Kreu i republikanëve dhe njëkohësisht ministër Mjedisi, Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Fatmir Kajollit, që konsiderohet si një prej miqve të ngushtë të tij, duke e mohuar këtë miqësi. Në një prononcim të shkurtër për GSH, Mediu ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me Kajollin dhe se akuzat janë të sajuara.
“Nuk merrem me akuza të pabaza dhe të sajuara”, ka thënë shkurtimisht Mediu. Fatmir Kajolli është anëtari i PR-së në Këshillin Bashkiak të Fierit dhe, pavarësisht se Mediu e ka mohuar, ka pasur për shumë kohë një miqësi të fortë me këtë të fundit. Kajolli, i përfolur për lidhjet e tij të ngushta me politikanë mjaft të fuqishëm në vend, si Sokol Olldashi dhe Enkelejd Alibeaj, përveç Mediut, u ndalua në datën 9 prill, në afërsi të një lokali përpara Bashkisë së Fierit. Arrestimi i tij u bë për qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, ku ai është dënuar nga dy gjykata, në Romë dhe Milano, me 16 dhe 24 vite burg, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Ky qenka komplet i pacipe. Fatmir Kajolli vjen cdo 2-3 dite tek shtepia e ketij afer Lion park ne Tirane. Vllain e Kajollit e ka marr keshilltar ne Ministri. Gjithe bizneset i kane bashke, duke filluar qe nga Triss firme ndertimi deri tek tokat ne bregdet. I pacipe ky Minister komplet
thua i pa cipe ky minister komplet
çudia do te ishte e kunderta
Po keshtu ndodh gjithmone ne Politiken Shqiptare. Kujtojme miqesine e Socialisteve me Mirin e Xhikes, qe u be legjende ne Parlamentin Shqiptar.
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shqiperia-ne-zgjedhje-te-parakohshme.html
Mos mendoni qe ky Kajolli eshte njeri me shkolle ,meqenese eshte i lidhur me shume pushtetare!Ka vetem 8 klase shkolle(te bera rregullisht,se te blera mund te kete shume ai),me fjale te tjera alabak rrugesh.
Sa per miqesine mes te dyve ne Fier e dine shume mire,bile e dime dhe dhe e njohin gjithe grupin e tyre,qe nuk dua t’ia permend emrat ketu
ca problemi ka nese njihen, nese nuk ka nje hetim per nje ceshtje te caktuar apo nje lidhje juridike mes te dyve atehere thjesht miqesia nuk eshte nje gje negative,
duhet hetuar dhe pastaj te nxirren perfundime, duhet te edukohemi me faktin se me llafe pazari nuk denohet njeri, ose me sakte ketu nuk jane denuar me kur ka qene me ze dhe figure jo me llafe
ky ka mohuar edhe kur ne nje dasem i pire tape, kapi kunaten e vete, e di gjithe fieri
Tani e moret vesh ju kete pune mor derdimene, ka te pakten 10 vjet qe e dine edhe plakat e Fierit. Mos beni kot si me indinjate te thelle, popull lapurak, ku paskeni qene deri tani