Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve ortodokse. Në një njoftim të bërë publik në faqen e Presidencës thuhet:
“Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit tek Zoti! Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, në këtë vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin shqiptar!
Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve!
Njëkohësisht me të gjithë besimtarët ortodoksë, ju urojmë dhe Juve, Fortlumturia Juaj, shëndet të mirë e jetë të gjatë në misionin Tuaj të shenjtë për të mirën e njerëzimit!” – nënvizohet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi.
Z. President, merrja ata deputete PD-se dhe rrezoje kete qeveri me vote Parlamentare. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/komuniteti-nderkombetar-po-paralajmeron.html
ishalla fillojne te besojne besimtaret