Ish-kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa, kandidati i mazhorancës për anëtar i KLD-së, ka firmosur vendimin për të spostuar një pronë në bregdetin e Spillesë, për të cilën disa zyrtarë janë vënë nën akuzë. Vendimi që konsiderohet si i paligjshëm nga prokuroria, mban firmën e Cefës dhe nga verifikimet në terren ka rezultuar se zyrtarët e AKKP-së kanë shpërdoruar detyrën. Ata i kanë dhënë një familjeje rërën e detit si “tokë bujqësore”, shkruan Shqip.
Prona prej rreth 50 hektarësh në bregdetin e Kavajës është sekuestruar me urdhër të njësisë Task-Forcë në akuzën e kryeqytetit dhe pesë zyrtarë janë marrë të pandehur. Ata hetohen në masën e arrestit shtëpiak dhe pritet që në javët e ardhshme të verifikohen edhe persona të tjerë. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë se i gjithë zinxhiri i zyrtarëve që janë marrë me këtë çështje është nën hetim, duke përfshirë këtu edhe Cefën, për të cilin pohojnë se ende nuk i kanë ngritur akuzë konkrete.
Te gjithe jane te perfshire ne vjedhje tokash ne bregdet. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mdc-kerkon-ndihmen-e-vatikanit-per.html
Ky eshte nje gur ne doren e Sales.Po ta shohesh kete te shkretin,por e lejon veten te perdoret,eshte cope cope,ky ka frike nga hija e vet,eshte njeri pa stature per kete post.