Linja me Kosovën, Bode si Berisha: Banka gjermane mbështeti një akt korruptiv

19 Prill 2012, 18:09Politika TEMA

Parlamenti u përfshi nga debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës për çështjen e  interkonjeksionit me Kosovën.

Deputeti socialist, Erjon Braçe, paraqiti disa shifra që dëshmojnë se sistemi energjetik në Shqipëri është vënë nën kontrollin e grupeve serbe, duke cënuar sigurinë kombëtare të vendit.

“Të paktën 92% të vlerës dhe 95% të sasisë të përgjithshme të energjisë për KESH-in importohen nga vetëm tre kompani, që të treja serbe. Se si nuk e shqetëson kryeministrin tonë, aq patriot, që e ka bërë vendin tërësisht të varur nga këta importues, për këtë duhet të japë ai përgjigje”, denoncoi Braçe.

Por, Ministri i Financave, Ridvan Bode, thotë se ishin demokratët ata që nisën ndërtimin e linjës me Kosovën dhe jo socialistët, që sot akuzojnë.

”E kemi marrë ne atë energji elektrike, e kemi filluar ne të gjithë procedurën, por në një tender, kur diferenca midis dy ofertave është prej 44% më shumë, çdo shqiptar do të kishte të drejtë të ngrinte një akuzë dhe të pyeste se përse në një tender të fitojë kompania që kërkon 48 milion euro dhe ajo që bën ofertën me 21 milionë euro më pak”, deklaroi Ministri Bode.

Zoti Bode përsëriti qëndrimin se qeveria do kërkojë anullimin e tenderit dhe ka akuzuar opozitën se po mbron interesa mafioze.

”Opozita, meqë s’ka guximin të thotë faliminderit, të paktën të heshte, por jo të ngrihej dhe të dilte e të kërkonte që t’i jepej tenderi atij që ofron 21 milionë euro më shumë. Si ka mundësi që kërkoni këtë? Kjo nuk është ndershmëri dhe prandaj ne kemi të drejtë të akuzojmë”, tha Ministri i Financave.

Nga ana e tij, deputeti Braçe u kundërpërgjigj: “Qeveria përpiqet të fshihet dhe të etiketojë të gjitha këto shqetësime si të mafias, kur në të vërtetë mafia është ajo që ka kapur kryeministrin. Është ajo që ka kapur të gjithë sistemin elektroenergjitik në rajon dhe mbi të gjitha në Shqipëri, kur del në dritë qartë se kompania që mbron kryeministri, është deri në grykë e përfshirë në një mafie ballkanike”.

Ministri i Financave tregoi pakënaqësi të dukshme edhe për procedurat e ndjekura nga banka gjermane KFV,  te cilat po favorizojnë një rast korruptiv.

”Banka Gjermane duhet të njoftonte kompaninë shqiptare me ligj dhe këtë nuk e ka bërë, që fitues do të shpallim filanin dhe vetëm pasi të merrte miratimin nga ana jonë, atëherë mund të zyrtarizonte marrëveshjen. Mos mundoni të gjeni shkaqe të tjera për të mbuluar një korrupsion që duhet denoncuar”, akuzoi Bode.

Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, replikoi: “Zoti Ministër, në respekt të publikut dhe të emrit tuaj mos gënjeni, pasi OST është lajmëruar dhe unë e kam emailin ku ajo është lajmëruar për rezultatin dhe vendimin e Bankës Gjermane. Vetë raporti teknik i projektit flet për kompaninë kroate dhe askush nuk mund të besojë se KFV-ja është pjesë e mafias. Unë besoj se institucionet shqiptare duhet ta hetojnë këtë çështje, që i kalon kufijtë e një afere korruptive me një tender, e që lidhet me interesat thelbësore të shqipatëve”.

Tenderi për ndërtimin e linjes së interkonjeksionit energjit Shqipëri-Kosovë u zhvillua në mars të vitit të kaluar. Banka gjermane ”KFV”, e cila financon projektin perzgjodhi si ftiuese kompanine ”Dalekvod”.

Por, pala shqiptrare perzgjodhi kompaninë e renditur e dyta ne garë, atë bosnjake ”Energoinvest”. Për kete shkak ka patur nje nje perkeqesim te marrëdhenieve mes Bankes dhe pales shqiptare dhe vonesa ne realizimin e projektit.

Ky fakt eshte komentuar edhe ne mediat kosovare te cilat e akuzuan qeverine per lidhje me mafien serbo-boshnjake. Permes nje leter kembimi te cilen e ka zoteruar edhe ”Top-Channel”, banka KFV është shprehur se procedurat kane qene te rrëgullta dhe riberja  e tenderit do te krionte nje kosto shtese prej te pakten 15 milion euro, gati dy herë më të lartë nga diferenca në cmimin mes dy kompanive./TCH

11 komente në “Linja me Kosovën, Bode si Berisha: Banka gjermane mbështeti një akt korruptiv”

    1. raimondi says:

      O Bode mos ki hallin e parave, se nuk jane te tuat jane te gjermanit
      Mos na u beni sikur jeni shenjtore ju qe jeni qeveria me e koruptuar e Europes

      Ti po te ishe kaq i kursyer per parate tona , mos e nderto ate parlamentin
      e ri qe be 500 milion dollare–Por me ato para nderto dicka per popullin ,
      dhe parlament perdor ate qe ke, se mire eshte per ju qe jeni te gjithe hajdute-
      -Biles e keni shume-

      -Juve si parlament duhet tju fusin ne nje hangar dhe atje ti beni seancat parlamentare –

      -Ti quajme seanca hangare , se te tille jeni

  1. A nuk kuptojne keta gjermont qi duhet me u sjell ma mire me Doktorin nryshe hiq gjo kan me fitue. Me dash Doktori tenderin e bajme 100 here s’jena ty pyt per kosto.

  2. Lushi says:

    Mos e ngateroni Ridvanin me Devollin, ai eshte matane malit ne Rakicke.
    Ai luftoi te ishte familje deshmori ne kohen e Enverit dhe u be, te behej i persekutuar ne kohen mbas 1990 dhe nuk e bene, por e beri deputet e minister Saliu per sherbimet e pafund qe i ka bere duke i mbajtur canten e lekeve dhe firmen ku ta doje ai.
    Kush mund t’ja bente kete punen e qesedarit me goje te mbyllur Saliut me mire se nje ish familje deshmori dhe vullnetar i Enverit?
    Por mos harro se ka marre ai Ridi pare pa fund e ka bere vile ne Rakicke, pripatizim pa lek te shtepise se pushimit ne Korce e mijra dallavere te tjera.
    A do t’ja vene shqiptaret litarin atij per falimentimin qe po i ben Shqiperise dhe sherbimet qe i ka bere Sales?
    Shpresoj te vije ajo dite, se ndryshe vendi do prodhoje te tjere Ridvane.

  3. kelmendasi says:

    Banka gjermane vendos se kuje ja jep borxhin.Ne se borxhin e merr qeverija shqiiptare sasine e cakton ai qe lyp.Ndodh qe te jep ma pak ,por te thote huadhensi jo do te jape me shume ose aspak kjo sasht ndigjue ndonje here.Banka shikon projektin se per cfare i don por se kush e zbaton banka as qe merret.Leket perpara kalojne ne llogari te qeverise shqiptare e kjo paguan me keste deri ne fund pune kryesin.Po te bahet si bertet Rama ;une te jap borxh vetem te punoje iksi;asht pune sekseresh.Mos harroni se miliona euro nje gjerman pervetsoji ne Kosove per energjine dhe ma vone u arrestue ne Gjiblartar.Monopolin e energjise e ka prodhuesi jo transportuesi.Serbija prodhon shume energji ashtu Greqija apo Franca qe furnizon 6 shtete.Linjen mund ta bash por asht si me ble kamion transporti e madhin e ka tjetri.Kush e ka monopolin?Shqiperija nuk ka gjysmen e kohes energji per vetin e si ja heq monopolin Serbise prodhuesit.Kur kundershtohet ndertimi i centralit berthamor cilin monopol ndihmon?

    1. fule says:

      O te pjerdhshaa trut ekonomike o shefqet, i paskeni ndritur dhe punet ne Kosove prandaj keni ngelur 100% te varur nga Serbia. Bravo ju qifte o trima malcie.

      Ore do ti vini fre dashurise per kete Burrin e Shkines nga Vucidoli ju, apo do i beni avokatine der ne vdekje? Apo do e adhuroni si Enverin, dashuri eshe pas vdekjes.

  4. Mallakastrioti says:

    ooo..Bode…o “Bole”..o Hale e Sali Berishovicit…Te Gjitha Bankat Operojne per Fitim…por Tenderin ju ja dhate KOmpanise Boshnjake..qe eshte Mike e Sali Berishovicit..per te ndare Fitimet, ne Kurriz te Shqipetareve…Me banken Gjermane nuk bene Dote pazare Berishovici..dhe ju Bastard te ndyre…qe e keni Kthyer Shqiperine ne Vasale te Serbise ..Ekonomikisht dhe Politikisht..Greqise..si dhe Mbetjewt toksike te Mafjes italjane qe kerkoni dhe votuat ti fusnit ne Shqiperi…..ju Pafsha te Varur ne Litare ne mese te Tiranes…Fillo me Saliun ..ilir Metovicin ..Bodevicin and..Co

  5. Treviso says:

    Thone ministrat hajdute, duhet me shpre ndershmeni!
    Po uleret kurva, jam e nershme! Bole, ne qofte se me gjene nje kurve te ndershme atehere do besoj qe jeni te ndershem.

  6. ed says:

    Te lumte Bode,

    keto fjale qe flet ne kuvend i ke menduar ne enderr. Fjala e Bodes ne Kuvend si perrllat e nastradinit per pazar te gomereve. Rregullat e miratuara perpara i hame mbrapa. Pse ta ndertoje Kompania kroate me cmim normal tregu, kur Kompania tjeter e Bosnjes e ben me gjysem cmimi, dhe me cilesi me te dobet. Keshtu Bode, shkoni te bleni kepucet tuaja tek “Gabi” se jane me lire. Fundi i fundit kepuce jane. Apo ke harruar qe “sendet e lira te bejne te shesesh shtepine”. E kupton kete ti Bode? Na ishte nje here nje minister i finaces ne Shqiperi qe gjeti banken KfW ne korrupsion. Po ky do dekoruar me dekoraten e Nastradinit. Urgjentisht

  7. Shkodrani.London says:

    Mos u merrni me ceshtje qe nuk i njihni.Keto kontrata e tendera financiar i njeh vetem ky Bolja prej Kelmendit.Ky do jet ndonji roje spitalit,ose guzhinjer policie Nji gja kuptohet,ky asht puro zog gomarit.O kelmendas,a e din shpia qe je budall?? Rri mor morraxhi e mos u perziej,apo se kupton intelektin tand sakat???
    Ky kelmendsi,rrit n’Vermosh
    Mendjen fush e koken bosh,
    Ka mbaru shkollen n’Kelmen
    Ku ka msu me leh si qen

    Boll Kelmendas,ulu e rri
    Me leh shum e paske ves
    Ba me i pas tre cop si ti
    N’dy ve kambet e n’tjetrin dhjes

  8. Petrika Naco says:

    po ce o dhe ky eshte minister..po ne e njofim bythken e devollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje