Presidenca: Ultimatumet nga qeveria, njësoj si në komunizëm. Nënkryetari i KLD mund të jetë edhe gjyqtar

17 Prill 2012, 20:03Politika TEMA

Presidenca reagon pas sulmeve të Berishës duke i kujtuar se kur ai ishte president, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ishte kthyer në vendmbledhje të kryesisë së partisë. Topi: Berisha po e zhvendos krizën nga parlamenti në KLD

 

Këshilltari politik pranë presidentit Bamir Topi, Afrim Krasniqi, në një konferencë për shtyp tha se me sulmet që po i bëhen presidentit për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, po tërhiqet vëmendja nga kriza në parlament.

“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë, neni 147, pika 3, ka ushtruar të drejtën e tij për të propozuar një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vendin vakant të Zëvendëskryetarit. Akti kushtetues i Presidentit është ndeshur me një fushatë bllokuese dhe denigruese të ndërmarrë nga zyrtarë të lartë të ekzekutivit dhe mazhorancës, përfshirë sot edhe Kryeministrin e vendit. Në përpjekje për zhvendosjen e krizës politike nga parlamenti në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe për tërheqjen e vëmendjes nga skandalet politike të radhës, – Kryeministri dhe zëdhënësi i tij në Ministrinë e Drejtësisë, shpallën publikisht synimin e tyre për të deleguar në detyrën e lartë të Zëvendëskryetarit të KLD-së njërin prej kandidatëve të preferuar politikë, të zgjedhur në mënyrë të debatueshme në Parlament. Duke refuzuar votën konkurruese dhe procedurat kushtetuese, ata zgjodhën edhe këtë herë mjetet e presionit mediatik dhe verbal, shantazhin politik mbi Institucionin e Presidentit dhe të anëtarëve të tjerë të KLD-së, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për rendin kushtetues në vend dhe integritetin e institucioneve kushtetuese.

Presidenti i Republikës vlerëson se deklaratat ultimative për të deleguar përfaqësuesin politik të Parlamentit në postin kushtetues të Zëvendëskryetarit të KLD-së janë sa të papranueshme, aq edhe një zhvillim negativ për shtetin e të drejtës në Shqipëri. Sulmi denigrues dhe i padenjë për një zyrtar shteti ndaj Presidentit të Republikës, lidhet me mentalitete e sjellje të periudhës kur vendi drejtohet nga partia – shtet,” tha Krasniqi.

Sipas këshilltarit të presidentit, Kushtetuesja i jep të drejtën presidentit që të propozojë për nënkryetar KLD-je një gjyqtar.

“Këto zhvillime dhe presione politike të radhës për të kontrolluar pushtetin gjyqësor, – përveçse një goditje ndaj sistemit të drejtësisë, ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese dhe ndaj sistemit kushtetues në vend, – janë edhe një shkelje e rëndë e standardeve dhe kërkesave që Shqipëria duhet të përmbushë për marrjen e ftesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në deklaratat e zëdhënësve të Kryeministrit dhe të vetë Kryeministrit pretendohet se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën duke propozuar një gjyqtar në postin e Zëvendëskryetarit të KLD-së. Për çdo person me njohuri minimale juridike, që merr mundimin të lexojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006 të cituar në mënyrë spekulative në deklaratat e tyre të sotme, do të ishte i papranueshëm shtrembërimi dhe keqpërdorimi i këtij vendimi për të përmbushur synimet e tyre politike.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka rrëzuar ndryshimet që iu bënë ligjit organik të KLD-së në vitin 2005, sepse me këto ndryshime të gjithë anëtarët e KLD-së ktheheshin në zyrtarë me kohë të plotë. Qëllimisht nga mazhoranca sot nuk përmendet dispozitivi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili në mënyrë konkrete ka shfuqizuar 5 nene të ndryshimeve në ligjin organik dhe ka lënë në fuqi nenin 12, nen, i cili në mënyrë shumë të qartë shprehet se Zëvendëskryetar i KLD-së mund të jetë edhe një nga gjyqtarët që janë anëtarë të KLD-së, por me kushtin që në momentin e zgjedhjes së tij të japë dorëheqje nga detyra e gjyqtarit,” tha Krasniqi.

Ai i ka kujtuar Berishës se si e drejtonte KLD-në kur ishte president.

“Akuzat e tjera se Presidenti i Republikës ka bërë shkelje të Kushtetutës tani e më parë gjatë mandatit të tij presidencial, përveç sa u tha më lart, e merr përgjigjen direkt nga arkivi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila gjatë pesë viteve të fundit ka vendosur me të drejtë në 10 raste kundër akteve ligjore të ndërmarra në mënyrë partizane nga ana e Kryeministrit, qeverisë dhe mazhorancës parlamentare, siç janë rastet e marrëveshjes së kufijve detarë, ligjin e pronave, etj. Asnjë vendim 5-vjeçar i Presidentit të Republikës nuk është rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese dhe se, edhe në rastin e fundit, kemi të bëjmë vetëm me një vendim interpretues të procedurave të rotacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Praktika e shkeljes së Kushtetutës faktikisht është bërë nga të tjerë, duke nxjerrë akte ligjore në kundërshtim me të, duke mbajtur në sirtaret e parlamentit pa asnjë përgjigje dhe vendim siç edhe vijon të ndodhë, dekrete presidenciale për emërim në Gjykatën e Lartë, duke kryer emërime antikushtetuese në Forcat e Armatosura apo duke imponuar cënimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe zëvendësimin e drejtuesve të tyre me individë me karrierë të qartë politike e partiake.

Akuza tjetër tashmë e konsumuar se Presidenti i Republikës dhe Institucioni i Presidentit po përdoren në funksioneve të projekteve politike të ardhshme janë gjithashtu të pabaza, spekulime dhe jo serioze, sidomos kur bëhen nga individë, të cilët në kujtesën tonë publike dhe personale mbahen mend për shndërrimin real e publik të këtij Institucioni në vend-mbledhjes të kryesisë së partisë.”

15 komente në “Presidenca: Ultimatumet nga qeveria, njësoj si në komunizëm. Nënkryetari i KLD mund të jetë edhe gjyqtar”

  1. gezim says:

    Po ky maloku qe doli sot ne emer te Bamirit, pse nuk tha qe kam qene legen i Saliut kur ky ishte president. Qe si kryetar i frpd futi ne burg ish kryetarin, pastaj ngeli si legen rrugeve e mori Moisiu, pastaj nard ndoka, pastaj Bamiri.

    1. katunari i fresket says:

      Thum e mir, thpeciale fare! Thum tullum!
      O te shkretet ne ku kem perfundu! Halimi ha sup burgu dhe e lavderon me paftyresi!

      1. labi says:

        Flozofi Presidentesh….

        (Ne se nje President,largohet pa lene
        te permbledhur ne Citat,
        Karjeren e Politikaneve te vet,
        Ai nuk ka qene vertete President.
        ***********************
        (Keta jane Mojsiu dhe Topi.)
        Berisha na ka dale ufje…

        Zhurmet e politikaneve te Saliut jane si
        Pulat qe kakarrisin edhe kur nuk bejne veze
        Alfred Mojsiu

        Saliu me te vetet,
        vazhdimisht e shpallin te hapur
        Fushaten e Korrjeve,pa mbjelle asgje…
        Bamir Topi

  2. kelmendasi says:

    Pse pergjigjen nuk e jep keshilltari juridik por politik.
    Se dyti ky Presidenti te dije mire se ne KLD jane juristet dhe nuk votojne kunder kushtetutes se e ka provue te hanen por kane fillue ti ikin nga mbledhja dhe tash i i ikin prape e vec ne votofte ai vetem si E.Hoxha dikur
    Mos u merzitni nusja e ka te pamen afer thone malesoret

  3. gezim says:

    Sepse ky Afrimi e ka shok te ngushte ate qe ka propozuar Bamiri (eshte shkesi). hahahaha

  4. Arjani says:

    Zoti Bamir Topi ngelet një njëri i mirë deri sa nuk ka patur testë turpi te PKSH.

  5. agim basha says:

    Noli i madh..nuk e kishte thënë pa një bazë reale…Ti Halim/meqë s’di shkrim e këndim…/shko ministër për arësim…/-Sot foli edhe ministri i drejtësisë…për shkelje të një neni kushtetues…nga presidenti….!A thua se këshilltari i presidentit,i nderuari A.Krasniqi,nuk është një nga juristët dhe publicistët më të mirë në vend…!Por,më çudit fakti se përse u dashka të bëhet kaq zhurmë për një zyrtar të lartë të drejtësisë…kur fundja vendimet dhe gjykimet nuk mund ti bëjë dot një njeri i vetëm..qoftë ky edhe kryetari….apo zëvendësi i tij…!Apo kjo betejë për të do të thotë më shumë se një post i lartë,drejtësi në vend të padrejtësisë..Njësoj sikurse u bë me gjyqin e I.Metës…!Ka shumë gjyqe ..kjo vjeshtë që vjen…prandaj,…..!

  6. Nadia Shabani says:

    Shume mire ben Bamir Topi qe mban ate qendrim, Saliu eshte bere me keq se Enver Hoxha, vet shkruan vet vulos. I duhet nenkryetari i KLD se do te kontrolloje sistemin e drejtesis, jo se nuk e ka kontrolluar deri tani por ka hallin e zgjedhjeve te 2013, nuk iken ai gjalle ne bote nga pushteti, ai do ta fusin Shqiperine ne lufte civile se ket udhezim ka marre nga Serbia, si nuk po e kuptojne politikanet shqiptare dhe inteligjencia e gjere shqiptare, gazetare, shkrimtare, shkencetare, pedagoge e doktore. O njerez a shikoni ju se cfar po ndodh apo jo, po perseritet historia e diktatures komuniste.

  7. sherifi says:

    Ore po ku jane keto kompetencat e presidentit te republikes si mbas kushtetutes,apo e kane lene fare pa kopetenca te shkretin president per te tallur bythen saliu me shoke. po presidenti eshte edhe kryetar i keshillit te larte te drejtesise,kryetar i keshillit te mbrojtjes,keto i ka me kushtetute,pse po rri shume pasiv ky presidenti jon i nderuar kur diten per diell na del nje arben imami dhe na emeron komandant te fllotes detare kur kjo nuk eshte kompetenc e tij por e presidentit,pse nuk e propozoi per shkarkim kte imamin ky por mjaftoi me nje deklarate nga zedhendesi i tij ? na del tani dhe nje tjeter halim apo alibe dhe ne emer te berishes,per te cuar ujin ne mullirin e berishes derdellisin pa pik turpi dhe na thone biles edhe teorin qe lereni zgjedhjen e n/ kryetarit tani por le ta zgjedhi presidenti i ri.
    Mua me duket se e ka mire turqia qe presidenti jep urdher kur vjen puna edhe per arrestimin e kryeministrit apo edhe te tjereve kur vjen puna qe shkelin kushtetuten.
    tek ne kush e ka te drejte te japi kte urdher per arrestimin e berishes qe ka shkelur me dhjetra here kushtetuten ?

  8. dauti says:

    Halimi.Alibejaj,Sonila,Cupi.Pupi.Kupi,e tej me poshte e deri te Saliu duke bere zhurem per gjoja shkelje te kushtetutes te cilen vete e kane shtrire per toke dhe e kane perdhunuar dhjetra here deri ne ndryshim te kufijve te shqiperise,ne fakt kerkojne te terheqin vemendjen nga situata dramatike ne te cilen e kane katandisur Shqiperine ne te gjitha aspektet.Sepse, vendimi i gjykates kushtetuese e thote qarte qe ne se zgjidhet nenkryetar i K.L.D njeri nga perfaqesuesit e gjyqesorit ai, per ate perjudhe jep dorheqjen si gjyqtar dhe me tej me te drejten per vendin e punes si gjyqtar kur i mbaron mandati ne K.L.D…ai tere kohen e qendrimit ne K.L.D eshte anetar i tij si perfaqesues i gjyqsorit pavaresisht ne se eshte nenkryetar i K.L.D.Pretendimi i perfaqsuesve te mazhorances se nenkryetari duhet te zgjidhet nga perfaqsuesit e kuvendit ne K.L.D nuk qedron gjithashtu, sepse as Kushtetuta madje as ligji nuk e ve nje kufizim te till perdari sa thuhet se propozohet per nenkryetar njeri nga anataret e K.L .D pa bere perjashtime.Nga e tere kjo del qart se keto perpjekje te kryeministrit jane krahas te tjereve per ta vene nen kontroll edhe K.L.D.Por pavaresisht kesaj mua me duket i teperuar shqetesimi i disave qe thone se Salu e ben kete gjullurdi per te mare edhe K.L.D.Per te zbutur kete shqetesim po ju tregoj nje ngjarje ne kohen e regjimit komunist.Ne nje stervitje ushtarake taktike komandanti ju thote ushtareve rezervist se armiku qe dihet se ishte imagjinar ka pushtuar Fierin dhe i eshte drejtuar fshahtit Zhupan,detyra qe na eshte caktuar eshte te shpetojme fshatin Zhupan nga pushtimi.Nje reservist i cili sigurisht ishte i lodhur pasi kishte vrapuar gjith diten pyet komandantin.a eshte e vertete se ka rene fieri?Po_i thote komandanti.Atehere rezervist i thote _kur ka pushtuar Fierin le ta mare edhe Zhupanin por aman na le te pushojme se vdiqem…Pra kur Sali Berisha e ka shenderuar shtetin ne prone e pushtet te tij kur manipulon zgjedhje,vret njerz te pafajshem pra ka mare peng gjithshka ne Shqiperi kujt i plasi se kush vete e iken ne K.L.D. Kjo pasi kushdo qe te veje me lek ose me dhune do ti bindet sa te jete ai ne fuqi.Pra KA NJE DHE VETEM NJE RRUGE PER TE SHPETUAR SHQIPERIA DHE TE MOS PERSERITEN NGARJE TRGJIKE PER KETE VEND nepermjet votes popullore duhet larguar ai,Saliu dhe Salinjte pas tij.Cdo mas tjeter per gjasme rregullime me Saline ne pushtet eshte vetem iluzjon…

  9. GENTI VLORE says:

    BAMIR TOPI NUK ESHTE KAFSHE SI SALI SERBI

  10. riku says:

    tani e nxore tamam koken qe je komplet tradhe tare cfare kerkon ne maqedoni ata maqedonsit po shajne ti shkone atje per dite po ik mbaro punet e shtepise se ngele tap topi

  11. vladimiri shkoder says:

    TE GJITHE ANTISHQIPTARET KRIMINELET HAJDUTET MBETJET E KETIJE KOMBI ““““`JANE KUNDRA BAMIR TOPIT SHQIPTARI I VLERAVE“““““““`

  12. QAMILI SHIJAK says:

    DHELPRA KUR SE KAPTE RRUSHIN ESHTE I PAPJEKUR KJO DHELPER ESHTE SALI KRIMINELI QE NUK ARRITA TA KORRUPTONTE PRESIDENTIN E SHQIPTAREVE

  13. une says:

    Une nuk e kuptoj pse nuk del ne konference per shtyp KESHILLTARI JURIDIK i presidentit, por del KESHILLTARI POLITIK i tij!!!!
    Kaq e veshtire eshte te behet dallimi i ceshtjes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje