Berisha: Topi po shkel Kushtetutën. Opozita ka frikë nga vota

17 Prill 2012, 19:05Politika TEMA

Natyrisht që opozita ka frikë nga vota kur kryeministri i këtij vendi mendon se kandidatin më të kontestuar tijin e votojnë shumica e socialistëve, në atë nivel që nuk votojnë as kryetarin Edi Rama. Në një konferencë që zgjati mbi një orë e gjysëm, me përgjigje alla- Fidel Kastro, kryeministri sulmoi ashpër kryetarin e shtetit, duke thënë se po shkel Kushtetutën me propozimet për nënkryetarin e KLD. Berisha tha se Topi e ka kthyer institucionin e tij në një seli partiçke. Berisha tha se sondazhet i thonë se PD është 5 pikë përpara PS. Ai tha se Ramën e votojnë 40 përqind e socialistëve, por u shpreh se Lulzim Bashën e votojnë 35 përqind e socialistëve. Berisha pas kësaj tha se opozita e ka frikë votën. “Opozita ka një problem të lindur me votën, ka frikë me shumë se asgjë nga vota.”- u shpreh Berisha.

Më poshtë pjesë nga fjala e Berishës.

 

Për propozimin e Topit në KLD

Nuk ekziston asnjë ngërç midis parlamentit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ekziston një përpjekje e re për të dhunuar Kushtetutën e vendit nga presidenti, i cili e mbyll mandatin duke regjistruar akte rekord në historinë e demokracisë, të dhunimit dhe shkeljes së Kushtetutës. Të një zotërie që në konceptin më primitiv, më rudimentar, më të prapambetur, konsideron karrigen e presidentit mbi ligjin themelor të vendit. Pikërisht për këtë arsye Gjykata e Lartë mbeti për muaj të tërë pa kryetaren e saj. Pikërisht për këtë arsye këtë fat pësoi edhe Gjykata Kushtetuese. Pikërisht për këtë arsye, sepse në këtë psikologji, u shkelmua vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i kërkon kreut të shtetit të bashkëpunojë me parlamentin për emërimet e tij. Dhe tani së fundmi, i vendosur për interesa që ai i di vetë, shfrytëzoi të vetmin moment që i ka mbetur, sërish për të shkelur mbi Kushtetutën. Kushtetuta e Shqipërisë me qartësi të kristaltë thekson se KLD përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët 9 janë detyrimisht gjykatës, që zgjidhen nga trupa gjykuese e vendit, të tjerët janë personalitete ex officio dhe resti zgjidhet nga parlamenti. Kushtetuta nuk ka lënë hapësirë që trupa gjykuese të përfaqësohet nga shtatë apo tetë, është laksative që përfaqësohet nga nëntë. Kushtetuta në frymën e saj thotë se nga këta nëntë gjykatës nuk mund të zgjedhë nënkryetarin, trupës gjyqësore i ka dhënë shumicën në mënyrë që ajo në këtë ekzekutiv, se KLD është qeveria e drejtësisë, të ketë shumicën. Atëherë vetvetiu vjen pyetja se nënkryetari nuk mund të jetë tjetër veçse një përfaqësues nga parlamenti. Nuk mund të jetë ministri, nuk mund të jetë kryetari i Gjykatës së Lartë. Pra, për të gjithë ata që janë analfabetë të Kushtetutës, ose bëhen të tillë për qëllime të qarta ose të paqarta, Kushtetuta e ka përcaktuar se zgjidhet nga parlamenti. Ka mbyllur çdo derë, dritare a frëngji.

Që kur KLD është bërë me nënkryetar, ai ka qenë përfaqësues i parlamentit. Kjo me presidentin Meidani, kjo me presidentin Moisiu, kjo edhe me presidentin Topi, por që tani nënkryetari i tij i është shkarkuar. Tani pas tre precedentëve, për qëllime obskure, të padenja për një zyrtar, ky do të përmbysë përcaktimin e Kushtetutës, do të përmbysë e Gjykatës Kushtetuese, do të përmbysë precedentin. Don ta mbyllë mandatin me nja akt si ky. Nuk ka përplasje mes mazhorancës dhe presidentit, ka një qëndrim absolutisht të papranueshëm ndaj Kushtetutës, ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj precedentit të vendit.

 

Për ndryshimet në qeveri

Paraardhësit e mi e shndërruan qeverinë në hipodrom, për të mos thënë në një stallë hipodromi ku i shalonin kuajt me radhë. Dhe i dhanë vendit 74 ministra, kryeministra, zv/kryeministra sa që unë në Parlament më duhet kohë t’u kujtoj postet dhe funksionet. Unë jam stili tjetër. Nuk e kam stallë hipodromi. Kabinetet nuk janë kuaj, por janë postë të rëndësishme, të larta ekzekutive për t’u ushtruar me përgjegjësinë më të madhe ligjore. I përgjigjesh ligjit dhe programit të qeverisë, je i sigurt në punën tënde dhe nuk të kërcënon as pasioni për koka turku, as dufet apo kimizimi i këtij apo atij ndaj teje. Besoj se ministrat, një zyrtar duhet të vlerësohet mbi bazën e meritës. Qeveria kaloi testin më të shkëlqyer në majin që kaloi. Mori 142 mijë vota më shumë se koalicioni i të shkuarës. Bëri Tiranën me kryetar të ri, me ekip të ri, për herë të parë mbase qytetarët po shohin në sheshet e tyre lule. Dhe më bëjnë sms s’na besohet se ku jemi.

 

Për sondazhet

E dini ju, sipas sondazheve PS ngelet pesë pikë pas PD. Ramën e votojnë vetëm 40% e socialistëve. Sali Berishën 90% e demokratëve. 35% e socialistëve votojnë Lulzim Bashën. Por unë merrem me votën, mendjen dhe zemrën e qytetarëve shqiptarë.

 

Për ngjarjet në Kosovë e Maqedoni

Është krim i shëmtuar vrasja e peshkatarëve. Por e shëmtuar dhe e papranueshme është projeksioni me akuza kolektive. Autorët duhet të dalin para drejtësisë e të marrin përgjigjen më të merituar. Paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë janë interes jetik kombëtar i shqiptarëve dhe nuk lëshojmë nga ky pozicion. Kufijtë aktualë janë interesi më i mirë kombëtar i shqiptarëve. Përsa u përket zhvillimeve në veri të Kosovës, kemi të bëjmë më rikthim të praktikave tipike të kohës së Millosheviçit. Dy policë të shtrirë dhe të lidhur si armiq, një akt terrori ndaj një qytetari dhe familjes së tij. Në serbi ka një periudhë elektorale, por kjo absolutisht nuk mund të justifikojë këto qëndrime ataviste. Ndaj dhe uroj dhe shpresoj që marrëveshja e arritur në Bruksel të zbatohet në interesin më të mirë të Prishtinës dhe Beogradit. Vlerësoj faktin që Beogradi hoqi dorë nga zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicës. Problemet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë janë dhe ato në përputhje me të gjithë dokumentet ndërkombëtare në interesin e qeverisë shqiptare.

 

Për një nismë të mundshme shkarkimi për Topin

Nuk do të ketë nismë shkarkimi për Topin, për arsye se muajt e fundit regjistrojnë standardet më të papranueshme për atë institucion ku çdo ditë bëhen mbledhje partiçke. Imagjinoni ju institucionin e parë të vendit që është shndërruar në një partiçkë të vockël duke u përpjekur me krijue mbështetës në mënyra nga më të ndryshmet. Dhe e garantoj zotin Topi se deri ditën që t’i bëhet ceremonia e kalimit të pushteti do të jetë i qetë përsa i përket kësaj mazhorance.

 

Për presidentin e ri

Padyshim që do të ketë konsultime me koalicionin, por edhe me opozitën. Nuk e përjashtoj fare. Presidenti do të jetë një nga personalitet e shquara të Partisë Demokratike, kandidati. Faleminderit për korrigjimin. Por jo të jetë pa parti, as i majtë as i djathtë. Ai që e reklamoi këtë (përtej të majtës e të djathtës) për dy vjet rresht e harroi.

Opozita e bëri provën dhe në fund nuk ia mbajti të votonte. Solli Vishën e zgjodhi sipas kritereve që e gjykoi vetë çfarë ndodhi në fund më thoni ju mua? Të votohet pa firmë, kjo nuk mund të ndodhë.

14 komente në “Berisha: Topi po shkel Kushtetutën. Opozita ka frikë nga vota”

  1. vetem SALIU ka te drejte ta shkeli me dy kembe kushtetuten

    1. Deda nju jork says:

      Ti do terhiqesh zvarre me keq se Gedafi!
      vete miqte e tu do te bejne hasha sapo te rrewshkase kemba.
      TRADHETOR!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

      1. Vlora says:

        o mbushe breket o sali berisha ske me ku shkon…..

  2. LORA says:

    Rumpalle dhjeramani.
    Lajm i mire eshte pozicionimi i Presidentit te Republikes,qartazi ne anen e interesit te shqiptareve e te Shqiperise.

  3. adi78 says:

    or dallkauk psiqik ti topit nuk i vjen as ke maja e penisit nuk krahasohesh ti me topin o i cmendur kushtetuten ti e ke bo tamon si prostetute po ishalla pac fatin e cau sheskut te clirohet i here e mire shqiperia, sa per bashen mund ta votojne duke i vjellur ti votat se me vote te lire nuk takon ne top fare or vocidol shpellash po surrati jot i qelbur nuk e lejon shqiperine te integrohet si gjithe vendet e tjera nuk ke kellqe ti te besh votim te paster se e dine qe ta cajn prapanicen nuk ta fusin ne pordhe fare or i cmendur qe e ke percare shqiperine fare…

  4. i semure says:

    ky vetem veteriner mund te beje,ose me mire hajvanolog

  5. alban says:

    Kush ka kohe te merret me budallalliqet tuaja.Dashka pergenjeshtrim per hamendesimet e veta.Po te gjuash cdo qen qe leh me gure,nuk do ngelej gure ne Tirane.

  6. mirakell says:

    saliu eshte ,this is mirakell,.

  7. Teta says:

    Po cfare ka ky qen plak qe lef per kushtetuten .A e dini o njerez qe ky kur ishte ne opozite nuk e njifte dhe pranonte kushtetuten e vendit.E tani ky i rrjedhur ben be e rufe per koke te kushtetutes.Ik more palaco se na nxive ekranet e televizorit dhe na trembe kalamajt.

  8. ARESTOJE says:

    kape per xhelesh e fute mrena ,HORIN E BULEVARDIT,.KUSH VRET e kush eshte HOR

  9. Dike Mullai thote- says:

    Pas ngjarjeve tragjike te viteve ’97-’98, “TRIM-AZGANI” Berisha erdhi ne Vlore. Ne sheshin e Flamurit, para Monumentit te PAVARESISE, ai i MBUSHI BREKET! Trup-roja qe e rrethonte, NDJEU eren e keqe!!! Me nje here e ngriten “HOPA”, e futen ne makine. Pasi kaluan Uren e Mifolit, ne Levan, e pastruan, i nderuan breke e pantallona dhe vazhduan udhetimin per Tirane. Ky eshte nja nga shkaqet pse ai kerkon t’a ndertoje Monumentin e Pavaresise ne Tirane (?!)

  10. Agimi, says:

    C’na ka gjet ne me k’te…c’na ka gjet.

    Do soset durimi dhe do kapim hujt.

  11. timo says:

    Të gjitha këto që Saliu thotë janë ato që nuk i ka bërë e që nuk i bën kurrë.

  12. Ivani i madh says:

    shyqyr qe kemi ku te shkruajme e te nxjerim dufin se sheshe e drejtues per te na bashkuar e protestuar i ka mare lumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje