Berisha: Mafia po më sulmon për koncesionet. Kaluam edhe SHBA-në për qeveri transparente

18 Prill 2012, 11:38Politika TEMA

Tani kryeministri Sali Berisha sheh mafie ngado që hedh sytë. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, ku thuajse asnjëherë nuk flet për atë që do miratohet, Berisha tha se Shqipëria bëhet vendi i parë në botë me koncesione që jepen krejtësisht online. Berisha tha se janë nënshkruar kontrata koncensionare për 320 hidrocentrale. Ai tha se megjithatë po tentohet të baltoset ky projekt, duke iu referuar qëndrimeve të opozitës për këtë proces. “Përpjekjet për të baltosur këtë proces, përpjekjet e tipit më mafioz për të bërë presion mbi fituesin e koncesioneve, duke përbaltur një proces të ndershëm. Akuzat u faktuan të gjitha të pabaza, trillime dhe shpifje. Pasi dolën se ishin tërësisht trillime, u nxor qëndrimi i ri, i cili ishte anulimi i tyre. Me këto praktika, ata që ngrihen kundër zhvillimit të vendit të tyre, nuk mund të vijnë ndonjëherë në pushtet. Sepse të deklarosh se do anulosh ndërtimin e 320 hidrocentraleve, ti do të thotë që të mbledhësh të gjitha fuqitë negative të natyrës dhe t’i derdhësh kundër vendit tënd, për të shterruar një proces jetik, në të cilin asetet, pasuritë shndërrohen në vlera. Duke pasur parasysh rëndësinë kapitale të këtij procesi, unë u them se këto kontrata janë 3 miliard euro investimi. Janë mbi 100 mijë vende pune që krijohen në procesin e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, që po ndërtohen nga jugu deri në alpe,” tha Berisha, që nuk përmendi për asnjë moment as dy punëtorët që vdiqën dje gjatë ndërtimit të një hidrocentrali.

Berisha shtoi se tanimë qeveria e tij është e treta në botë për transparencë. Ai iu referua një studimi të një fondacioni të Universitetit të Kembrixhit, që po qarkullon në mediat qeveritare. Berisha tha se Shqipëria ka kaluar edhe SHBA-të, që themeluan nismën për qeveri të hapur. “Tani kalohet në procedurë tërësisht dixhitale. Në faqen e agjencisë së prokurimeve publike do mund të lexohen të gjitha ofertat, të gjithë fituesit dhe kushtet në të cilat kanë fituar. Kjo përbën një hap shumë të madh në përpjekjen tonë për të konsoliduar në këtë vend partneritetin për qeveri të hapur, nisëm e dy viteve më parë e presidentit amerikan, Barak Obama dhe presidentes së Brazilit. Shqipëria është vendi i tretë në botë sipas Universitetit të Kembrixhit për hapjen ndaj korporatave. Ne kemi lënë pas edhe dy vendet që ndërmorën këtë nisëm. Ky hap na inkurajon dhe ne nuk do lëmë përpjekje pa bërë dhe do përdorim këtë nisëm për përsosjen e qeverisë sonë,” tha Berisha.

26 komente në “Berisha: Mafia po më sulmon për koncesionet. Kaluam edhe SHBA-në për qeveri transparente”

  1. salistalin says:

    Mjere ne per injorancen dhe shpellarine tende o sali i berishajvet.
    Fillimin e dime, por me e keqja eshte se nuk po duket fundi, edhe sa do durojme.

    1. ina says:

      Vallahi mire e ke thene. Nuk e marr vesh fare sa mund te duroje ky popull; paskemi patur lekure te forte…

      1. Rani says:

        Po jo moj Ina se ti kujton pse lexojme ne ketu ti kujton se gjithe populli shtazarak shqiptar lexon, jo o goce se pijne kafe dhe tregojne barcaleta ne kafe ata se çdo gje e kane ne rregull. Ketu do te jemi, asgje s’ka per ti bere vaki Saliut as nga shqiptaret as nga askush, ai do te vdese ndoshta jashte duke hedhur “ne karte” kujtimet e tij te lavdishme si “udheheqes i Shqiperise post-komuniste” dhe ky popull legen e pa vner do te vazhdoje te haje mut kot siç ka bere gjithmone e do te vazhdoje te beje. Ky eshte morali i fabules.

    2. Fatmir97 says:

      Ne duruam Turqinë për 500 vjet, Enverin për 45 vjet, e jo mos të durojmë Salën për 21 vjet!!! Për mendimin tim, kur ti dalë shpirti nga Zoti, ndoshta ka për të marrë pak frymë Shqipëria.

      1. APOKALYPSIS says:

        Gjate gjithe historise shqiptaret kane pritur me durim gomari te vdese natyralisht diktatori … sic e thua, turqia iku kur kish vdekur already, Enveri gjithashtu .. po ju harroni nje gje, qe gjate kesaj kohe ata pregatisin dhe lene pas trashegimtare shume me te devotshem se paraardhesi dhe deri tani historia kete tregon :
        turku -> Enveri -> Saliu … bastardi i radhes
        Te gjithe ne progress perkeqesimi te paranoies dhe diktatures …
        Kshu qe me kete zgjedhje jo qe s’keni per te marre fryme ndonjehere, po sa vjen dhe e shtrengoni lakun ne fyt …

    3. bilbili says:

      U dhane 320, tani e tutje do jepen ne menyre transparente. Po ku ka mbetur me lum e perrua pe u dhene me konceson, ca do jepni tani me transparenc elektronike? shurren e Bumcit vokshit dhe mesiles

  2. mafiosi says:

    QE ESHTE MAFIA te gjithe e dime e jemi dakort,po kush jane MAFIOZET, MOS eshte populli.

  3. Drini says:

    Sh.B.A e kalove o debil, po tani kalo njhere nga varri i sheqeres se vicidolit se e ka marre malli per ty.

  4. i varfer says:

    mire fukaralliku ku jemi,po budallalliqet e sales nuk ja kemi BORXH ti durojme.

  5. Fatmir97 says:

    Në 97, kush i dërgoi 2 Avionë luftarakë në qytetin e Delvinës, me urdhër, për të bombarduar qytetarët ”Rebelët për të ç’mendurin” !!! Në 21 Janar, u vranë 4 protestues, me urdhër të kujt!!! Mafia është ulur këmbëkryqë në mes të Tiranës, e po bëjnë ligjin në të gjithë Shqipërinë. Opozita nuk ndihet, populli nuk ndihet, më keq se në kohën e Enverit.

  6. koli says:

    o malok, mafien e dine te gjithe ne shqiperi, ajo e ka emrin penecilina e sheh perdite ne pasqyr.

  7. edi says:

    Ky injoranti ngateron kekun me byrekun ai eshte vete mafia o zote na shpeto nga ky torollaku….

  8. Remark says:

    Pas kalimit te Gjermanise, rradhen e ka SHBA. I pelqen rrockes ti vendosi vetes sfida te medha perpara.

    Hajde koce kandari hajde.

  9. Ervinni says:

    Ky eshte vet mafioz edhe kerkon te gjeje mafien!!!!!!!!!!! Ky na mafiozoj komplet shoqnin dhe komunitetin dhe na shet dengla per histori me mafioza…….

  10. dinjiteti says:

    NUK KA ZOT ME NA KUPTU NE SHQIPTAREVE,o jemi budallej te gjithe si popull o jemi muter,po te mellej.

  11. beni says:

    O berish leri te tjeret te te vleresojne,se cdo gje qe ti thua nuk ta beson njeri.

  12. agbi says:

    Aman ore , c’far pi ky dhe nuk na jep edhe ne te tjereve.

  13. askushi says:

    Ky luan bukur ne nervat e te gjithve.Mos e merrni seriozisht!!!!!!!!!!!!

  14. bracja says:

    te mos e marrim kaq lehte,ky palaco ben ashtu se e ka pas vehtes pushtetin absolut dhe mafien.Ketij more vellezer duhet sulur mire e jo me artikuj.Ai nuk pjerdh nga askush e jo me nga cfar shkruhet ne gazeta e cfar thuhet ne konferenca shtypi.
    eshte nje ngrehine e tere e frikeshme.Duhet rrezuar e jo duhet cmontuar.
    eshte bere me te vertet si dordolec,por nuk shkulet se eshte si shushunje qe pi gjak.Gjithmone nese e keni pare mban me vehte disa fytyra,disa pergjigje.Nuk pyet fare se genjen,mashtron apo vret edhe pret.Qe do te thote.Loja qe behet rreth tije i pelqen se ashtu los ose ka me se merret.Kjo letyre duhet permbysur.

  15. brace says:

    Me fjalet e ulta poshtrues ndaje popullit,i bjene te thuhet se flliqesira,komunisti i ndyre diktatori i vicidolit,ka gjete sheshe e ben pershesh,zgjidhje tjeter ska,kure degjon kto fjale,qe talle nji kombe te tere,i lumte te degjeneruarit,kure ska kushe ta kundershtoje,opozita ekziston vetem si emer eshte pothuaj e vdekur fare,diktatori do hakun qe meriton.

  16. LOLITA says:

    brace pse duhet tu vihet ose tu lihet fai te tjereve,pse ne te gjithe qe ankohemi ne keto forume per te keqiat,turpet,budallalleqet qe degjojme nga udheheqesi ,(YNE DEMOKRA)turp i botes jemi bere nje njeri skizofren e sjell verdalle ,e tall e injoron nje popull te tere,pa ju trembur syri dhe pa i luajt qerpiku e ve veten ne krye te vedeve te perparuar.sikur mafia po ndjek mafien,te gjithe e dine qe ai i ka dhene nafte milloshevicit,per kete ai eliminoi njerez qe ishin ne dijeni per ate qe ai po bente,krioi firmat piramidale.i la me mijra njerez me gisht ne goje,krijoj 97 u vrane mijra vete,vrau ne gerdec fajtor pa faj,vrau ne mes te dites ne mes te bulevardit njerez me duar ne zhepa me ftotesine me te madhe sikur nuk vrau njerez,qe lane femijet,ju shkateroi familiet,te cilet deri sa tju shkoin prane,smunden ti arojne,pa fajtor,jo vetem qe nuk eshte penduar po pa pik turpi dhe si duhet,thot doni dhe nje ere 21 janarin,perse flisni per opoziten ne ato vende ku ka genocit ku ka korupsion,ku popullit i ka vajtur ku nuk mban njerezit si ti brace si une ,mendohemi ku dhe si do ti shpenzojme ato dy leke koklopa ben ditlindie madheshtore me leket e popullit,djali i salushit bredh klubeve moderne ne evrope ka shume qe punojne ndershmerisht e marin ne muaj sa mer sala,kok lopa po nuk mund ti kene keto salltanete,vetem pare e piset pa djerse harxhohet pa kriter pa dhemshuri,paria e popullit ,njerezit qe e ndjejne se shqiperine po e mer lumi qe po e shesin falin si zogu per post qe te ndimohej te quej mbret pa qene i tille( familie mbreterore ne qofte se do quhej vetem kasriotet)I DHUROI MRETIT TE SERBIS NJE NGA PERLAT E SHQIPERISE SHEN NAUMIN;SIKUR JA KISHTE LENE BABAI;TE NJEJTEN GJE PO BEN DHE DJAL I RAMES DHE I SHEQERE .MENDOI SE MORA I KANE LENE ME SHUMICE;;Kur opozita ka bere thirie ne nuk i jemi pergjigjur sa e si duhet,jane krijuar debate te ashpra kunder krereve te opozites,shtetet e fuqishme nuk duan gjera te papelqyshme te ndodhin,po cdo gje e ka ne dore populli i udhequr me pas nga opozita,sala nuk e le pushtetin pa enger koke.
    ,

  17. Xha Temja says:

    Te marsha te keqen o Sal Berisha. E di pse te dua? Sepse po te pyesesh dy minuta pas cdo gjeje qe thua, jam thellesisht i bindur se nuk mbane mend asnje fjale nga ato qe ke thene. Jepi, o shpirt, thuaj cfare te doje bytha, ne qe te duam, do te duam perjete. Nuk na hyn ne pune asgje tjeter, vec te kemi ty atje larte dhe bom te beje Edi Rama me bllokmenet qe e shoqerojne ne cdo hap. Edhe njehere, rrofsh e qosh o perendia jone! Dhe ta dish, lumturia e vetme per ne eshte te shikojme perjetesisht ty atje larte, o engjell i perndise. Ne te semes, o Krisht dhe Muhamedi yne, Shqiperia dhe gjithe ata qe e kane bere kete vend.Pse, cfare duan tjeter keta komunistet e qelbur?Aq te mira sa u ke bere ti, as vet Enveri te ngjallej nuk do ju bente dote. Ndaj, hic mos ji pishman dhe sizakonisht te mos ta beje syri terr nga armiqte e jashte dhe te brendshem, sidomos nga ata anglo-amerikan, Edhe njehere, jete te gjate, shume te gjate, per te miren tone qe pa ty jeta jone nuk do te kishte kuptim! Njeriu mund te rroje edhe njeqind vjet, po pa ty ne udheheqje do te thote se rron kot.

  18. Bardhi Tolabi says:

    Salistan prej Vicidoli!
    Me kete proceduren online e deklarove te fituar koncesionin per Linjen e interkonjeksionit 400 KV me Kosoven nga firma Kroate?
    Po me kete procedure online e anullove kete koncension dhe ja dhe nje tjetri,Fazllicit,disa muaj me vone?
    Cilen procedure online,duhet te besojne koncensionaret pjesemarres ne tender?Ate te verteten apo ate te Argita-Shkerdheno-Fazllicit?Sepse ti ben edhe diten dhe naten,ti ben djellin dhe shiun,dimrin dhe veren,ti ben vetem Maliqin,sepse ligjin ti nuk e njeh kurre.
    Sa per keto koncesionet,dikur ke thene rreth 400 HEC-e,tani na i zbrite ne 320,neser sa do na i besh?Apo i ben tenderat sa per te thene,per te mbledhur disa leke,apo per ti shitur dhe rishitur licensat e tyre?
    Dhe se fundi,kur ti i anulloke vete si te do qejfi,sepse sipas teje nuk eshte vepruar drejt,perse nuk ja njeh po kete te drejte,te anullimit,opozites qe te anulloje ato te cilat jane bere ne menyre antiligjopre?
    Ja pse je i cmendur,sepse nuk di as te “vjedhesh dhe as te fshihesh”,as te genjesh dhe as te argumentosh.

  19. pisha flamur says:

    O, bari xhunglash!, O, fatkeqësia e Shqipërisë!. Po! vëndin e tretë në botë ke, bile edhe të parin, por në këto terrene:
    1- Në krijimun e një qeverrie kusare, që me mentalitetin e shpellave po na shtyp me medotën para mesjetare,niveli: injorantë me dëpshmi shkollore fallco.
    2-Në vjedhjen masive të populloit me detë dhe tokë të zgjedhura dhe ç,do pasurie, dhënjen e saj falas xhahilëve analfabetë, kusarëve të brekëve të telave, gjithë atyre që nuk mbaruan dot filloren pa mik, me të cilën krijove shtresën e faqe menderë borgjezëve arnaute. Sot këta janë shtresa e gjakut të derdhur nga pushkët e tyre mbi poullin shqiptar të markës së 21 janarit.
    3- Në shitjen dhe tregëtimin e femrave shqipëtare në kombinatin e prostitucionit.
    4- Në ndarjen ekstra të veriut me jugun dhe demogagjin e ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe pjesërisht veriut të Shqipërisë që tradhëtin tënde të shekullit ta quajnë patriotizmë. Bile të krahasojnë edhe me Skënder Beun. Sa fatkeq për të shkretin Gjergj, të cilit nuk i “qeshi” një herë buza nga egërsirat e xhunglave të hipura mender në pushtet.!
    5-Në heqjen e autoqefalisë së kishës dhe falja e saj Grekut.
    6-Në shitjen e shqipërisë për një euro të huajve për ta shfrytëzuar.
    7-Në shtjen e detit shqiptar Greqisë duke konsumuar TRADHËTIN E LARTË.
    TU LUMTË PËR REALIZIMIN E MBRETËRIMIT PA TU FUTUR GJËMB NË KËMBË, O! ANTISHQIPËTAR I MATH.

  20. Drenica e Kuqe says:

    Per transparence ti gjithmone ia kalon edhe dhise, se bishtin e ke perpjete ne te ftofte e ne te nxehte!… Ty ta mban bishtin perpjete Serbia e Fazlliçit, he faqja e zeze e Shqiperise! Turp te kesh!…

    Drenica e Kuqe

  21. ALKET says:

    Ngelem gjithnje te paret per cdo gje.

    Rrena, pisllek, pluhur, vjedhje, varferi, papunesi, prostitucion, droge, vrasje, injorece ect ect

    Pra te Paret ne BOte….

    Faleminderit Sala, Nano, Iliri….. dhe klyshat e vet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje