Tashmë është bërë normale që çdo dosje, filmim apo përgjim i policisë të dalë në mediat pranë qeverisë. Kështu ka ndodhur edhe me përgjimin që çoi në prangosjen e ish- shefit të krimeve në Komisariatin 1 në Tiranë, Fatos Goxhaj, i arrestuar nga kolegët e tij me akuzën për korrupsion. GSH ka publikuar sot dosjen e përgjimit të tij.
Ngjarja është kështu: Një person në moshë, pasi ka pirë, duke festuar në shtëpinë e tij në Selitë, ka qëlluar me armë. Aty kanë mbërritur forcat e policisë së Komisariatit 1 dhe e kanë arrestuar R.A. Ai ka përfunduar në pranga, por djali i tij, E.A, ka ndërhyrë për lirimin duke thënë se ai është i moshuar dhe nuk i reziston burgut. Fillimisht ka paguar 3 mijë euro dhe më vonë edhe 500 euro, të cilat ia ka dhënë Fatos Goxhajt. Babai është dërguar në Spital Ushtarak e më pas ka përfunduar në shtëpi i lirë. Por pas disa ditësh, E.A mëson se babai i tij është në ndjekje penale nga prokuroria. Atëherë ai i telefonon Goxhajt dhe i kërkon llogari pse po ndodh diçka e tillë. Goxhaj i thotë se ai i ka marrë eurot vetëm për të mos e arrestuar, por jo për të shmangur ndjekjen penale. Më poshtë biseda.
F.G: Ta shpjegova edhe herën tjetër, kur të thashë në fillim, të thashë ta mbyllim muhabetin që të mos ta arrestojmë. Si ça, të ndihmova që s’u arrestu atë ditë.
E.A: Ça është gjoba, ça gjobe, këtë gjobën, këtë gjobë që do e jepsha unë do ta kisha mbajtë unë dhe e jepsha sot.
F.G: Nuk m’i ke dhënë mua.
E.A: Po kujt mor vëlla ia kam dhënë?
F.G: Iksit, kanë shku gjetkë mor vëlla, tjetër vend, s’di cfarë të them.
E.A: Po unë t’i kam dhënë ty mor vëlla, çfarë tjetër vendi. Dëgjo, dëgjo këtu, gjyqi vazhdon, i bie me me pagu lekë.
F.G: Do vinte në gjendje arresti, në gjendje burgu.
E.A: Kush do vinte, plaku im?
F.G: Po, do paguaje dyfishin.
E.A: Po mirë dyfishin, e kishim mbyllë tani, ore lekët pse m’i more, veç mos me e arrestu?
F.G: Po, do të kishe paguar dyfishin dhe nuk do e kishe mbyllur.
E.A: O Toso, kam hudhë 3500 euro ia q… motrën, për mos me e arrestu, me vra robt nuk kisha pagu, me plagosë mer burrë.
F.G: Nuk është faji jot, është faji im. E po e marrim siç thua ti. Ndodhi ngjarja, babai yt do të shkonte ditën e tretë në gjyq, kur vete në gjyq, me ato prova që ka ai, ti do të jepje dyfishin dhe do e nxirrje, do të vazhdonte hetimi, por në rastin konkret hetimit ndaj tij do vazhdonte në gjendje të lirë, atëherë do vazhdonte në gjendje arresti, por hetimi vazhdon se më çmende mor burrë. Ore a ke pyetur ndonjë avokat që merr vesh nga ligji?
E.A: Çar thua mos vëlla, si nuk shkojshin, e ke gabim mor burrë.
F.G: Ça thua 3500 euro, i q… motrën mor vëlla.
E.A: Ça thua mor vëlla.
F.G: Nuk i kam marrë unë 3500 eurot.
E.A: Po kush i ka marrë?
F.G: Shpërndahen mor vëlla.
E.A: Si shpërndahen mor vëlla?
F.G: Ç’më gjeti mua, faji është imi dhe s’dua dhe s’doja t’i merrja ato lekët, të bëhesha viktima e të tjerëve, vari k…
E.A: S’është punë për viktimë mor vëlla.
ku jetojme ne fakirat
ketu ne itali futin ne burg te korruptuarin por dhe korruptusin. nuk kuptuj perse ne shqiperi nuk ndjekin kte metod, eshte shume efikase
Ky eshte vetem nje detaj i vogel nga jeta e perditshme e shefave te policise (te krimit me sakte) dhe e shtetit maloko-talebano-vicidolas ne pergjithesi.
Krimi ne Shqiperi lulezon me bekimin dhe bashkepunimin e plote te policise shqiptare, kapet si dhurate per mediat vetem ndonje peshk i vogel qe nuk ka paguar gjoben te “shefat”, apo qe eshte i ri ne “biznes”.
Gjykates, prokurore, hetues, shefa “antikorrupsion” te gjithe jane te zhytur deri ne gryke ne droge, vrasje, vjedhje… ne cdo krim te rende.
Te gjithe jane bere milionere (me EUR), s’po dine ku ti cojne vilat, makinat, dollaret, eurot, florinjte…..
I kane bere me rrogen e shtetit, me djersen e ballit….
Ne Litar !!!
EE moj SHQIPèRI e mjera SHQIPèRI
kush tè ka nzierrè me n’krye hi
ti kepas qenè njè zojè e rèndè
burrat e dheut tè thirrshin NèNè
ke pas shumè t’mira e shumè begati
me vajza t’bukura dhe djem tè rijè
qè sot lotojnè pèr tyy …………
Po nuk jane marre vesh mire per pazarin o njerez,keqkuptime ka kudo,pse e beni kaq tragjike? Prandaj shteti ka pergjegjesi qe nuk unifikon çmimet per te arrestuarit kriminele,te semuret,vjedhjet,masterat dhe deftesat e shkolles…dhe nuk ka me terci-versi! Dhe jo me keshtu badihava,s`ka lezet se jemi vend i NATO-s ne mes te Evropit dreqi e mori…..
Ndegjo kete bisede dhe ky eshte shteti shqiptar.Keshtu eshte policia,gjykata,spitalet,prokuroria,universitetet, ministrite,kryeministria,vetem allishverishe dhe pazare,mi jep, ti dhashe,e bere, se bere.Kjo bisede (edhe te tjerat qe kemi degjuar)jane shtylla kurrizore e ketij shteti.Kjo eshte menyra qe ne dime te bejm shtet.
Ky eshte shteti shqiptar sot vetem per kete publikim te kesaj bisede duhet te ngrihet akuze se nga ka dale,kjo eshte shume serjoze ,por nese ka edhe njerez te tjere qe keto gjera i marrin vesh atehere kjo paraqet nje rrezikshmeri shum te madhe,per ata njerez qe merren me kete ceshtje.
Gjerat duhen te shkojne deri ne fund dhe nese ai shef policie e ka bere ate qe pershkruhet ne ate artikull, atehere duhet te denohet sepas ligjit.Po mos vlle bejne edhe shefat e tjere qe jane me te medhej se ai ckuptim ka qe te denohet nje i vogel kur te tjeret bejne kerdine.Ai shefi duhet te kene pare diku qe ka bere ashtu.
KUSH ESHT IKSI DUHET TA PYSI ZNJ.INA RAMA KETE NJERI??
KUJT I SHPERDAHEN EUROT?
KUSH ISHTE PERSONI QE I MORE 3.500€?
MUA ME DUKET JUGOR KY QE PO I JEP EUROT SALIUT…