BERZH dhe Banka e Shqipërisë: Shqiptarët u janë rikthyer fajdeve

19 Prill 2012, 09:45Politika TEMA

Para pak ditësh ishte Banka e Shqipërisë që konstatoi se shqiptarët po marrin borxh tek njëri- tjetri, duke iu rikthyer fajdeve. Të njëjtin konstatim e ka bërë edhe Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim në raportin e fundit të saj, publikuar dje.

Përveçse theksuan se ndër shqiptarë është ulur ndjeshëm konsumi, ata deklaruan se ka një krizë besimi të qytetarëve ndaj shtetit, ndaj ata kanë nisur që të marrin para me fajde.

Në anketën e BERZH thuhet se ka rënë ndjeshëm besimi i qytetarëve tek shërbimi publik, duke filluar nga shëndetësia e duke përfunduar tek sigurimet shoqërore. Po ashtu qytetarët mendojnë se korrupsioni është rritur.

Ende nuk dihet se në ç’nivele është përhapur marrja e parave borxh në mënyrë informale, por lajmi më i keq është se 60 përqind e familjeve në Shqipëri janë prekur nga kriza, ndërkohë që në rajon kjo shifër është 40 përqind.

4 komente në “BERZH dhe Banka e Shqipërisë: Shqiptarët u janë rikthyer fajdeve”

  1. Sali=Geddaf says:

    auuu sa me dhemb kjo fjala borxh, se ja kam nje mikut tim 5 milion, po punoj gjithditen e spo arrij dot ti bej leket me ja kthyer.

    ehh sa njerez te tjere njohe qe kan marr borxhe tek njeri-tjetri, pa llogaritur listat ne per dyqane qe jan bere mal, ka dyqane ushqimore ne qytetin tim qe jan gati ne falimentim se i kan listat me nga 10-15 milion e as nuk kan shpres me i marr keto lek, se ske ca te ju marresh, vetem shpirti ju ka ngel.

  2. Shqiptari says:

    Familja ime ka 8 Mln borxh . Edhe pse nje pjese e mire e familjes punon nuk arrijme dot ti likujdjme pasi cmimet jane shume te larta dhe shkojne te gjitha per shpenzime ushqim dhe fatura.

    I ftoj te gjithe te japin shembujt e tyre Per te pare se sa rende eshte gjendja.

  3. Gazmir Piku says:

    Reformat që z.RAMA thekson çdo ditë e më shume jane te domosdoshme per te arritur ne ekiliber para 2015,dhe terheqje te hollash nëpër marshee për 10,20,apo 30vjet me taux 4-5%.,dhe shlyerjen e detyrimeve.(siq bën italia,greqia,spanja,portogali,franca etj.

    1. plaku says:

      Gazmir Piku,
      E kuptoj dhe vleresoj propozimin tend. Problemi eshte se, para dy vjetesh ne shitem bonot e para dhe te fundit ne tregun e kapitalit boteror. Ne shitem konkretisht 300miljon dollare bono, me maturim deri ne vitin 2015 dhe me takse interesi 7,5 %. M.q.s tani borxhi publik i Shqiperise esthe rritur deri ne 60% kuptohet se ka rene dhe vleresimi qe na kane dhene agjensite e sigurise se kreditimit dhe keshtu qe neve :
      – Asnje investor nuk blen bonot tona se nuk ka siguri qe do ti marri prape leket plus interesin.Kjo vertetohet me faktin se emisaret e Sales po vene si lypsiare neper te gjithe boten per te marre kredi dhe nuk ju jep njeri.
      – Ne se i blejne kuptohet se norma e interesit do jete shume me teper se 7,5%.
      Gazmir, per kurjozitet sot pashe ne tv intaljan ne kanalin “La 7” se italjanet paguajne ne vit VETEM norma interesi per borxhin qe kane marre ( reth 2mije miljard Euro ) ne vleren prej me shume se 80miljard Euro.
      Mos harro se Italia dhe Spanja jane ne BE dhe prapa tyre qendron BQE.
      Nje kurjozitet : Dje Spanja shiti bono spanjolle afatshkurter ( 12 muaj) ne sasine 3miljard Euro dhe me norme interesi 2,6%, ndersa me 20mars 2012 ata shiten te njejten sasi 3miljard Euro dhe maturim 12 muaj me norma intersi me te mire prej 1,4%. Pra, edhe Spanja nuk i ka punet mire.
      Gazmir, mos harro se marrja e kredive per te paguar interesat e kredive te vjetra eshte e njejta loje qe bene piramidat ne Shqiperi si Sudja etj. Kete bente edhe qeveria greke deri ne vitin 2010.
      Fatkeqesia esthe se keto borxhe qe ka Shqiperia do ti paguajne qeverite e tjera qe do vijne dhe jo qeveria e Sale hajdutit.
      Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje