Rama: Rritja ekonomikë është zero, jemi përballë falimentimit. Imami po grabit pasuritë e ushtrisë për interes të Familjes

17 Prill 2012, 13:39Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u kërkoi deputetëve të tij të angazhohen të enjten në seancë kundër ndryshimeve në ligjin për akcizat. Rama tha se fakti që ligji për procedurat tatimore është ndryshuar 68 herë që kur Berisha ka ardhur në pushtet është një skandal i vërtetë. Kreu i PS u shpreh se rritja ekonomike është zero në muajt e parë të vitit. “Rritja ekonomike gjatë këtyre tre muajve është zero. Kriza ka kapur për fyti familjen shqiptare dhe ka rrudhur frikshëm financat publike. Jemi përballë kërcënimit të një falimentimi në kuptimin e plotë të fjalës që nuk ka ndodhur kurrë,” tha Rama.

Lideri i opozitës tha se nuk është e vërtetë që janë ulur taksat. “Është farë e qartë se me veprimet e qeverisë së sotme dhe politikat e saj aventureske ka vetëm rrënim të mëtejshëm. Një nga gënjeshtrat më të mëdha që është kthyer në gjysëm të vërtetë është se gjatë këtyre viteve janë ulur taksat dhe janë mbledhur më shumë para në arkën e shtetit. Sot ka më shumë taksa mbi pagat, më shumë taksa mbi biznesin e vogël. Rasti skandaloz i dyfishimit të taksave në qytetin e Tiranës është rrënqethës. Sot ka më shumë taksa mbi familjet. Vendosja e taksës së sheshtë nuk ka ulur barrën fiskalë. Përpara vendosjes së taksës së sheshtë, barra fiskale mbi të ardhurat ishte 2 përqind, tani është 10 përqind. Një infermiere paguan sot 30 herë më shumë sot sesa ditën kur doktori u bë kryeministër, kurse doktori paguan sot më pak taksa sesa kur ishte doktor në krye të opozitës,” tha Rama.

“Taksa e sheshtë nuk rrit pasurinë e vendit. Problemi ynë nuk është me pasurinë, por me varfërinë. Problemi ynë është sistemi që shumicën e të pasurve nuk e lë të pasurohet më shumë. Taksa e sheshtë nuk e ka favorizuar biznesin, por ka favorizuar një grusht korporatash dhe klientë të pushtetit. Për ta ajo ka funksionuar si një parajsë fiskale,” vijoi kreu i PS.

Rama tha se tanimë taksohet më shumë konsumi se pasuria. Për të ilustruar rritjen e taksave, Rama solli taksën që paguajmë për televizionin publik. “Shqiptarët paguajnë dyfishin për ekranin më të turpshëm në historinë e medias pluraliste. Pasqyrën më fyese, surratin më shembullor të pushtetit të gënjeshtrës,” tha Rama.

Kryetari i PS kërkoi që deputetët të thërrasin në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Rama tha se ai po degradon atë ministri me qëllimin e vetëm grabitjen e pasurive të ushtrisë. Rama tha se emërimi i komandantit të flotës kishte këtë qëllim.

“Ai del e thotë se nuk ishte në dijeni që po shkelte kompetencat e Presidentit të Republikës. Çështja e emërimit të tij ka lidhje me synimin për t’i gllabëruar flotës pasuritë dhe për t’i kyçur në oborrin e pushtetit të Berishës. Këtë e di gjithë opinioni publik.

Ministër mbrojtje që thotë se nuk ishte në dijeni se emërimi i Komandantit të Flotës është kompetencë e presidentit, nuk është ministër për të mbrojtur atdheun dhe angazhimet që kemi brenda NATO-s, është ministër për të mbrojtur interesat e paligjshme të barkut të oborrit të Familjes së Berishës mbi pronat e ushtrisë,” tha Rama.

“Ushtarakët e lartë thonë se transferimi i kërkuar nga ministri nga baza e Bisht Pallës, një nga zonat më të lakmuara nga ata pronarët që kanë zbritur drejt bregdetit në vitet ’90 kushton 3.8 milion euro, që u kalon si faturë taksapaguesve. Këta do paguajnë që pronën e Bisht Pallës ta marrin ata që i kanë vënë syrin,” vijoi ai.

10 komente në “Rama: Rritja ekonomikë është zero, jemi përballë falimentimit. Imami po grabit pasuritë e ushtrisë për interes të Familjes”

  1. fule says:

    Keto jane skandale qe ne Perendim do shkulnin cdo qeveri nga rrenjet, po ketu sic dihet anal-istet tip Cili dhe ata qe i ndjekin i shohin me buzagaz si defekte normale te zhvillimit.

    1. ushtarkomando says:

      Shpejt je kujtuar o edi, por me mire vone se kure. Jane shkarkuar 4 gjenerale dhe ju fleni gjume. Imagjino se cdo bente berisha ne vendin tend, do te te flakte per 4 minuta nga pushteti. Dhe pse e mbeshtesin berishen mbeshtetesit e tij se ai edhe pse jane vrases arin dhe i mbron ata.
      Sa per imamin, ai po jua heq pronat nje nga nje. Krijoi nje strukture te medias ushtarake me ithtare te partise se tij, me ne krye robert papen dhe gazetaret e 55 dhe hoqi oficeret. Ju paguan rroga sa mer nje batalion i tere dhe ushtarakeve sju paguan as ushqimet e dietat. Ja fut dhe ca koncerteve me nga 1 milion euro ne pallatin e kongreseve, 2-3qindmije euro ne TOB in e zhani cikos, apo ben ca reklama ne klan e abc dhe paguan gjysemmilioni euro dhe i le ushtaraket pa uniforma. Shikoni se cfare po ben me ish hotelin e oficereve. I nxori ne ruge oficeret dhe filloj ngjasme rikonstruktimin per te bere radio e televizion ushtarak, por nuk ka para per ta perfunduar dhe e ka lene si nje godine fantazme. Thone se kish kaluar berisha andej dhe i kishte thene imamit e gjunkshit, ore pse e keni lene keshtu kete hotelin, akoma se eni kaluar ne pronesi te familjes sime. Te shome se cfare do ndodhe!? Po paret qe shpenzoi imami kush qo ti paguaje thoni ju? mos u beni merak se do shkojne si ato te arkivit te ushtrise ne shkollen e bashkuar apo dhe si te qendres kulturore te te ndjereve enver dhe pjeter. Shikoni se dhe ne dures ne plepa do te bejne nje shkolle private italiane dhe kete do ta realizoje me F. Xhaferin drejtor te qendres se detit. Dhe puntorine ushtarake do tua marin per zgjatim te UET se H.Cilit thone gojet e liga te popullit.
      O rame shikojini keto dhe lerini llafet se po jua heqin nje e nga nje tullat e fundit qe ju kane mbetur. Imami e gjunkshi duhet te futen ne burg. E shikoni se si e kllaposen ish ministrin e mbrojtjes se greqise? Lufte krimineleve te kombit.

  2. Dean says:

    Po ti e ke fajin mo EDO,kush tjeter?
    Te kujtohet atehere kur shave nga nena 1 djalosh te pafajshem dhe nuk i kerkove falje?!?!?Te kujtohet?!?!?!
    E po ky popYll Krenar,Sypatrembur,Mikprites,i Zgjuar,i Ditur,pak fare pe…(por keto nuk thuhen)…etj.,etj.,nuk harron kollaj.Nuk t’i harron ky PopYll 6000vjecar gjith ato krime qe ti ke bo ne kurriz te tyre.
    Po atehere qe pe me veshtrim te Eger dhe Ironik tan popYllin skipetar mo EDO,a te kujtohet?!?!?!?
    Keto jane edhe disa nga shkaqet pse ky popYll Krenar,Sypatrembur,Mikprites,i Zgjuar,i Ditur,…etj.,asht ne gjendje kaq te mjerume ekonomike.Prandaj baj kujdes here tjeter,se Lendohena na,Barbaret.
    Ti e ke fajin dhe mbylle gojen,heu lum miku.

  3. landi says:

    a ke sum o ram ti bllokosh koncesionet ……kete do te di populli,,,,ke kuraje e ke koshencen e paster apo jo se keta nuk njohin frena …nqse po ateher ik e kerko vot der me der e premeto..qe do bllokosjh cdo koncesion e cdo subapalt te dyshimt….ti kalosh cdo tender ne sit nga miniera e selenices qe eshte nje pasuri kombetare..qe e shfrytezon franca kualitet nr1 dhe pastaj deri ne veri ne gjithe apaltet e subapaltet aunllim kontratash…….me pagesa qesharake…..keto duan shqipetaret..e mos bej gam gam se edhe ata qe te bejne fushaten nuk i ke njerez kopetent..se kan haberin fare nga politika mer mero bazen se ai di sa gjithe atafi yt se si behet nje fushat indinjuse dhe fituse e mos na mba ata korilat e bllokut qe e kan mendjen me kap ndonje studente.-…tung

  4. DHELPRA says:

    PO MEQE QEKA KSHU Z.EDI RAMA, PSE NUK RIORGANIZOHET NJE DEMONSTRAT “PAQESORE” TJETER? KU JU IKU FRYMEZIMI PRANVERES ARABE?
    PO ORGANIZOJENI SE FUNDJA FUNDIT JU DO RRINI NE SHPI DUKE PAR KE TOP-i DO DALIN ATO 2 NJEREZ QE DO VRITEN ME DUAR NE XHEPA…
    JE BO ME KEQ SE SALIU O ELDORADO RAMA.

    1. fule says:

      Vazhdoni enderroni per Saliun si Assadi Sirise o cecener parazit te Sales.

      1. DHELPRA says:

        LEXOJENI MIRE fule….. MOS E KEQKUPTO TE LUTEM!

  5. Vlora says:

    eshte per te dale ne rruge e per te mos u kthyer me ne shtepi derisa te rrezojme kete perbindesh….shqiperia ka mbetur vetem me emer se cdo gje i ka kaluar familjes…

  6. martin says:

    armagedoni per shtetin shqiptar po vjen dhe eshte shkaterim total.rruges armageoni do kapin edhe ate pjese shqiptare qe jeton ne shqiperi dhe per 22vjet “bejne palle”kur tju dalim gjumi shqiptareve,politikanet ju kane shitur komplet vendin,tokat,fabrikat,telefonine,hidrocentralet,ushtrine,dhe do te jene qytetare skllever ne vend te tyre qe pothuajse eshte shitur tek te gjithe pervec shqiptareve.kam shume vite jashte dhe dicka mesuam nga kurbeti,qorrat ne shqiperi genjehen kollaj dhe besojne qeverine per cdo gje.sot britania po paguan ato qe zonja thatcher i beri ekonomise angleze ne vitet 80,ajo i privatizoi te gjitha dhe i shiti.anglezet kane nje shtet qe i ndjek gjithekund dhe nuk i len as te bejne shurren ne rruge apo te hedhin nje mbeturin,mbasi i ka kthyer ne konsumatore te semure.komplet corporatat private po mbyllin dhe po hedhin njerezit ne rruge.mendoni privatizimet e xhaxhi salihit,komplet xhungel.fatkeqesisht shqiptaret do katandisen te ken nostalgji per socializmin e viteve 70/80/90 kur me pak kishin humorin dhe shendetin dhe nuk njifnin stressin.hajdutet dhe politikanet e shiten vendin per nji cope buke,dh shkateruan gjithcka,duke kthyer shqiptaret ne skllever te shteteve rrotull.asnji fabrike nuk ka mbyll serbia,maqedonia,bullgaria,kroacia etj etj.mallkimi i vendin te shqiptareve ka emerin sali nano.

  7. jani says:

    he se na cave bythen dhe ti ciu ciu . po je trim dhe ke ide dil ne krye dhe permbyse qeverine . je katandisur si ato plakat e sokakeve , me llafe nuk shpetohet vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje