India nxeh më shumë garën e armatimit me Kinën (FOTO)

19 Prill 2012, 12:19Politika TEMA
India nxeh më shumë garën e armatimit me Kinën (FOTO)

India bëri të ditur sot në mëngjes se ka testuar me sukses një raketë me rreze të gjatë, e aftë për të mbajtur mbushje bërthamore.

Raketa me rreze 5 mijë kilometra mund të godasë Pekinin dhe më tej. Qeveria shpreson se raketa AGNI V, me vlerë 500 milion dollarë, do e kthejë vendin aziatik në një superfuqi.

Po ashtu raketa shihet si një ndihmë për Indinë në përplasjet për kufijtë me Kinën.

Një hartë e publikuar tregon se raketa mund të godasë Europën dhe Afrikën lindore.

Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse raketa arriti atë rreze prej 5 mijë kilometrash siç shpreson India.

India në këtë mënyrë i bashkohet klubit elitar bërthamor të Kinës, Rusisë, Francës, SHBA-së dhe Britanisë, që kanë raketa të tilla, por natyrisht me një rreze shumë më të gjatë. Izraeli mendohet po ashtu se ka të tilla.

Provat u kryen në ishullin Wheeler. Paraardhësja e AGNI V kishte një rreze prej vetëm 3.500 kilometra.

Ministri i Mbrojtjes tha se vendi i tij tani është më i madh.

India është shumë larg Kinës në garën e raketave, pasi Kina ka raketa balistike interkontinentale. Por indianët mendojnë se tanimë duhen marrë në konsideratë. “Ndërsa Kina nuk e merr në konsideratë Indinë dhe kërcënimet e saj, ne përfundimisht nuk mendojmë kështu,” tha një analist për mbrojtjen në Indi.

Për momentin India mund të godasë në çdo vend të rivalit të saj më të ashpër, Pakistanit, por është angazhuar për të reaguar edhe ndaj rrezikut kinez.

Sivjet India mori një nëndetëse bërthamore nga Rusia dhe pritet që të marrë nga ky vend dhe një aeroplanmbajtëse, të risjellë në jetë.

Raketa AGNI do të thotë zjarr në gjuhën hindi.

9 komente në “India nxeh më shumë garën e armatimit me Kinën (FOTO)”

  1. Qami says:

    Po futjani cfar prisni tani i mbaruam dhe Eurot, te vdesim te qete.

    1. Selmanien Selimi says:

      ….mos u boj hic fare merrak , se ne 2013 “do ja fusi Saliu” botes ene Indise , me raketen super interkontinentale qe do prodhojoje Shqipnia dhe do ta testoje me “sukses” ne ishullin e Sazanit.

  2. demokrati says:

    Duhen 10 Indi si kjo e sotmja per te perballuar nje Kine. Nuk ka asnje rivalitet Kine-Indi. Kina thjesht ushton mendjen dhe muskujt me Indine. Eshte shume larg disiplina, serioziteti dhe kohezioni i shoqerise kineze nga corganizimi dhe mungesa e kohezionit te shoqerise indiane.

  3. taku says:

    Ketyre i ka ik nga truni fare,buke nuk kane te hajne,
    dhe leshojne raketa….

  4. Boston says:

    nje mendje indiane eshte sa 1000 lekurverdhe kinez ..prandaj ne USA i marrin pa problem dhe ju japin neshtetsine pernjehere..ndersa kinezet vetem gatuajne ne resortante

    1. Bejing says:

      mos ke shefin ti maxhyp nga India o sahanlares anadollak

    2. kola says:

      nga qe kane mendje te ndritur anglia 70 miljon banore ua merr krejt te ardhurat indise , si dhe i pushtoj ne nje menyre qesharake qe as ato nuk e kumptuan , afer 1 miljard banore , kurse kina po mbane gjithe boten , sa per dijeni , nje firme angleze bisedoj me qeverine e indise , dhe i kerkoj te hapte nje fabrik ne indi , kur vendosen ta hapin , kompania ngriti flamurin e anglise dhe u tha , tani jeni te pushtuar nga anglia , nuk pati kundershtime perveq ca krahinave te ndryshme per interesa personale , keshtu , nje shtet 70 miljon banore mori pa lufte nje shtet qe atehere ishte 800 miljon banore ,

  5. Boston says:

    Kam dylberin nga Bejing..ty mos te shtyp mamin ndonje verdhacuk?une jam boss vet dhe si puna jote kam nja 30 ne pune qe po ju jap duart se bijen ere te ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje