Sulmohet faqja online e gazetës “Zëri”, denoncoi skandalin e Berishës me interkonjeksionin

19 Prill 2012, 08:56Politika TEMA

Faqja zyrtare e gazetës “Zëri” të Kosovës ka dy ditë që nuk hapet nga Shqipëria. Shumë lexues shkruajnë të shqetësuar për pamundësinë e tyre për të lexuar faqen online të gazetës “Zëri” pas publikimit të dosjes së interkonjeksionit.

Sulmi nga hakersat mbi faqen e gazetës së Prishtinës duket se ka lidhje me shqetësimin që ka krijuar në Tiranën zyrtare publikimi i skandalit.

Kryeministri Berisha ka diktuar dhënien e tenderit një kompanie boshnjake me fije të vjetra të lidhura me historitë e Berishës me Bosnjën në vitet ’90, të ringjallura përmes sekserëve të tij boshnjakë. Vendimi i Berishës bie ndesh me procedurën e tenderit dhe kushtet teknike të vendosura dhe nga financuesi. Bllokimi i ndërtimit të linjës rrit varësinë e Kosovës nga Serbia dhe u jep monopol disa kompanive serbe që furnizojnë me energji elektrike Shqipërinë dhe Kosovën dhe që janë miq të familjarëve të Berishës.

10 komente në “Sulmohet faqja online e gazetës “Zëri”, denoncoi skandalin e Berishës me interkonjeksionin”

  1. fule says:

    Hakeret Serb jane ata qe sulmojne faqet Kosovare. Normale qe do sulmonin dhe Zeri-n, po i prish shume pazare!

  2. gimi says:

    nqs. nuk hapet nga shqiperia do te thote qe albtelecom etj jane urdheruar te bllokojne aksesin ne kete faqe per perdoruesit e tyre. mendoni pak kur linjat t’i kete vetem Sala me tenderat qe ka bere? Apo i keni harruar tenderin e Pollos dhe linjat e Olldashit?

  3. salistalin says:

    As nga EU nuk hapet jo vetem nga Shqiperia.

  4. nari says:

    Eshte i njejti sulm(DDOS) qe ju be faqes se top channelit gjate zgjedhjeve

  5. Antitalebani says:

    Po mediat e tjera pse nuk merren me kete lajm, ne Kosove.

    Se ketu ato qe jane te pavaruara e kane nxjerre.

    Apo edhe ne kosove jane kalbur mediat?

  6. Labi Vlore says:

    As une nuk e hapja dot faqen nga Italia.

  7. ajdin says:

    E bllokun serbet per te mbrojtur mikun e tyre sali berishen.MIRE BAJNE SE NE KESHTU E DUAM.Kemi vdekur si shqiptar jeton vetem SHKELZEN BERISH

    MOS TE QAJME KESHTU E KEMI DASHTE QE GJITHMON TE NA SUNDOJ I HUAJI.

  8. Gazmir Piku says:

    Kosovaret masakrojne gjuhen shqipe.

    1. IH says:

      Gegenishtja asht shqip. Tosknishtja asht shqip.

      Per cilen shqipe e ke fjalen ti?

  9. SHKELMENDASI says:

    TI SE KE BO KTE PUNE O Shkelmend? kete gje ja beri shekullit dhe akoma nuk mund te lexohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje