Gjatë vizitës së tij në Bruksel, ku mori pjesë në një konferencë të Partive Popullore, Berisha u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve shqiptarë, një prej të cilave kishte të bënte pikërisht me korrupsionin.
Sipas Berishës, qeveria e tij ka arritur një sukses të madh në luftën kundër korrupsionit, pasi sipas tij, “nuk gjen dot një vend tjetër në të cilin, siç ndodhi te ne vetëm dy ditë më parë, të jenë vendosur para ligjit 7-8 zyrtarë së bashku”.
Berisha i referohej arrestimit të 7 zyrtarëve në qytetin e Vlorës, të cilët akuzohen më së shumti për falsifikime dëshmish për patenta.
Pra, Berisha e koncepton luftën ndaj korrupsionit me arrestimin e personave që marrin apo japin shifra qesharake, ndërkohë që ata që bëjnë korrupsionin e madh, Berisha i ka në krah, siç janë Ilir Meta, Fatmir Mediu etj.
“Lidhur me pyetjen tuaj mund të them dy gjëra; drejtësia shqiptare, pavarësisht nga vakumet që ka, në rast se i referohemi 2 momenteve, ato flasin më shumë se të gjitha akuzat e tjera. Së pari, në vitin 2005, popullata e burgjeve në Shqipëri ishte tërësisht 1800 persona, sot është rreth 5 mijë. Mos harroni se janë këta gjykatës që japin çdo ditë drejtësi. Së dyti, 60 për qind e proceseve në të cilat qeveria paditet, fitohen nga pala tjetër. Në qoftë se 60 për qind e këtyre vendimeve jepen jo në favor të qeverisë, kjo do të thotë se kjo drejtësi funksionon në mënyrë të pavarur. Por lidhur me faktin se a duhet të kemi apo jo “koka turku”, unë mund të them se ne duhet të kemi shtet ligjor të fortë”, vijoi më tej Berisha.
Por, nëse do të luftojë vërtet korrupsionin, Berisha duhet fillimisht që të t’i hapë rrugën burgosjes së Ilir Metës dhe madje edhe djalit të vet, raportet ndërkombëtare, kur flasin për korrupsionin në Shqipëri, u referohen pikërisht këtyre dhe jo zyrtarëve të dorës së dytë e të tretë.
Gjate gjithe kohes se pushtetit te tij, Korrupsioni eshte nje nga fenomenet qe vetem eshte gjalleruar dhe lulezuar. mjere shqiptaret se kush i qeveris. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/romela-begaj-shpallet-kampione-e.html
ja paskan ber nje dush te mire andej nga brukseli…te shofim
Doktori e ka perzemer karupsionin e ka luftue me tan shpirt. Po sidomos osht per respektimin e drejtave njeriut psh. me respektue lirine e kaptin-lopes te lsis, Mediut apo Rulit si burra qi e kan hudh i vot per Doktorin. E kush mshtetet te Doktori veqse t’mira ne perfitime i vin. Pu ju puqistet doni gjona abstrakte me shtet me ligje ne vota qi po ja nglulit n’tru ai i gjati juj. Ai me menimet e tij asht shum i rrezikshem per ket ven.
LymiBlu
Ky i cmenduri i Vicidolit,iken nga shiu dhe bije ne bresher.
Per tu mbrojtur,se drejtesia funksionon ne Shqiperi,nxjer argumentin se: kjo drejtesi ne 60 perqind e gjyqeve,ku e paditur eshte qeveria,vendimet i ka dhene ne favor te paditesve,pra kunder qeverise.Per nje moment po e pranoj te mireqene kete problem.
Po e pyes te cekuilibruarin:
Perse ben kaq shume gabime qeveria e tij.
Perse une si popull duhet te ndeshkohem te paguaj per gabimet e qeverise se Saliut?
Po shporu more i cmendur,se jo vetem Shqiptaret i ke cmendur me kohe,por tani ke filluar te cmendesh dhe te huajt, me budallalleqet e tua te cilat nuk kane te sosur.
Nese lufta ndaj korrupsionit ne nje vend si Shqiperia qe ka vetem 20 vjet qe mundohet te jetoje ne demokraci shkon deri te “dora e dyte” kjo duhet quajtur nje arritje.
Ne vende si Italia, Spanja, Franca apo te tjera qe kane nje eksperience me te gjate se sa Shqiperia, lufta kundra korrupsionit nuk shkon as te “dora” e trete.
Kjo nuk do te thote se eshte rruga e duhur, po mediat duhet te relativizojne fenomenin, ose te japin shembuj konkret me fakte, po fakte pas investigimesh, e jo fakte tashethemesh.
“… në vitin 2005, popullata e burgjeve në Shqipëri ishte tërësisht 1800 persona, sot është rreth 5 mijë. Mos harroni se janë këta gjykatës që japin çdo ditë drejtësi. Së dyti, 60 për qind e proceseve në të cilat qeveria paditet, fitohen nga pala tjetër. Në qoftë se 60 për qind e këtyre vendimeve jepen jo në favor të qeverisë, kjo do të thotë se kjo drejtësi funksionon në mënyrë të pavarur”-keshtu eshte shprehur Sal-iu ne konferencen e Partive Popullore te Europes. Ne kete shprehje ka dy hile komuniste nga komunisti Sal-i.Duke i marre keto dy tregues si pozitive per veprimtarine e PD ne qeveri, hilja djallezore qendron:
1-Fakti qe eshte shtuar popullsia e burgjeve nuk flet per permiresimin e performances se drejtesise dhe per mosnderhyrjen e shtetit ne gjyqsor, por rritjen e kriminalitetit me bekimin e qeverise, sepse kriminelet jane ata qe ndihmuan Sal-iun qe te marre pushtetin.
2-Fakti qe 60% e proceseve gjyqsore qeveria humbet me palet ne proces nuk flet thjesht per pavaresine e drejtesise, por sidomos per padrejtesine qe kjo qeveri ben ndaj qytetareve te saj.
Po ju jap vetem nje shembull: Nga mbi 1000 procese gjyqsore midis qeverise(sigurimeve shoqerore) me ushtaraket ne pension,qeveria nuk ka fituar asnje gjyq,ndersa ushtaraket te gjitha,duke marre nga sigurimet miliarda leke,te cilat qeveria jua ka mohuar per vite me rradhe. Dhe Sal-iu mburret se ne Shqiperi funksionon demokracia, nderkohe qe ka mbi 20 vjet,qe kesaj pjese te popullit, qe ka bere sakrifica te panumerta ne mbrojtje te atdheut,i ka mohuar buken e gojes.
ja u mbush mendjen ky sindroma i felliqur se lufton korrupsionin e ka treguar koha nga 91 e deri me sot pacavuret qe kan katandisur ky fobia bashke me nanon e meten keta jo gjygji i hages nuk i ben derman po keta duan ate gjygjin e nurembergut per krimet e pislleqe qe i kan bere popullit,bo po shi car fytyre krimineli dukeet sapo ka dal nga ndonje pavion cmendurie ….
Doktori i famshem, vetem kot ia fut. Sa here qe ka nje problem qe ndiqet mjaft nga populli thote ndonje budallik per te hequr mendjen. Mburret se kane dal me sukses disa gjygje, por harron qe pjesa me e madhe e gjyqeve ka qene per qeverine, jane denuar rob te vegjel nderkohe qe kokat e krimit jane aktiv edhe se qajne rikun per kur gja. Kesaj i thone me ia fus pordhes kot
ore, peshku qelbet nga koka,ata qe ay na i paraqet jane punlojrash.