Rama: Berisha të sqarojë se pse nuk çliron Kosovën nga monopoli i Serbisë për energjinë

17 Prill 2012, 13:18Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar se do kërkohet interpelancë me kryeministrin Sali Berisha për t’i kërkuar atij llogari se përse e mban Kosovën peng të Serbisë sa i përket energjisë duke mos vijuar projektin e linjës së interkonjeksionit Kosovë- Shqipëri.

“Fakti është se projekti i linjës që financohet nga Gjermania ka mbetur peng i qeverisë shqiptare, madje pasi tenderi është kryer dhe ka marrë miratimin e bankës gjermane KFË. Bllokimi ka ardhur edhe pasi vetë OST e ka miratuar rezultatin e tenderit. Letra e drejtorit të KFË për qeverinë nuk ka marrë përgjigje. Dje deputeti ynë Artan Gaçi, që e përgëzoj në këmbënguljen për këtë çështje, mori një përgjigje të turpshme nga përfaqësuesi i partisë së Saliut. Gazeta Zeri i Kosovës jep detaje rrënqethëse që e lidhin bllokimin e procesit me njerëz pranë Berishës. Por unë do ngre tre pyetje publike për Berishën.

Pse është bllokuar prej një viti ky projekt strategjik?

Pse qeveria shqiptare dhe Berisha nuk i kanë dhënë një përgjigje financuesve prej një viti ndërkohë flitet për interes kombëtar?

Pse qeveria shqiptare po sillet në kundërshtim me çdo normë etike dhe ligjore me një donator kaq të rëndësishëm si Gjermania për një çështje kaq të rëndësishme siç është pavarësia energjetike e Kosovës? Unë nuk pres përgjigje të sinqertë nga Berisha sepse e di që është në dijeni të kësaj shfaqje të turpshme, madje është regjisori i kësaj shfaqje,” tha Rama.

“Prandaj propozoj sot që të përgatisim sot urgjent një interpelancë me kryeministrin. Nuk do doja kurrë të besoja që një çështje kaq madhore me një rëndësi kaq të madhe paska mbetur në dorë të një ish- truproje dhe ish- doganieri të Berishës. Ne e dimë mirë si funksionon kjo qeveri dhe ky pushtet kur përpara ka një copë për të shqyer ose një thes për ta mbushur. Ne do donim të mësonim që kjo është një tjetër histori kur flamuri shqiptar bie në gjysëmshtizë dhe flamuri i korrupsionit ngrihet. I kërkojmë Berishës të çlirojë Kosovën nga monopoli i Serbisë dhe të garantojë realizimin e projektit pa i humbur kohë as Shqipërisë dhe as shqiptarëve. Shpresoj shumë që ai të dalë shumë të dalë e thotë se dikush do ndëshkohet për këtë skandal dhe të dalë i papërzier nga ky llum. Është një nga ato rastet kur turpi i qeverisë shqiptare nuk i mbetet vetëm qeverisë, por Shqipërisë,” vijoi kryetari i PS.

11 komente në “Rama: Berisha të sqarojë se pse nuk çliron Kosovën nga monopoli i Serbisë për energjinë”

  1. Si i lejon Doktori me fol kshu keta mer jahu. Jeni tu perfitue nga mosha thyer dhe shendeti perkeqsum i tij. Hakmarrje Doktor!

  2. anticensurë says:

    “Rama: Berisha të sqarojë se pse nuk çliron Kosovën nga monopoli i Serbisë për energjinë”
    për të njëjtën gjë që ti nuk e çliron shqipërinë nga sali berisha!

    1. Dean says:

      Nuk clirohet Shqiperia nga BARBARI me ushtare si puna jote.
      Leni pordhet……….

  3. I liri says:

    O Edi! Te ishe ti ne pushtet dhe te kishe bere jo kaq, por nje te dhjeten e skandaleve te Berishes,do te kishe fluturuar prej bythe me gjithe qeveri. Berisha tere jeten i ka shit interesat e kosovareve te serbet, megjithate ai eshte hero ne kosove, ndersa ti tradhetar. (Te cuditshem kosovaret).
    Cfare llogarie do ti kerkosh Berishes ne parlament! Po lere o Edi, se do te shaj nga robt e shtepise, dhe do ikesh me vrap pastaj.

    1. Shkembi says:

      Daullet bien per ata qe kan vesh e degjojne. Me sa duket shume kosovare (edhe shqipetare) kan vesh por nuk degjuan per Sali Berishovicin kur i dergonte nafte Sllobos, apo kur jepte keshilla ” ne te mire te kosovareve”per te mos firmos ne Rambuje etj, etj.Le te shpresojme qe daullet kesaj radhe do jene me frekuence me te larte qe te kapet dhe nga veshet e atyre qe mezi degjojne.

  4. erdon says:

    Edi e ka një ‘gabim’ të madh karshi shqiptarëve jashtë kufirit, të cilin tashmë e ka përmirsuar.
    Duhet që t’i kushtojë vëmendje edhe problemeve të tyre, t’i dëgjojë ata, të shprehet ndonjëherë për ta dhe periodikisht, vizita më të shpeshta dhe çdo gjë do të ishte në rregull, sikur që ishte rasti me Preshevën, ku premtoi një maternitet dhe një shkollë fillore dhe për të cilën menjëherë u angazhua në Parlamentin e Shqipërisë.

    Figura që adhurohet më së tepërmi në Kosovë është Pandeli Majko, i cili nuk ka rast që Kosova ka probleme, e të mos prononcohet apo të jap ndonjë ide.

  5. TROJA says:

    O Ilir, Ta gezojne Kosovaret,edhe atehere kur aty Sala do ti çoje prap serbet.E duan,le ta mbajne e ta gezojne.

  6. elinor says:

    O ti dean kacaku; nje dhjeraman si rama nuk e cliron shqiperine thuaj, se popullin aty ne shesh e pati ai por kerkoi nje shami per te shfry qurrat prej tij (popullit)!!
    S’guxon tjetri t’ia kritikoje dashnorin deanes se menjehere hidhet perpjete!! Hej bela!

    1. Dean says:

      elinor?!,te gjithe politikanet,ne gjithe boten jane ”dhjeraman”.
      Prandaj edhe quhen politikan,perndryshe do t’i quanim Rambo,Terminator…etj.
      Ndersa sa per ate aludimin tat,si mundesh me e pas ”dashnor” dike qe se ke taku as1here ne jete dhe me te cilin jeton mijera Km.,larg????
      E prishe edhe ti gojen,megjith kulturen e lart qe te KARakterizo plako.
      Leni kalamanlliqet dhe mundohu te kuptosh se cfare jam duke then une.
      Une do mbeshtes cdo politikan qe eshte kunder veriut,megjithese Edi Rama nuk eshte 1 nga ata.Vetem kaq po them.

  7. orli says:

    Daullet bien,veshet degjojne,po sikur kjo pjese qe i degjojne”daullet”dhe prape e duan salen,te jene si AI me udb-en ose te dashuruar pas saje?!!..sikurse eshte vete sala!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje