Banka gjermane KFW e njeh si të rregullt tenderin për interkonjeksionin, ku fitues u shpall një firmë kroate dhe në vend të dytë një firmë boshnjake. KFW: Kroatët kishin ofertën më të mirë teknike, ajo ka peshën më të madhe në tender
Ndërkohë që në Vjenë Shkëlzen Berisha dhe Damir Fazlliç thurnin planet për të lënë Kosovën nën monopolin e Serbisë për furnizimin me energji, në Tiranë planin e vinte në jetë një ish- truprojë e Sali Berishës, i emëruar kryetar i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Arben Ibroja. Ky i fundit pengoi e vonoi ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, edhe pse fondet për të ishin dhënë dhe tenderi ishte kryer brenda rregullave.
Por si është e vërteta?
Banka gjermane KFW dha fondet për ndërtimin e linjës 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tenderi për këtë çështje u zhvillua në mars të vitit të kaluar. Në të morën pjesë dy kompani, kroatja ‘Dalekovod’ dhe ajo boshnjake ‘Energoinvest’. Fituese u shpall kompania kroate Dalekovod. Kompania u njoftua për fitimin e tenderit, njoftimi u bë edhe tek banka KFW. Por pak më vonë, gjërat ndryshuan, kur Ibroja vendosi që të ndryshojë fituesin dhe kompaninë e shpallur si të dytën, ta vlerësojë si fituese. Argumenti që ka përdorur Ibroja ka qenë ai financiar.
Por në një letër të bankës KFW, shprehet shqetësimi për këto manovra të Ibros. Letra e drejtuesve të KFW i është dërguar ministrave Ridvan Bode e Nasip Naço dhe kryeministrit Sali Berisha.
Në letër thuhet se ata si financues të projektit e monitorojnë atë nga afër dhe në fund të tij kanë thënë se ai ishte në rregull.
“Për shkak se projekti është teknikisht shumë kompleks, në dokumentet e tenderit dhe në kriteret e seleksionimit është përcaktuar se oferta teknike do të ketë një peshë 70 përqind dhe ajo financiare 30 përqind,” thuhet në letrën e KFW.
Drejtuesit e bankës thonë se për më tepër, e gjithë procedura e tenderit ka përfshirë vlerësimin teknik, financiar dhe postkualifikimet. Vlerësimi teknik është bërë më 22 gusht 2011 dhe ai financiar në shtator të vitit 2011.
“Për më tepër ne vumë re superioritetin teknik të ofertuesit të renditur si i pari në tender. Krahasuar me projektet tonë në mbarë botën në lidhje me këtë fushë, çmimi i ofertuesit të parë, edhe pse është më i lartë se atij të renditur në vendin e dytë, është në marzhin normal. Për të gjitha këto arsye, ne në finale nuk shprehëm asnjë kundërshtim për vlerësimin finale të agjencive, pavarësisht shqetësimeve tona për diferencat në çmim,” thuhet në letrën e KFW.
Në letër theksohet se procedurat e ndjekura për tenderin nuk ndryshojnë shumë nga procedurat që ndjek vetë banka.
“Në mbyllje, ne themi se përfundimi nuk mund të kontestohet. Në vlerësimin tonë është tani koha që OST të marrë përgjegjësitë për procesin e tenderit dhe të vlerësojë për rrugën që do ndjekë përpara,” mbyllet letra.
Në 3 nëntor të vitit të kaluar, konsulenti i tenderit njofton zyrtarisht kompaninë kroate, se është shpallur fituese. Por në mënyrë të papritur përmes një letre zyrtare në datën 8 shkurt të këtij viti, drejtori i OST-së, Arben Ibroja, njofton KFW-në se ka vendosur të shpallë fitues dhe të nisë negociatat me kompaninë e renditur e dyta në tender, atë boshnjake “Energoinvest”.
Ky vendim nuk është mirëpritur nga banka gjermane, e cila me shqetësim një ditë më vonë i drejtohet drejtorit të OST-së me një letër zyrtare, ku i bën të qartë se nuk do të japë ‘ok’, për vendimin e tij për të shpallur fitues kompaninë e dytë. KFW njeh se oferta e “Energoinvest” është më e ulët financiarisht, por thotë se pas procedurave të paracaktuara për vlerësimin teknik fitues ishte shpallur kompania kroate “Dalegovod” sepse ofronte garanci më të mëdha teknik. “Ndaj, – thotë KFW në letrën drejtuar drejtorit të OST-së,- Ibroja thotë se vendimi i OST për të shpallur fitues boshnjakët e vendit të dytë nuk është në përputhje me udhëzimet e KFW-së”.
Kjo pakënaqësi e shprehur hapur nga KFW për zëvendësimin e fituesit me kompaninë boshnjake konfirmohet edhe nga letra që ministri i Ekonomisë, Nasip Naço i dërgoi në datë 20 shkurt, zotit Ivi Kaso, drejtor i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave dhe për dijeni të kryeministrit Sali Berisha, ministrit të Financave Bode dhe drejtorit të OST-së, Arben Ibroja.
Në letër ministri Naço shkruan se vendimi i OST-së për të ndryshuar fituesin e tenderit nuk është aspak profesional dhe i papranueshëm. Zoti Naço i kujton drejtorit të OST-së, se vlerësimi e ofertave bëhet sipas kushteve të vendit financues, në rastin konkret procedurave,të rëna dakord me KFË dhe konsulentit. Në fund të letrës ministri i Ekonomisë vëren me shqetësim se vendimi i OST-së, përveçse shkakton kosto prej 2.5 milionë euro për çdo vit vonese në tender rrezikon realizimin e linjës së interkonjeksionit dhe marrëdhëniet me KFV-në një nga donatorët më të mëdhenj dhe serioz, siç thotë ai, por dhe marrëdhëniet politike me qeverinë gjermane.
Drejtori i OST-së, Arben Ibroja është zgjedhur në këtë detyrë në korrik të vitit 2011. Zoti Ibroja ka qenë fillimisht oficer në Gardë dhe më pas si truproja e presidentit të atëhershëm Sali Berisha. Në vitin 1997 ai ka shërbyer në radhët e Shërbimit Informativ Kombëtar. Vite më vonë, në 2003-shin Arben Ibroja, shërbente si komisar në Rinas, nga ku është përjashtuar nga ish-ministri i Rendit Igli Toska. Viti 2006, e gjen zotin Ibroja në krye të Doganës së Durrësit. Në vitin 2009, Ibroja u transferua në doganën e Lezhës, por vetëm dy muaj më vonë u rikthye sërish në doganën e Durrësit, ku ka shërbyer deri para emërimit në krye të OST-së.
kafshe
E si munet me i besue ketyre pertacve gjermon, qe jane dhe manipulator nga natyra? Une i besoj Doktorit se ai e ka prove shum here qi e mban fjalen e nuk mashtro asi here…pasha zotin
Blue.Lymi
Kjo eshte familja me e urryer ne trojet shqiptare!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe Berisha per te mbuluar zullumet e veta thote qe 30% ka shume rendesi dhe mundohet qe te mbushe mendjen qe i dhimbsen parate Shqiptareve.
KfW ka deshmuar qe eshte nje banke shume seriose dhe ka financuar shume projekte ne Shqiperi.
Ne te gjitha vendet demokratike per projektet me veshtiresi te larte ne vlesresimin e Ofertes ndahe: oferta teknike ze 70% dhe oferta ekonomike 30%
Por une besoj qe nje banke e tille do ja tregoje vendin Berishes dhe ushtareve te tij
Hahaha, ish-truproja e Berishes na qenka kryetar i OST!!! O te dhjefsha mu ne OST o Sali…kisha nje mendje te kthehesha ne Shqiperi..i kam dhjere mu ne te, me Ibron ne krye!
Po dhe mund te vish o Latif. Ky Ibro eshte qytetar kanadez dhe me siguri qe s’e ben te gjate. Edhe iken. Keshtu qe s’ka cfare te shqeteson.
Haha, keta gjermanet i keni duke kru koken me habi. “Ku na con mushka edhe ne qe merremi me nje diktator halabak?!” do te jene duke mendu…
Per ,,qeverine e Salukut,, nuk ka vlere oferta Teknike por ,,oferta Mike,,….,,Vaj medet O Shqiperi qe nuk po ka drejtesi,,
Dru me Pre !
Parti Druvaresh hesapi…
Anen teknike nuk e percakton zbatuesi i projektit por projektuesi.
Sa do te jete oferta e ndertimit pra e zbatimit te projektit kushtet teknike nuk ndershojne,Kapaciteti i nje kompanie per te permush teknikisht projektin eshte vlersimi paraprak.
Vepra nuk merret ne dorzim po nu plotsoji kushtet teknike.
Ne tender vlersohen ofertat e cmimit me te njejtin kusht zbatimi
Loja e kesaje historije te pa vertete ashte politike
O kelmendas ti si gjithe pseudodemokratet nuk merreni me fakte por me ate qe i shkruan! Nuk ka rendesi kush e thote po cfare fakti sjell! Faktet qe a dega permend jane lehtesisht te verifikueshme ! Te kishte aq influence rama sa te drejtonte zerin e kosoves do ta kish petbysur saliun po ai ska influence! Sulmi eshte mbrojtja me e mire ne kete e dime por ne kete rast eshte fatkeqsi te vjedhesh kosovaret duke u ndalur energjine nga shqiperia qe te pasurohen sllavet e serbise dhe zeni saliut! Edi rama skish te bente fare me kete sic sugjeron ti! Kosova eshte perdorur politikisht e ekOnomikisht nga saliu sa here i dO qejfi! Eshte turp te mos ndihmosh kosoven per cdo shqiptar por ky sala yt vec shqiptar nuk eshte! Faktet diskuto jo autorin!
Shkelmendas. Nuk I thone dhoto, po I thone lloto. Mendoj qe ca si ty ose shume si ty erdhen ne tirane dhe e kthyen ne tropoje. Mbyllen kinostudion, teatrin, estraden, sportet, orkestren. I vune zjarrin kadastres dhe tani jane pronar tokash ne tirane dhe bregdet. Ndoshta edhe ti ke toka ne himare e vlore. Dukesh qe je jenicer I babait te shkerdhenit. Se di ca kocke te ka hedhur. Po e kuptoj qe ben ham ham. Qeni leh atje ku ha. Beje punen mire shkelmend.
Ky shkelmendasi,shkrun me shkelma e mendon me stomak.Msoje gjuhen shqipe mor shkop shurret,e mandej shkruej ne kete forum.Ti me pas dit sa rahat merret universiteti,kishe mbaru edhe gjimnazin.Ky Kelmendasi ka msu me ec 12 vjec,kurse me fol ka msu 16 vjec.Baben e ka pas oficer sigurimit{tham per baben biologjik}se me certefikat i ka dhan partia bab tjeter.Ik mor tutkun,qe i puth bythen gjithkuj,ik e ngordh ne nevojtore.
Nje pyetje kam une ne te gjithe kete muhabet; Ky njeriu ish-bodigard pse eshtte drejotor I OST-se kur nuk ka asnje kualifikim???
O Kelmendas.
Ankesen e kane bere gjermanet qe paguajne per linjen elektrike te kombit Shqiperi-Kosove.
Dhe kush paguan, ai zgjedh fituesin e tenderit.
Nuk ka ku e luan b… Berisha. Do te behet siç do gjermani! Ai nuk ben shaka. Te çon atje nga ke dale!
….Nuk behet shaka me miellin e gjermanit!….