SKANDALI/ Firma boshnjake që do të fitojë tenderin e interkonjeksionit është e Damir Fazlliç

18 Prill 2012, 10:57Politika TEMA

Sa herë i cenohen interesat Damir Fazlliçit, kryeministri Sali Berisha del në mbrëmje në konferencë për shtyp dhe shan e pështyn mbi këdo. Kështu ndodhi kur prokuroria tentoi ta hetonte për pastrim parash, njësoj ndodhi edhe dje.

Siç shkruan kryeredaktori i gazetës Zëri, Astrit Gashi, pas firmës Energoinvest qëndron Damir Fazlliç. “Përtej luftërave politike e të biznesit, e kemi të qartë deri në asnjë pikë dyshimi se zvarritja e këtij projekti, qoftë edhe për një ditë, një javë apo muaj, përfitojnë miliona mafiozët ballkanas, Hamoviçët e EFT dhe Fazlliçët e Energoinvest dhe Rudnapit,” shkruan ai.

Është kjo arsyeja pse Berisha sulmoi ashpër donatorin gjerman, bankën shtetërore gjermane për zhvillim, KFW.

Kryeministri mendon se çdo tender në këtë vend do e marrë familja e tij, e cila mjafton të ketë një licencë të Tom Kolës dhe mund të bëjë çdo punë. Kështu ka ndodhur me dhjetëra rrugë e projekte, që janë marrë nga kompani pa asnjë makineri e eksperiencë dhe që janë zvarritur aq shumë, duke na kushtuar më shumë se projekti fillestar. Futen në tender, bëjnë një ofertë të ulët dhe pastaj në kushtojnë disa herë më shtrenjtë. Madje vetë banka KFW i ka kujtuar Berishës në një letër se bëhet fjalë për një tender ku fiton oferta teknike. Ata i kujtojnë Berishës se kompania e parë, ajo kroate, ka superioritet teknik. I kujtojnë po ashtu se duhet performancë e shkëlqyer teknike për të mos shtyrë projektin, çka do kushtonte më shumë se oferta që bëjnë Fazlliçët.

“Sipas rregullave tona, është detyra e KFW që të sigurojë që fondet të përdoren në mënyrë sa më ekonomike dhe eficente që të jetë e mundur, ndaj kjo na shqetëson ne po aq shumë sa edhe juve. Megjithatë, një analizë e thellë e rezultateve na tregon se vlerësimi është kryer në mënyrë korrekte, në përputhje me dokumentet e tenderit. Për më tepër, ne kemi vëzhguar një superioritet teknik të ofertës së parë. Eksperienca e jonë e gjatë në mbarë botën me projekte të këtij lloji tregon se duhet një performancë e shkëlqyer teknike për të realizuar projektin, në mënyrë që të mos ketë vonesa dhe të mos tejkalohen kostot. Duke e krahasuar ofertën financiare të kompanisë së shpallur si e para, ne themi se ajo edhe pse është më e lartë se e dyta, sërish është një shumë normale. Për të gjitha këto arsye ne i kemi dhënë OK këtij vlerësimi, pavarësisht shqetësimit sa i përket diferencës në çmim,” i kujton banka gjermane Berishës.

Si këmbim mori një lumë sharjesh e akuzash për korrupsion.

Dhe si gjithmonë këto afera të rrezikshme ia realizon ndonjë ish- truprojë apo ish- SHIK-as i tij.

22 komente në “SKANDALI/ Firma boshnjake që do të fitojë tenderin e interkonjeksionit është e Damir Fazlliç”

  1. xhafer says:

    saliiii…saliii…saliii…te mbyti zullumi me duket(qofte e afert ajo dite)

    1. raimondi says:

      Po duket kjo pune qe eshte pune lekesh –Shkelzeni do marre racionin ndaj edhe kekron tja jape firmes boshnjake

  2. Kalciani. says:

    Mallkuar qofshin ATA,qe nuk e fusin ne burge,ku te kalbet gjithe jeten,Sali Berisha!
    Mallkuar qofshin Ata,qe nuk konfiskojne pasurite e familjes se Tij,vene me grabitje dhe gjakun e shqiptareve.
    MALLKUAR QOFSH EDI RAMA,NE SE MERR PUSHTETIN,NUK E PASTRON POLITIKEN SHQIPTARE!

    1. Rani says:

      Aq sa ka bere deri tani Rama, kaq do te beje edhe kur te vije ne pushtet, dmth asgje. Ai qe e ka ne plan te beje diçka nuk pret zotin t’ja beje kushtet gati se ndoshta zoti nuk ja ben kurre se edhe ky po pret qe te ike vete Saliu…..ose te vdese.

      1. sorge says:

        O Rani trapi!Pse merresh me samarin e jo me GOMARIN???Cfare te keqe po ben Rama,qe korrupsioni ka shkuar ne qiell???Kush po e vjedh,po e vret,po e perdhunon kete popull:Berisha ne qeveri apo Rama ne opozite!!!Ti je,o KELYSH I Berishes,o TRU SHKULUR!!!SHPORRU,QE KETEJ,shpellar i ndyre!!!

  3. Dulla says:

    Qe Sali Berisha eshte i perlyer ne afera koruptive nuk ka nevoje per prova te reja per tu bindur.Qe per interesa pushteti shet Shqiperine Kosoven shkel mbi miq e armiq edhe kjo nuk eshte e re.Qe vret ne menyre te pabese kur ja do puna dhe kjo ska nevoje per koment.E vetmja pyetje pa pergjigje eshte se kur ky popull do zgjohet dhe do kuptoje se ne nje demokraci nuk jane tiranet por vete populli qe vendos.Kur padrejtesia behet ligj ,rezistenca behet detyre ka thene i madhi Bertold Breht.

    1. LEDI says:

      NE JEMI TE PAFUQISHEM, HARXHOJME FRYMEN KOT, ATE QE KANE NE DORE PER TA BERE DO TA BEJNE SE S’BEN. KOT LODHEMI, C’NA GJETI, E MJERA SHQIPERI, NE DOREN E KUJT KA RENE. SI DO TE JETE ATDHEU YNE PAS 20 VITESH, ME MIRE TE MOS JEM.

  4. Dean says:

    Epo i ka njerzit e gruas,”BACA” i gegve.1 grua ka pas gjith jeten,si mos me e nderue.Si mos me u bo pak nder.
    Besoj se edhe kosovaret do t’a mirekuptojne paksa ”BACEN”.
    Kur them une se ata jane te Pabese,po juve nuk u besohet dhe vazhdoni e kepusni brockulla.
    Leket e mija do t’i marri Serbi.Ku ku je mi nane,i thone kesaj.
    Vazhdoni ju shqiptaret e Shqiperise se siperme te mbeshtesni BARBARIN,se keshtu kemi me kriju shtet 1 dite.
    He se mos harroj,vazhdoni te shani Jugun dhe EDI RAMEN per keto qe bo BARBARI juaj.

    1. brumi says:

      SHUME FELIMINDERIT CLAUS.

      nga artikulli i mesiperm desha te nxirja ne pah nje detaja (nga shume detaje te tjera renqethese):

      To make the whole thing interesting, you shuold to be familiar with the image of Damir Fazlic. Fazlic, born in Visegrad in today’s Republic of Serbian and nephew of Jovica Stanisic, the infamous director of “state security” at the time of Slobodan Milosevic, but 10 years is very well connected not only with the Balkan criminal underworld, but also some of the highest ranking politician in the region.

      —–

      dmth i lindur ne Serbi, nipi i Jovica STANISIC, drejtori i famshem i Sigurmit te Shtetit ne kohen Miloshevicit, …………………..

    2. sorge says:

      Në fund të janarit nga autoritetet doganore italiane ndaloi dërgimin e kompanive të kompjuterave Tarantos serbe. Kompjuter po udhëtonte nën flamurin panamez, dhe destinacioni i tyre ishte porti i Vlorës në Shqipëri, ku ata duhet të dorëzohet. Ajo dyshohet se kompjuteri ishte pjesë përbërëse e rreth 10 000 kompjutera që qeveria shqiptare duhet të ndajnë në afro 700 shkolla në të gjithë vendin. Sipas mediave shqiptare, konkurrenca për të furnizuar shkollën marrë një konsorcium serbo-shqiptar, në të cilin merr pjesë dhe Damir Fazliç, “sipërmarrës” e Bosnjës, një mik i kriminelëve dhe politikanëve, dhe në përgjithësi një nga lojtarët më interesante në Ballkan. Kompjuter që janë sekuestruar nga italianët me origjinë kineze, ose fakes.

      Konkurrenca është një konsorcium i “MP Soft Group – Kompjuter CT” mori përsëri në nëntor 2008. Për këtë ditë ajo mbetet e paqartë se sa shuma e parave në lojë. Sipas disa informatave, kjo është një shifër e 10, dhe disa thonë shifrën e 3.800.000 $. MP Soft është me seli në Beograd, Pragë dhe Qipro dhe Fazliç degës qipriot.

      Fazliç për të shkruar mediat shqiptare, përpjekur në mënyrë aktive për garë, dhe me sa duket pasi qeveria shqiptare dha konsorcium tenderit “MP Soft – Kompjuter CT,” një ambasadë perëndimore në Tiranë, vendi u ngrit çështjen e favorizuar konsorcium. Ministria shqiptare e Arsimit ka deklaruar se dërgesa kapën në Itali nuk ka të bëjë me projektin e kompjuterizimit të shkollave, si dhe projekti shkon sipas planit. Është interesante se media shqiptare dhe italiane 29 Janar të këtij viti, shkruan në lidhje me kompjuterat italiane sekuestruara, ndërsa mesazhet në faqen e MP Soft nga të njëjtën datë deklaroi se projekti është realizuar.

      Fazliç aventurë shqiptare

      Për të bërë të gjithë gjë mund të vihet në kontekst, duhet të jetë njohur me Fazlliç Damir imazhit. Fazliç, i lindur në Vishegrad në Republikën e sotme të Serbisë dhe nipi i Jovica Stanishiq, drejtori famëkeq të “sigurimit të shtetit” në

  5. burratino says:

    HUME FELIMINDERIT CLAUS.

    nga artikulli i mesiperm desha te nxirja ne pah nje detaja (nga shume detaje te tjera renqethese):

    To make the whole thing interesting, you shuold to be familiar with the image of Damir Fazlic. Fazlic, born in Visegrad in today’s Republic of Serbian and nephew of Jovica Stanisic, the infamous director of “state security” at the time of Slobodan Milosevic, but 10 years is very well connected not only with the Balkan criminal underworld, but also some of the highest ranking politician in the region.

    —–

    dmth i lindur ne Serbi, nipi i Jovica STANISIC, drejtori i famshem i Sigurmit te Shtetit ne kohen Miloshevicit, …………………..

  6. e verteta says:

    O zotni Klaus,po na detyron te mosjme serbishten tani e kurta mesojme ne i ka ikur aktualiteti cdogjeje,ndajte lutem bej ndonje fare perkthimi,si bicim koncentrati.

    1. Dean says:

      Perdor Google Translate dhe s’ke nevoje me mesu serbisht.
      Mere komplet shkrimin,nga Link(u) i ofruar dhe perketheje ke Google Translate nga Croatian,ne Shqip.
      Pastaj lexoje.

  7. dennis says:

    nuk ka gje te keqe kjo pune pasi qeveritaret mendojne ku eshte me mire per interesin e ekonomise se vendit ,packa se nga ajo mund te fitojne edhe ata me shume, pershendetje vendit tone te post feudalizmit te stilit otoman – bizantin qe kemi , ne europe pas 20 vitesh demokracie do te hyme ne e.u por jo pa nderruar fene 90 per qind e muslimaneve qe kemi ne ortodoks e katolik respektivisht minoritar grek per qejf te grekut e ne italian venedikas e vatikanas per qejf te italise ,zghohu o popull mjaft ne per kafene zieni me njeri-tjetrin per nje dhafe goje qe te gjithe jemi ilirian arberore pellzge e me nder shqiptare feja shqiptare ka qene e dojete perhere shqiptarizmi,nderime ali vaso pashes.

  8. “Renqethese” Pa fjale.Fale kesaj opozite hipotente,kjo kadaver BERISHJANE shkatarroi dhe shiti SHQIPERINE.A mjaton VETEM burgu per FAMILJEN BERISHA????????????????????????????????????????.

  9. Claus says:

    Artikulli hapet me nje krahasim me te vertete te forte:

    Damir Fazlic- Meyer Lansky i Ballkanit.

    Po kush ka qene ky Meyer Lansky?

    Meyer Lansky ka qene nje nder kapot e krimit te organizuar para dhe pas Luftes se Dyte Boterore ne USA. Nga mediat quhej “Bankier i krimit te organizuar” dhe nga miqte e tij te botes se krimit si “I ndershmi Meyer” per shkak te korrektesise mbreselenese qe kishte.
    Dispononte kazino dhe lojera fati ne USA, ndersa gjate luftes per shkak te origjines se tij cifute u mor me spiunazh kunder Gjermanise hitleriane duke bere te zbuloheshin shume spiune qe i sherbenin nazisteve.

    Pas luftes aktiviteti i tij ne USA u be dhe me i prekshem ku u mor me blerje hotelesh, tregti droge, ndertime kazinosh dhe lojera fati, evazion fiskal etj.

    Eshte arrestuar disa here nga FBI por kunder tij nuk u gjet asnje fakt dhe pas cdo kontrolli ose hetimi dilte gjithnje i “pafajshem”!!!

    E mbylli jeten ne vitet `80 ne USA me diagnoze kancer ne mushkeri dhe metastaza ne organe te tjera.

    A nuk eshte nje gjetje tejet e goditur nga gazeta kroate?

    Besoj se me kaq perkthimi nuk do te kete aq vlere. Titulli i ka treguar te gjitha…
    Pershendetje

  10. Albann says:

    sali,sali te mbyti serbi sali….kujdes argiten nga fazllici se e kemi vajze te vetme….

  11. Shkelmendasi says:

    Te shofim cdo komentoje polici shkelmendas nga zyra ku punon. Nigjova qe do e gradoje sala per besnikeri. Do I japi pozicionin e llupos dhe nji automatik qe ti vras gjith sociListat po ti agrohen kreut te ministrave. Sala po kerkon me gjet 100 shkelmendas dhe do I zhduk krejt socialistat vetem fashistat dp lihen gjalle. E di ti shkelmendas se cosht facizmi? Eshte si ajo hallva me shume sheqer.

  12. Luani says:

    O Sali te dalte shpirti si breshka !

  13. sadiku says:

    TI O SALI KALI KURRE, KURRE, KURRE NUK E KE DASHUR KOSOVEN. KOT BETOHESH ti ke mik dhe bashkaxhent ne UDB me FAZLLIQ
    KETE E TREGOVE OSE I VURE VULEN E FUNDIT ,MBASI PER ARGUMENT KEMI TE PAKTEN 10 FAKTE TE DALA NGA GOJA JUAJ.kjo eshte e fundit se nuk ke ma kohe>. GAZETA “ZERI” TA ZBULOI BYTHEN LAKURIQ.

  14. Uncoockprep says:

    moncler
    SKANDALI/ Firma boshnjake që do të fitojë tenderin e interkonjeksionit është e Damir Fazlliç | Gazeta Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje