Aksidentet e shkaktuara nga personat që konsumojnë alkool, përbëjnë një shqetësim të madh, pais përbëjnë një nga shkaqet kryesore. Për këtë arsye, studiuesit po krijojnë dy teknologji që do të instalohen në makina dhe do të mund të dallojnë në mënyrë automatike nëse personi nuk mund të ngasë makinën pasi ka pirë, raporton voa.
Një prototip përdor ndjesorë me rreze ultra të kuqe të instaluara në të gjithë makinën për të matur nivelin e akoolit në frymën e shoferit.
Tjetri, një sensor me prekje i vendosur në timon apo në kroskot, dallon nivelin e alkoolit përmes lëkurës.
Në të dyja rastet, nëse shoferi e ka kaluar nivelin e lejueshëm për të ngarë makinën, atëherë motori nuk ndizet.
Studiuesit thonë se mund të duhen 10 vjet deri në perfeksionim e teknologjisë. Por përkrahësit e saj kërkojnë nga prodhuesit e automjeteve ta instalojnë atë vullnetarisht në makinat e tyre si masë sigurie.
Po kur ka pire pasagjeri qe ndodhet brenda makines?????? ?
Ne USA egziston prej vitesh nje aparat te cilen e kane ne makine ata qe kane pasur probleme me policine dhe jane denuar per shkak te pijeve. I fryn aparatit ne cdo start te makines dhe nese ke pire alkohol, makina nuk ndizet dhe sinjali i kalon policise lokale.
Ky aparat ka mbi 20 vjet që përdoret në Suedi!
Hahahahaaa, po kto thon qe don edhe 20 vjet qe te vij ne Shqipri….
Po eshte e vertete sic thote vicidoli, ne Amerike perdoret ky aparat. Ja ka vene policia nje shokut tim, i cili eshte ndaluar 3 here per ngarje makine i dehur.
po e prune ne shqiperi me mire te bllokojne hyrjen e makinave se atje te tere pianece jane,,,,,,
shpiken me qindra aparate por perseri nuk ka rezultat.
a nuk eshte me mire qe te ndalosh rrenjen e se keqes alkolin vete?
ju prisni gjethet me aparat por rrenja mbetet e forte…