Vizitë e pritshme e kryeministrit çek në Tiranë. Arsyeja?

12 Prill 2012, 09:51Politika TEMA

Një burim në Ministrinë e Jashtme shqiptare, na njofton se pritet që në fillim të javës tjetër të vizitojë Tiranën Petr Neças, Kryeministri i Republikës Çeke. Ai pritet të takohet me homologun e tij shqiptar gjatë qëndrimit të shkurtër në Tiranë. Në qendër të takimit pritet të jetë negociimi për zgjidhjen e situatës së rëndë financiare të CEZ-Shpërndarjes, filialit shqiptar të kompanisë së madhe energjitike çeke CEZ Group.  CEZ-Shpërndarja ka paralajmëruar se nuk do të jetë në gjendje të blejë energji në qoftë se institucionet shtetërore shqitare nuk do të shlyejnë faturat e energjisë elektrike dhe në qoftë se KESH nuk e furnizon atë me enrgji me çmim më të ulët se aktualisht.

Hamendje: Meqë u bë shumë kohë që një kryeministër i BE-së nuk ka ardhur ta takojë Berishën në Tiranë, ai ka provokuar një situatë të nderë me CEZ-Shpërndarjen, duke bërë kështu që kryeministri çek të vijë në Shqipëri, për të mbrojtur interesat e një prej kompanive më të mëdha të vendit të tij. Në qoftë se informacioni që na dha burimi ynë materializohet, besojmë se, në deklaratën e kryeministrisë pas takimit, do të përmendet situata e CEZ-Shpërndarjes, por do të përmendet edhe përkrahja e Republikës Çeke për integrimin e Shqipërisë në BE. Para tre vjetësh, ishte pikërisht një kryemministër çek që mori në dorëzim nga Berisha kërkesën për anëtarsimin në BE, ndërkohë që CEZ Group fitoi tenderin për privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/4/11/vizite-e-pritshme-e-kryeministrit-cek-ne-tirane-arsyeja

6 komente në “Vizitë e pritshme e kryeministrit çek në Tiranë. Arsyeja?”

  1. Sic duket, Qeverite Europiane i kane harruar Lirite dhe te Drejtat e Njeriut, dhe po lobojne per parate e Kompanive te tyre. Ky eshte turp. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shqiperia-ne-zgjedhje-te-parakohshme.html

    1. elio says:

      Eshte turp per ata qe nuk paguajne faturat…

  2. T.Sevo says:

    Eshte fakt qe Ceket me mineralin e Pishkashit te Pogradecit,mbanin ne Ceki nje industri te tere,s’ka pse mos rilinde perseri ky intres i dy anshem,plus te tjerat.E thote populli nje rruge dhe tre pune.

    1. Ik mre ca na duhen Qeket e Evropes plak ne. Po motor i energjise asht Azia sot atje duhet me synue e me mar shembull

  3. endri says:

    Lymo jo Qeket por Ceket….a eshte Azija mor lum miku motorr…Kina asht motorr…po se ka partine komuniste mor, partine moter te PD se berishs…a je i marre a je prej Puket.cashtu bre burre.

  4. skenderi says:

    ne kohen e dulles ne tirane ishte shprehja;cek,cifut,com, tirons.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje