Korçë, 17-vjeçarja greke ndalohet për të hyrë në Shqipëri që të takojë të dashurin shqiptar

18 Prill 2012, 10:46Politika TEMA

Lajmet e ndalimit të hyrjes së shqiptarëve ilegalisht në Greqi, kanë qenë të pafundme këto 20 vite. Por, edhe shtetasit grekë mund të ndalohen të hyjnë në Shqipëri, nëse hyjnë ilegalisht.

Kjo gjë ka ndodhur me një vajzë 17-vjeçare, e cila është ndaluar ilegalisht ndërsa hynte në Shqipëri, për shkak se takonte të dashurin e saj shqiptar.

“Një 17-vjeçare greke është ndaluar nga policia shqiptare në Kapshticë pasi kishte kaluar kufirin shqiptar ilegalisht për të takuar të dashurin e saj 20-vjeçar nga Vidohova e Devollit,” thuhet në një njoftim të policisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në stacionin e Policisë kufitare Kapshticë u shoqërua nga strukturat e policisë së Komiasariatit të Devollit shtetesja greke me iniciale M.I, 17 vjeçe, banuese në Revan-Kostur.

Sipas policisë, 17-vjeçarja duke pasur një lidhje dashurie me shtetasin E.M, 20 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, i cili ishte i punësuar në familjen e saj në Greqi. Ajo ka shfytëzuar afërsinë midis dy fshatrave kufitare dhe ka hyrë në territorin shqiptar dhe konkretisht në fshatin Vidohovë nëpërmjet kufirit në rajonin e piramidës 48.

“Për 17-vjeçaren u dha urdhri i largimit dhe iu hoq e drejta e hyrjes për në territorin shqiptar për një vit”, thuhet në një deklaratë të policisë.

13 komente në “Korçë, 17-vjeçarja greke ndalohet për të hyrë në Shqipëri që të takojë të dashurin shqiptar”

  1. brejvik says:

    I paskan dhene “espuls” nje 17-vjecareje !!!!!
    Ky (me nder) shtet

  2. anticensurë says:

    çfar lajmi përbën ky fakt?ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe e kanë këthyer pas!?e pastaj???është normale që në rastin e kësaj vajze të kalohet kufiri në pikën e caktuar!është tjetër gjë kur është folur për kalimet e paligjshem të emigracionit!ata kanë qënë të detyruar nga nevoja!kalimi i kësaj vejze është thjeshtë nga mëndjelehtësia!është njësoj si të kalosh autostradën ku të teket dhe jo në pikat e lejuara për kalim!mund të kesh shans që të shpëtosh por dhe mund të biesh nën rrotat e makinës!

    1. Nevojtari says:

      Po edhe kjo nga nevoja e ka bere qe ka kaluar kufirin , se ka pasur hall zemre , porse nuk eshte lajm per te dhene

  3. kristo says:

    shtet i pjerdhur thuaj

  4. Erald says:

    Sa bukur ky eshte reciproke i drejte me ndalimin e gjyqtarve tane ne kufi.

  5. salistalin says:

    Policet bulldum cengele shqiptare, ne vend ti bien gomarit i bien samarit. Keshtu eshte kur professionalizmi mbytet nga dhjarizmi me 8 klase shkolle.

  6. bledar says:

    eshte lajm se filluan greket te perpeliten

  7. Xha Barka says:

    Se mos i heqin dhe te drejten e punes per 5 vjet kesaj grekes!!??
    hajde gallate hajde…

  8. APOKALYPSIS says:

    Ajde lajm ajde!! Paskan kapur nje kontrabandiste te dashnise qe paska shkelur kufinin allbvan!!
    Sa e zonja kjo poullicia albvaneze he he he he !!!

  9. Dasareti says:

    Gjeja tjeter qe kane bere gabim policia shqiptare,eshte se ata,nuk kane marre informata te sakta se,kjo vajza mundet te jete edhe Shqiptare dhe jo greke.Per arsyeje se,ai katund Revan(shume afer kufirit”Londonez”shqiptaro-grek)ka qene i banuar 100% nga shqiptare.

  10. Selo says:

    Po ku ka polici ketu. Kushedi kush e ka spiunuar se po te jete per policine e leshit ketu nga mali kalon cte duash. Dhe tren po te kete rruge.

  11. 'kodoshi' says:

    aaaaaaaa po cjane keta polic keshtu? po lereni mor te uruar ta palloj mire e mire ky devolliti yne kete cucen..(he me te pifsha dolline jo!!!!!),qe te ngrihet nga ana e anes ajo cupa e botit dhe te kerkoje amoren e saj patjeter qe do kete ndonje ‘kusur'(hi hi hi)ky hunderri i devollit…nejse nuk ka shum faj policia,thjesht eshte ligji qe nuk lejon nen moshen 18 v dhe te pa shoqeruar te kalosh kufirin,me llogjike edhe ata i kane dhene 1 vit ‘apelasi’ asaj cupes qe te rritet dhe pastaj te vij ketu te lala…pra tek hundpoci i devollit,me duket me llogjike ky veprimi i policise,nuk ha mut kot policia,i njohin mire rregullat ata..

  12. Dani says:

    Very sad to hear something like this. Po tju kishin dhan expuls te gjith shqiptarve si kan shku ilegalisht ne greqi ishte ba nami, po shqipria nuk ka shtet as ligje veç koruptim e mash trim e dhun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje