Kostot shtesë nga ritenderimi, thotë KFW, do të jenë të paktën 15 milionë euro ose dy herë më të larta se sa diferenca e çmimit mes dy kompanive, pa përfshirë këtu kostot që vijnë nëse kroatët do të padisin qeverinë shqiptare.
Banka gjermane KFW ka rrëzuar pretendimet e qeverisë shqiptare dhe OST-së për ndryshimin e fituesit në tenderin e interkonjeksionit me Kosovën.
Top Channel zotëron një tjetër procesverbal zyrtar, të një mbledhje që është zhvilluar rreth një muaj më parë, në datën 13 mars te këtij vitit në Frankfurt, mes drejtorit të OST, Arben Ibroja, homologut të tij kosovar Fadil Ismajli dhe përfaqësuesve të bankës gjermane KFW, për të zgjidhur konfliktin, që ka marrë tashmë përmasat e një skandali.
Në këtë mbledhje OST ka mbrojtur vendimin e saj për të ndryshuar fituesin duke përdorur si argument kryesor faktin se ligji shqiptar i prokurimeve nuk lejon shpalljen fitues të një kompanie që ka dhënë çmim më të lartë në tender.
Argumenti 1 – Por në dokument banka gjermane KFW argumenton se shpallja fituese e kompanisë kroate ‘Dalekovod’, e renditur e para në tender, nuk është në kundërshtim me ligjin shqiptar të prokurimeve, ashtu siç pretendon qeveria shqiptare dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit. Sipas KFW procesi i vlerësimit, i cili shpalli fitues kroatët është plotësisht në linjë me ligjin shqiptar të prokurimeve, më konkretisht nenin 55 të tij, i cili thotë tekstualisht se autoriteti kontraktues i vlerëson dhe krahason ofertat në bazë të kritereve të vendosura përpara zhvillimit të tenderit. Sipas këtij neni, që citon KFW, asnjë kriter tjetër nuk mund të përdoret për vlerësimin e fituesit nëse nuk është parashikuar më parë në dokumentet e tenderit.
Argumenti 2 – Gjate mbledhjes të mbajtur në Frankfurt, kreu i OST-së, Ibroja ka paraqitur edhe disa argumente të tjera për të mbrojtur vendimin e tij për ndryshimin e fituesit. Sipas tij, konsulenti i tenderit ka njoftuar kompaninë kroate se është shpallur fituese pa vënë në dijeni OST-në shqiptare. Por, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë konsulente ‘Intec’ ka treguar në mbledhje prova se një kopje e e-mailit i është dërguar edhe drejtorit të njësisë së zbatimit të projekteve në OST.
Argumenti 3 – Zoti Ibroja ka pretenduar se OST nuk e ka aprovuar raportin final të vlerësimit të tenderit që shpallte fitues kompaninë kroate. Por edhe ky pretendim është rrëzuar, nga KFW, e cila thotë se OST e ka dhënë aprovimin për tre fazat e vlerësimit të tenderit, paskualifikimin, vlerësimin teknik dhe atë financiar. Vlerësimi final – vijon KFW – vetëm sa bashkon në një vlerësimet e ndara të tre fazave.
Argumenti 4 – Në fund zoti Ibroja ka përdorur edhe argumentin se diferenca e çmimit mes dy ofertave është e lartë ndaj nuk mund të shpallë fituese kompaninë ‘Dalekovod’, që ka ofruar një çmim rreth 8.6 milionë euro më të lartë. Por edhe për këtë pretendim të OST banka gjermane e ka rrëzuar me tre argumente. Së pari KFW thotë se çmimi është në nivele normale për projekte ndërkufitare të tensionit të lartë, siç është ai i linjës së interkonjeksionit. Së dyti,- vijon banka gjermane,- OST ka rënë më parë dakord me formulën e vlerësimit të tenderit, e cilat i jep më shumë rëndësi kriterit teknik se sa atij financiar dhe rrjedhimisht mund të shpallë fituese një kompani që ndonëse ofron çmim më të larta, ka më shumë garanci teknike.
Në përfundim- KFW shton dhe një argument të tretë, i cili rrëzon përfundimisht edhe leverdisshmërinë ekonomike të vendimit. Tashmë qeveria shqiptare thotë KFV ka vetëm dy zgjidhje të mundshme. Të pranojë fituese kompaninë kroate KFV ose të anullojë tenderin dhe të zhvillojë një tender të ri.
Por, kostot shtesë nga ritenderimi thotë KFW, do të jenë të paktën 15 milionë euro ose dy herë më të larta se sa diferenca e çmimit mes dy kompanive, pa përfshirë këtu kostot që vijnë nëse kroatët do të padisin qeverinë shqiptare./TCH
po ja tha truri plakut te rjedhur kot mundoheni
Mos ja futni kot kush i din ma mere ligje e nje vendi vendasit apo te huajt.Kesaj i thone femija ti tregoje te jatit kufijt.
Hiqeni kete lajm se u bate gazi i botes.Po 9 milion euro ma shtrenjet me ble te njejtin mall ne ekonomine e tregut ku asht ndigjue asht marre e gazi botes keto argumenta
Po ti i nderuar K. sa rreshta ke lexuar nga ky lajmi.Lexoje edhe njehere me vemendje se eshte shkruar ne shqipe te paster.
Ky k eshte kelmendasi, qe mbron me gjuhe intelektuale dhe argumenta c’armatoses krye-shpellarin e Partise se vet.
Ka mesue ekonomi tregu ky or tajj. Mall qe ben me shtrenjte thote ? Eshte gallat te lexosh ligjerimin banal te bagetive te Saliut.
Ti “K” mos e ke emrin e vertete Ka..? Sepse ashtu dukesh nga komenti qe jep. Sepse vetem ai nuk ka tru qe te drejtohet, por e drejtojne. Kur nuk i kuptoni gjerat ju shpellaret e Saliut mos u futni kot neper faqe interneti dhe aq me pak te jepni mendime.
Sa per “shpenzime te kota” qe nuk duhet te beje qeveria me shpellare qe kemi patur ndonjehere, shiko me mire se ne raste te tjera jane shpenzuar me qindra milione me shume per kapricio dhe vjedhje te Saliu me shoke….
Shkoni dhe hani bar ju te Saliut sepse per tjeter gje nuk jeni. Fare e keqe qe duhet shkulur me rrenje nga toka!!!!!
O shoku K mos e lere emrin tend pa pjesen me te rendesishme (ari)
i lexove argumentet qe jep kompania more ari pa k ?
po parlamenti,rruga e kombit dhe te tjera vepra si keto,me kosto
stratosferike te kthyera ne vepra korruptive!si te duken ty
Po qe se nuk te pelqejne lajmet e kesaj gazete mathja vrapit te
Fahriu ose Sandri dy bolet mbeshtetese te kryeministrit…
Ky procesverbali se vertet nuk e kam lexue ne shqip asht mbajt dhe e firmos gjermani? Po o truthare ska marrveshje ne bote qe bahet ne shqip mes shteteve te ndryshme vetem me Kosoven.Ato bahen ne anglisht ose rralle here frengjisht.Lereni pallavrat se kesaj shpifje i doli boja.
Gazeta zeri nuk del onlinne qysh dje ma asht kopje e zerit te popullit
Fëlliqësirat e Sërbit. Mbeturina të diktaturës. Kriminelët e 21 janrit. Shitsit e atdheut. Heshtëni! Ju do gjykoheni për tradhëti të lartë mbas revolucionit mbarë kombtarë, të cilit një ditë do ti vijë koha.
Kujt po i pengon fjala e lire, Gazeta Tema, publikojeni lajmin se qe nga e hena kur u publikua lajmi ne http://www.zeri.info per skandalin me interkoneksionin Kosove – Shqiperi, nuk ndalen sulmet ndaj kesaj ueb faqeje, e keto sulme jane te financuara nga Berishet.
Pershendetje nga Prishtina.
U mundova ta lexoj shkrimin origjinal te gazeta zeri i kosoves nuk po mundem,me duket se ua kane mbyllur faqen.dhe ajo gazetarja qe e ka shkruar arbana xhafa me duket as asaj nuk po i lexohet as i gje.