Thaçi nuk komenton skandalin e interkonjeksionit: Do informohem e më pas do flas

17 Prill 2012, 20:22Politika TEMA

I pyetur për skandalin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, i denoncuar ditën e hënë në faqen e të përditshmes “Zëri”, kryeministri Thaçi preferoi të mos komentonte çështjen, duke thënë vetëm se nga ana e saj, Prishtina është duke ndjekur axhendën që ka për ndërtimin e kësaj linje.

”Unë dua të informohem më në detaje, përpara se të jap një mendim mbi këtë çështje. Përsa i përket institucioneve të Kosovës, ne jemi duke e respektuar plotësisht axhendën, prandaj mund të flas vetëm për raportet dhe përgjegjësitë që ka qeveria e Kosovës e që është duke i respektuar plotësisht”, deklaroi kryeministri Thaçi, që nuk iu përgjigj pyetjes konkrete, nëse ishte informuar apo jo nga pala shqiptare për gjithçka kishte ndodhur.

Vetëm disa detaje më shumë ofroi zëvendësdrejtori i Operatorit të Sistemit të Transmisionit të tregut të Kosovës, Naim Bejtullahu. Në mënyrë indirekte, ai kërkoi që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara me Qeverinë Gjermane për shkak të detyrimit që kanë palët ndaj një udhëzimi të bankës gjermane.

Bejtullahu nuk e komentoi fare artikullin e shkruar në “Zëri” dhe u shpreh i rezervuar të komentojë mbi përgjegjësitë e palës shqiptare karshi këtij projekti.

Por, ai bëri të ditur se pasi që financues i këtij projekti është Banka Gjermane për Zhvillim, atëherë palët kanë rënë dakord që të shfrytëzohen procedurat e prokurimi të kësaj banke, procedura këto të cilat ende nuk kanë përfunduar.

“Këto janë të shprehura me një udhëzim të Bankës Gjermane dhe mbi bazën e saj ka filluar procesi i hartimit të dokumentacionit tenderues, i shpalljes së interesit dhe procedurës së vlerësimit e kështu me radhë. Ky proces ende nuk ka përfunduar, përndryshe ne na detyrojnë, Kosovën dhe Shqipërinë, marrëveshjet për financim t’i zbatojmë këto procedura, pasi jemi pajtuar paraprakisht, por në këto procedura ka dispozita të cilat duhet me kujdes te zbatohen ndër to edhe informimi, qoftë edhe informimi i atyre që kanë marrë pjesë në tender, por edhe informimi i publikut”, deklaroi Naim Bajtullahu, zëvendësdrejtor i KOSTT.

I pyetur se a është ankuar Banka Gjermane për Zhvillim për vonesat e mundshme, Bejtullahu dha këtë përgjigje: “Nuk kemi asnjë informatë të kësaj natyre nga pala gjermane”.

Zyrtarët e KOSTT-it thonë se nuk kanë informacion as për faktin e shtyrjes së realizimit të këtij projekti. Sidoqoftë zëvendësdrejtori pranoi ekzistencën e vonesave të natyrave të ndryshme të projektit, i cili sipas tij është mjaft kompleks.

”Vonesat janë ato që janë ose nëse themi ka vonesa, sigurisht ka ende çështje për t’u zgjidhur, është projekt kompleks, është me vlerë 70 milionë euro, është kompleks në të gjitha detajet e tij dhe mbi të gjitha, është një projekt që kërkon një zbatues kompetent”.

Marrëveshja për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është nënshkruar në shtator 2009. Ky projekt konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë 400 kV me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153 km në territorin e Shqipërisë.

Vlera e tij është 70 milionë euro, ku pjesën e Kosovës do ta financojë Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim pjesërisht në formë granti dhe pjesën tjetër me kredi afatgjatë.

Ndërkaq, pjesa e linjës së Shqipërisë pritet të financohet, po nga Banka Gjermane përmes kredisë afatgjatë. Në 2009-n ishte parashikuar që puna rreth përgatitjes së materialit për shpallje të tenderit të shpallet ne tre mujorin e parë të vitit 2010 dhe përfundimi i saj ishte parashikuar në vitin 2012./TCH

8 komente në “Thaçi nuk komenton skandalin e interkonjeksionit: Do informohem e më pas do flas”

  1. Robi says:

    Ky trapi do pyese nje here per ‘detalet'(keshtu tha e,jo detajet),e pastaj do prononcohet.Kuptohet qe, do “keshillohet” me “ustain” e tij Berishoviqin,qe te jene ne unison ne kete mashtrim.

  2. jani says:

    ky trapi eshte nje plere nje trafikant qe se ka shokun . perfundimisht shqiptaret kurre nuk kane bere shtet dhe asnjehere nuk do mund te bejne .

    1. DHELPRA says:

      HAJDE PER SWITZERLAND SE FINANCO THACI, JU GJEN PUNE ME EURO/FRANGA SHUME.
      KUR TA MESOSH VJERSHEN E SALIUT RECITOJE, SE SALIU NUK MERET ME KG, PO KA MILIARDA NE NAFTE E ENERGJI… PRIVATIZIMET, BREGDETI ME 1 €, PER INVESTITOR SI PUNA JOTE E KA FJALEN.
      REFRENIN KUJDES THACI MOS TE MERET GOJA.

      1. Nadia Shabani says:

        Thaci eshte pa shtylle kurrizore prandaj flet ashtu nuk ka turp s’ka, nuk e shikon ai qe “zeri ka te drejte” apo edhe ai nuk e di se nga bie Gerdeci, qysh u ben te gjithe njelloj keta?

  3. h says:

    c’far te komentosh ti o derezi dhe ty do te shkerdheje KosovA kur te vije koha

  4. Andrea says:

    Akoma s’i ka dale gjumi Thacit, mjere Kosova!

  5. ajdin says:

    Hshim Thaci vjedhe Kosoven Sali BItha shqiprin CFAR KERKONI Populli fle gjume,

  6. lili says:

    nuk di njeri a duhet me u shqetesuar ma shume nga kjo deklarata apo nga lajmi:kemi nje kryeminister qe me goje te vete na tregon pa pike marre se nuk interesohet aspak per nje gje aq jetike per gjithe kosoven sa pamvaresia energjetike nga Serbia…Per cka interesohesh atehere n’ate post zotni kryeminister kur ti e staffi yt nuk percjelleni dosjet vitale per Kosoven,industrine e zvillimin e saj??Per cka te pagujme aty kur ti nuk di gje per gjerat ma madhore?Ti cdo dite eshte dashur me u interesuar per pse po vonohet ky projekt,e jo te presish nje artikel tek Zeri per tu informuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje