votat tona se duan partitë e mëdha”.

I pyetur se cfarë përgjigje morën nga kreu i PS, Rama pas kërkesave që parashtruan, Gjinushi theksoi se ‘Rama ka thënë se kjo gjë nuk varet nga ne. Kjo ngjan si ajo historia, “më tha mamaja, hajde për darkë se unë për darkë dola”.

Gjinushi më tej shtoi se opozita duhet të gjejë patjetër një zgjidhje rreth kësaj cështje. “Nëse nuk je në gjendje të korrigjosh sistemin vetë, atëherë gjej një sistem tjetër. Jem futur bashkë në listat e përbashkëta, të jap votat në gjithë Shqipërinë, ti mi jep në 2 qarqe”.

“Nëse PS refuzon çdo lloj opsioni do të thotë që ata janë më keq se 2009 në mentalitet dhe gjithë ajo propagandë që u bë në PS se në 2009 bëmë trenin e shkurtër apo të gjatë, ja ku po e them, kjo gjë nuk varej nuk varet nga nr i vagonave”.

18 komente në “Gjinushi: Votat të përkthehen në mandate”

  1. Lex Rex says:

    Gjinushi eshte politikani me i logjikshem ne Shqiperi. Nuk e kane qejf nga te dy krahet: PD e anatemon si minister te Arsimit ne fund te viteve 80-te, ndersa PS ka kohe qe nuk e degjon.

    1. aqifi says:

      Kete here eshte i sakte skilja! Ne mungese te votave te aleateve PS e ka te sigurt humbjen ne 2013.

      1. Hyka says:

        Atehere skile I bie ti me shefin tend dhe Jo ai qe ka te drejte!

  2. opozita says:

    Rama ta mendoje mire. Ndoka dhe Milo jane gati per te ikur me PD. Dule eshte gate per te ikur me lsi. Si do fitoje ky Rama pa aleate kur mezi dilte barazim me tere aleatet dje.

  3. Gjinush, boll se n`a lodhe 22 vjet Kryetar Partie. Nxirr nje tjeter te flase, te pakten. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shqiperia-ne-zgjedhje-te-parakohshme.html

    1. Titi says:

      Po nga ai shefi jot sali kafsha nuk je lodhur per 22 vjet?apo kur e ke koken te futur te menderja sales kalon koha me shpejt?

  4. bobi says:

    E ka thene mire “diktator BERISHA” qe me kete lider opozite
    rri edhe nja 20 vjet te tjera ne pushtet..

  5. Idriz tafa says:

    O Keno, ç’te duhet PS-ja?!
    Shko prape ke Sala si ne vitin 1992 dhe behesh deputet dhe minister!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Me formulet tende o Gjinush, edhe qeni im i lagjes fiton mandat…
    10 mije veta per 1 mandat, hajde behe shumezimin e gjithe Shqiperise…Ik or burre shko merr Shpellarin prej dore dhe dilni ne pensjon se lat nam…

    1. opozita says:

      Qente e lagjes tende qenkan shume te votuar, duhet me i kandiduar patjeter ne zgjedhjet qe vijne se fitojne qeverine. Sepse me 10 mije vota fitohet mandati sot nga deputetet e PD dhe PS. Edhe deputetet qe jane sot ne parlament jane me 10 mije vota. Ja llogarite vete qe jane zgjedhur 140 deputete nga afersisht 1 milion e gjysem votues. 1,500,000/140=10,500 vota per secilin deputet. Nuk e mbaj mend mire numrin e votuesve po mund te jete edhe me i vogel. Llogarit qe shume nga votat per partite e treta jane djegur, pra ne fakt deputetet e sotem jane bere deputet me me pak vota.
      Prandaj organizoi qente e lagjes e silli ne koalicion me opoziten qe te fitoje opozita thelle kesaj rradhe.
      Partite e vogla per te nxjerr nje deputet me sistemin e sotem u duhet dyfishi i votave, prandaj dhe PS e ka pranuar qe eshte sistem i padrejte.

    2. Qeni injorantit says:

      ti je kaq injorant sa nuk e di akoma se ne shqiperi ka 20 vjet qe nje deputet del me rotull 10000 vota,sepse tek ne zgjidhen 140 deputet nga 1400 000 zgjedhes.Por ti me sa duket di arithmetik me pak se qeni yt.Me zgjedhes si ty rine ne pushtet shpellar si Saliu e jashte kuvendit njerez si gjinushi.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Per ju te dy..

        Ju kulishat e Gjinushit dolet huh ?!?! Po me tregoni matematike mua ju…C’fare eshte sistem i padrejt, Shqiperia me 10 parti ?? Qe te copetohet me shume nga c’fare eshte copetuar…Lere te deklarojme atehere c’do parti ka zonen e vete, sepse ne kete menyre do zhvillohemi me shume…Kulisha si puna juaj mbajne Gjinushin ne kembe 3 dekada ne politie e pushtet…

        1. Liridon says:

          Ore zotri shume parti do te thote demokraci dhe liri per voten por ti si ke keto koncepte.Gjinushi ne 2009 mori 40,000-50,000 vota dhe nuk i dhane asnje deputete pasi eshte sistemi i atille qe eliminone partite e vogela(kemi lene jashte votat e vjedhura nga PS dhe PD).
          Une nuk e kuptoje pse Gjinushi dhe te tjeret nuk dalin ne zgjedhje te vetem pasi vetem ne flete eshte qe jane ne kualicion me PS se me fakte Edi as qe i mbeshtet ose i pyet per asgje.
          Edi bashkine e Tr e humbi per 10 vota nese partite e vogela te majta bejne 120,000 vota dhe Edi pa to i fitone 71 deputete le ta deklaroje se nuk i mbetet njeriu bejfi.
          Sa per qente e tu qe marrin edhe ata nje mandat me formulen e Skenderit o do jene bushtra te medha qe ja japin te gjitheve ose do i marrin me dhune si PD ne 2009 dhe 2010.

          Faleminderit

      2. NjQytetarOptimist says:

        Po te koncept te drejt ke si ai I Maqedonise dhe I joni qe ndahet shteti ne 10 pjese..Where is check and balane pastaj ? Apo muhabet bushtrash..

  7. Patrioti says:

    GJinushi ka me se te drejte.Nuk ecet me ment e Blushit e qorllekun e Rames.Ai i ka paralajmeruar qe per zgjedhjet e 2009 e nuk e degjuan.PS e sjellin rotull disa te paafte e ca te shitur tek Saliu qe mezi presin deshtimin e radhes se Edit,i cili sdi te dalloje te miren nga e keqja.

  8. bbb says:

    Rama nuk degjon Gjinushin( qe ka tru) mor Ben Blushin Bibilushin…

  9. kelmendasi says:

    Te gjithe komunistet qe komentojne ketu thone pak a shume qe kodi te garantoje fitoren e Ps Mirpo fitorja caktohet nga votuesit qe me sa duket nuk jane per Ps atehere mbetet te bahet kodi qe fitoje Ps
    Kjo asht e thjeshte duhet vu nje nen ne kod dhe gjithcka zgjillet
    Neni Shtese;Nje vote per PS ka vlere sa DY vota per PD

    1. Tosi says:

      Ik shporru o zagar I saliut,fashista te qelbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje