Aleanca KuqeZi kritikon vizitat e shpeshta të Topallit jashtë vendit dhe i kujton asaj se është në pushtet prej 15 vitesh, pasi ka qenë 8 vite nënkryetare e Kuvendit. Sipas AK, Topalli merr edhe familjarë në vizitat e saj ekzotike
Aleanca KuqeZi ka reaguar pas vizitës së fundit të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në Japoni.
“Brenda një kohë të shkurtër spikerja e parlamentit ka udhëtuar me dhjetëra herë jashtë Shqipërisë duke shpenzuar me qindra mijëra euro për një funksion që kryhet dhe duhet të kryhet nga ministri i jashtëm.
Aleanca KuqeZi e mirëkupton dëshirën dhe pasionin e kryetares së Kuvendit për të udhëtuar në përtej kufijve, por njëkohësisht ka detyrimin t’i bëjë me dijë mbarë qytetarëve shqiptarë se të gjithë udhëtimet e spikeres së parlamentit paguhen nga buxheti i shtetit, pra, me taksat e qytetarëve shqiptarë,” thuhet në deklaratën e AK.
Më tej theksohet me ironi se Topalli kështu nuk mund të bëhet presidente pasi ka 10 vjet që nuk jeton në Shqipëri.
“Aleanca KuqeZi i kërkon spikeres së parlamentit që të lejojë ministrin e jashtëm të kryej detyrën e tij në përmbushje të misionit diplomatik i cili është mbivendosur nga aspirata e znj.Topalli për të qenë ministre e jashtme. Por sipas gjasave, spikerja e parlamentit aspiron edhe për postin e kreut të shtetit shqiptarë. Aleanca Kuqezi i kujton zonjës Jozefina Topalli së një nga kushtet për tu zgjedhure President i Republikës është që minimalisht kandidatet duhet të kenë jetuar të paktën 10 vitet e fundit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Zonja Topalli gjatë dy viteve të fundit ka qëndruar më shumë në ajër se në tokë”.
Sipas AK, Topalli merr në udhëtimet e saj edhe familjarë.
“Aleanca KuqeZi i kërkon zonjës Topalli që të mos kapërcejë kompetencat e saj që lidhen me spikerimin e seancave plenare dhe të mundohet të kursejë paratë e taksapaguesve shqiptarë, ekonomia e të cilëve jo vetëm që është në krizë por ajo shumë shpejt do të krahasohet me krizat e vendeve të rajonit. Nga të dhëna jo zyrtare mësohet së në çdo udhëtim të saj zonja Topalli shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga jo më pak se 7 persona, brenda të cilit në të shumtën e rasteve përfshihen edhe familjarë dhe të afërm të zonjës Topalli. Aleanca KuqeZi kundërshton gjithashtu me forcë shpenzimet e spikeres së parlamentit e cila është e vetmja që shoqërohet me dhjetëra policë e roje, të cilët paguhen nga taksa-paguesit shqiptarë dhe makinat e të cilëve shpenzojnë karburant pa kriter.”
Sipas AK, Topalli ka 15 vjet në pushtet. “Aleanca KuqeZi i kujton mbarë opinionit publik së zonja Topalli qëndron në karrigen e pushtetit prej 15 vitesh, ku si fillim ajo ka qenë nënkryetare e parlamentit për 8 vjet dhe, prej 7 vitesh, qëndron dhe shfrytëzon me forcë dhe pa kriter karrigen e kryetares se parlamentit. Aleanca KuqeZi i premton mbarë opinionit publik së kufizimi i mandateve, si nismë e kuqezinjve është e vetmja zgjidhje për të rifreskuar klasën politike shqiptare e cila është kthyer në veglën personale të pushtetarëve të sotëm, një prej të cilëve është edhe zonja Topalli.”
populli me votoje, dhe me LEKET e popullit po shkoje. jo vetem familjen por edhe fisin po te dua marre.
PO burri i Jozit jo vetem qe shkon me te kudo por a ka kuptim ore njerez qe dhe ne takimet zyrtare qe ben Jozi fut edhe burrin e saj. Po a mund ta dime si e prezanton tek te huajt ???? me cfare statusi ai merr pjese ne takimet zyrtare ???? Po ja vajti ne Japoni dhe takoi homologun dhe askend tjeter po per cfare ????
Aleanca e ka gabim ,Topalli mund te behet presidente , dhe eshte shume e afte , natyrisht ajo eshte shume partiake , por eshte edhe patriote –Nuk eshte si kauret e PS-se
Burri i Jozit shume mire ben qe vete me Jozin — I shoqi do shkoje me gruan
Te fort jeni ju te AKqZi-së!!!!!
..Se ky eshte difekti kryesor i Topalles, fakti qe udheton shum jasht shetit…
Sa qesharak jeni mor burra “Patriota”…
Ne fakt ajo nuk permbush kriterin Kryesor Kushtetues “Perfaqesimin e unitetit te populli”… sepse eshte simboli me i madh i ndarjes, i krahinizmit, i perdorimit te gjuhes se urrejtjes….
Ndersa Ju AKqZi-stat ju ben pershtypje vetem udhetimet e saj…. dhe hajde tu besosh ju-ve o “Patriota” te “Miredukuar”……
je e papare….hahahaha…me njerez qe mendojne ne kete menyre, shqiperia do te shkoj larg…po shume larg…mbrapa diellit
Pyeteni kreshnikun pse shkoi ne france me leket e KLD? se mbase na del ndonje koncert ne vend te takimeve.
ak ka ngritur cadrat e rekrutimit ne Vlore,jane per te ardhur keq
po pse me batuta dhe ironi doni te beni politike ju? ndonje gje konkrete keni? nese jo ik e bejini fresk saliut
o ilir uk dhe dizenjatorja: merruni me fjale ju se ne nuk na prishet puna. ne po denoncojme cdo vjedhje dhe abuzim te qeverise dhe kujtedo qe abuzon me te drejtat e shqiptareve. ne duam nje shqiperi tjeter, kjo qe keni eshte fiks per ju, sahanlepires dhe militante qe edhe pa buke te jeni i beni fresk teseres se partise. Po te ishit ndryshe ju kush e di ku do ishim ne. Turp per ju
migen o qorr une kam 17 vjet qe sjetoj me ne ate vend te ndyre me idote si puna jote qe thua “ne” per ak e spahiut te saliut. juve e meritoni te jetoni ashtu se jeni naive e te trashe. sa per mua une besoj se vetem edi rama do sjelle ndryshim dhe cdo vote qe nuk shkon per te do shkoje per saliun. sa per denoncimet e zarit kreshnik ai nuk e hapi gojen kur padroni i tij sali shiti detin hapni syte sa nuk eshte vone per ju mjerane te genjyer.
Epse te mos behet presidente, cfare kane ata te tjeret me shume se ajo,apo nuk e doni se eshte veriore, te pakten sa me shum bese e burreri se sa nga zona e jugut te pakten ka, dhe per mendimin tim vetem asaj i takon te jete presidente se sa fotos nanos, Prandaj shkodres i takon qe njeqind vjetori i pavarsise ta nxjerre nga gjiri i saj nje president.
Ore Beni ore djale, po pse i jep ngjyra diskriminimi apo nuanca qe nuk i ka ky artikull. Po c’rendesi ka nga shkodra, nga veriu apo nga jugu.
Po te qe jozefina grua e mencur po te behej presidente , po ajo eshte nje cope debile e injorante.
Po e ke pare si flet mo? po pse jozi eshte e vetmja femer e zgjuar qe te na prezantoje? P{o Jozi s’di te krehe floket eveta mo jo te behet presidente. Jozi sdi te flas shqip, sdi te flas me etiken qe i takon.
Po jozi eshte turpi i Shqiperise mo me gjithe koleget e saj te Pd mesilrat , majlindrat etj etj… Po pse keto jane femrat Shqiptare???
Po shqiperia ka femra te zonjat e burra te mencur .. madje edhe ne Pd po Saluku nuk i le te dalin ne krye e te flasin.. se eshte monist e rrangalle e vjeter…
Pastaj te qe cte qe Jozi na ka merzitur… po na dhembin syte…
ik aman me gjithe te…miletit po i merzitet gruja qe e kane me kuror , jo me Jozi e Berisha qe dalin perdite ne Tv… qe na jane bere si rob shpi tu japim nje pjate gjelle..
“Aleanca KuqeZi: Topalli s’mund të bëhet presidente, ka 10 vjet që jeton më shumë jashtë se në Shqipëri”
është i jashtzakonshëm naiviteti i slloganeve të kresho sphiut!
mor po lodhen shumë për ti gjetur këto sllogane këta njerëz???dhe një fëmij 10 vjeç do të turpërohej për slloganet e ramës dhe kreshos!këta janë debilë të lidur!
të paktën nuk është faji i tyre!
Keta kujtojne se pse thane keshtu Jozin dhe Saliun s’do ti zere gjumi. S’ke ça te besh, Albanistan hesapi….
Me Parti pa baze se kjo Kuq e Zi nuk kemi pare deri tani. Parti pa bosht dhe pa koncept. Parti me njerez qe fluturojne me pras nga mbrapa.
Mjaftojme te lexojme idiotesite qe keta shprehim dhe e kuptojme se me cfare partie kemi te bejme. Eshte nje Parti satelite e PD-se dhe po ecen sipas direktivave te Saliut.
Parti leshi!!!
TE NDERUARE KOOPERATIVISTE,SHQIPETARE BREZI IM KUJTONTE ME NOSTALGJI,KOOPERTIVISTEN E TENISTEN E NJHOHUR LENKA CUKO,E CILA NGA KATUNDI I LUSHNJES U BE DREJTUSE E KOOPERATIVES,POR NOSTALGJIA U SHUAJTE,SEPSE LINDI JOPEMPINA-POMPALLI,NJE BALERINE E VERTETE E KOOPERATIVES O FERMES SHKODRANE.
kufizimi i mandateve te politikaneve, kjo eshte nisme vertet serioze!
Ja 55 Skandalet e qeverisë BERISHA nga Viti 2005-2011
Publikuar Sot me , 09 – 04- 2012 | Mon |
10:20 AM
Bilanci i qeverisë Berisha në gjashtë vitet në pushtet 2005-2011 është një bilanc skandalesh, vrasjesh, videosh seksuale dhe korrupsioni, përvetësimi i pasurive publike, sulmesh denigruese me epitetet si; lavire bulevardi dhe horr bulevardi. Sulmet ndaj gjyqësorit, pandëshkueshmëria, uzurpimi i institucioneve të pavarura, vjedhja e hapur me tendera, mungesa e transparencës dhe korrupsioni qeveri, janë kthyer në një normalitet gjatë gjashtë viteve të sundimit të Berishës. Shpërthimin tragjik i Gërdecit pa dyshim mbetet njolla më e zezë për qeverisë Berisha, ku korrupsioni shtetëror u mori jetën 26 personave dhe plagosi rreth 300 të tjerë. Më vonë rezultoi se në këtë skandal ishte përfshirë edhe djali i kryeministrit Berisha. Më tej skandalet vijojnë me skandalin seksual të një ministri në kabinet e më pas me marrëveshjen sekrete nënshkruar me Greqinë për “vijën bregdetare”.
Aferat vijojnë me trafikun e armëve dhe më vonë vjedhje e zgjedhjeve të 2009. Marrëveshja për importin e plehrave ishte një tjetër skandal i kësaj qeverise. Të gjitha këto afera kurorëzohen me video-skandalin e Ilir Metës dhe me masakrën e 21 Janarit, ku Garda e Berishës ekzekutoi katër qytetar të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë.
Skandalet e qeverisë Berisha nga Gërdeci
1. Shtator 2005. Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
2. 5 Prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: “Ti e ke idhull Enverin”. Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.
3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë. Më pas emërohet në diplomaci.
5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.
6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
7. 15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
8. 28 Shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjës. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.
9. 25 Prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.
10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.
11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.
12. 15 Korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99
13. 18 Korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.
14. 29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
15. 8 Shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.
16. 15 Shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.
17. 18 Shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.
18. 28 Shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.
19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.
20. 1 Nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s’duam të ndryshojmë mandatin
21. 6 Nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.
22. 14 Nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.
23. 7 Dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.
24. 10S 2008: Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.
25. 15 Mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi Mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën “Trans Digging”, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.
26. 28 Mars 2008: Publikohet artikulli i New York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.
27. 2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
28. 8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.
29. 5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.
31. 11 Korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.
33. 1 Gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim
34. 13 Gusht 2008: Filmohen plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.
35. 26 Gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skandali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.
36. 13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
37. 5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.
38. 1 Shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.
39. 23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. “Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t’u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi”, – tha kreu i Financave.
40. 26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
41. 16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për “dosjet”: shkelet kushtetuta
42. 29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
45. 29 Prill 2009: Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas koordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.
46. 12 Maj 2009: Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.
47. 28 Qershor 2009: Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët. Po hapjen e kutive, që e kërkoi opozita për dy vite, qeveria do ta bënte pas 8 Majit, kur u hapën kutitë për të shpallur fitues Bashën në Tiranë.
48. 27 Nëntor të 2009: Kryeministri Berisha del jashtë kontrollit. Hedh akuza të ulëta ndaj Edi Ramës me karakter personal dhe familjar. Berisha theksoi se Edi Rama është mjekuar 10 vite për skizofreni dhe është homoseksual. Po ashtu Berisha akuzoi Ramës se i është futur në shtrat Dash Pezës.
49. Korrik 2010: Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
50. Janar 201: Publikohet video-skandali i Ilir Metës, i cili shfaqet duke i kërkuar favore Dritan Priftit, për koncesione, leje minerale dhe punësimin e miqve të tij. Skandali Meta tronditi shoqërinë shqiptare dhe prodhoj masakrën e 21 Janarit.
51. 21 Janari 2011: 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë.
Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Vetë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit reagoi, duke i bërë thirrje qeverisë të lejonte zbatimin e urdhrit. Ndërkohë Berisha sajoi edhe një komision hetimor, me qëllim për të bllokuar hetimet.
52. 22. Janar 2011: Për vrasjen e tre demonstruesve, të cilët ndërruan jetë që më 21 janar, Prokuroria e Tiranës lëshoi gjashtë urdhër-arreste për drejtues dhe punonjës të Gardës së Republikës, por policia, duke u mbështetur nga Kryeministri i vendit dhe ministri i Brendshëm, nuk ka pranuar t’i zbatojë. Pavarësisht se fillimisht u tha se urdhrat kishin lapsuse, ato u rregulluan menjëherë nga grupi hetimor, por sërish nuk u zbatuan nga policia. Madje, disa nga drejtuesit e Gardës u paraqitën në polici për t’u marrë në pyetje vullnetarisht, por kur atyre iu kërkua të dorëzojnë armët, nuk pranuan, kështu që prokurorët e çështjes vendosën të mos i marrin parasysh dëshmitë e tyre. Kryeprokurorja Ina Rama, duke gjetur edhe mbështetje të ndërkombëtarëve, ka kërkuar herë pas here ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, pasi do të ndihmonin në ecurinë e hetimeve.
53. 28 Janar 2011: Kryeministri Berisha e quan kryeprokuroren Ina Rama lavire bulevardi dhe puçiste pa të ardhme. Po ashtu Berisha thekson se Bamir Topi është puçist, ndërsa kreu i SHISH organizator i grushtit të shtetit. “Ju garantoj se ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër më falni për shprehjen veçse horra e lavire bulevardi. Tregojnë se janë hienat e prapaskenës se puçit të rrugës për të cilin duhet të merreshin jetët e burrave fëmijëve e vëllezërve tuaj. Ata të cilët mendojnë se në strofullin ku janë do të mund të vazhdojnë këtë veprimtari i garantoj se i pret ai fund që meritojnë. Thuaju shqiptareve me çfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi, kush ta dha porosinë të deklarosh se nuk është bere padi për dhunim të institucioneve kushtetuese. Duhet të shpjegosh cili të urdhëroi nga të erdhi ky urdhër. Mashtrove edhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë e me mik të shqiptareve në botë”, u shpreh Berisha.
54. 12 Korrik 2011: Gjykata e Lartë rrëzon dy akt-ekspertimet e videos Meta-Prifti, duke pranuar një nga gjashtë kërkesat e avokatëve mbrojtës të ish-zv.kryeministrit. Në arsyetimin e saj gjykata tha se pranon kërkesën paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht të akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar, Adrian Philips. Ky ishte skanoi më i rëndë i drejtësisë shqiptare. Po ashtu, në Nëntor të 201, Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar që video Meta-Prifti t’i bëhej një ekspertizë e re, pasi përfundimet e tre ekspertëve shqiptarë janë jo profesionale. Kështu, gjykata ka lënë në fuqi ekspertizën e tre ekspertëve shqiptarë, sipas të cilëve, video Meta-Prifti nuk është origjinale.
55. Shtator 2011: Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkë me bashkëshortin e saj, Guvernatorin Ardian Fullani, janë fotografuar teksa hynin në vilën e të pandehurit Ilir Meta në Gjirin e Lalzit. Zonja Fullani, anëtare e trupës gjykuese për çështjen e skandalit Meta, e ka pranuar në heshtje ekspozimin pro Ilir Metës, duke vënë në plan të parë karrierën e burrit. Ajo vijon të mos sqarojë vizitën në shtëpinë e të pandehurit Meta. Kjo lë të kuptosh se zonja Fullani ka marrë hapur përsipër pafajësinë e Metës nëpërmjet shkatërrimit të provave, në këmbim të riemërimint e burrit Guvernator, me anë të votave të LSI në Kuvend. Vizita e çiftit Fullani në vilën e Metës në Gjirin e Lalzit, konfirmon qartësisht konfliktin e interesit si dhe pazarin për mbylljen e gjyqit. Lobimi i zonjës Fullani për të shkëmbyer nderin në gjykatë për Metën me riemërimin e burrit Guvernator, ka rritur shqetësimin se mos prokuroria kërkon tërheqjen e saj nga trupi gjykues si njeri me konflikt interesi. Por me sa duket, organi i akuzës është implikuar në manovrat e Gjykatës së Lartë për të shpëtuar Metën.Në gjashtë vite qeverisje Berisha ka shpenzuar mbi 2 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve për imazhin e qeverisë. Aferat korruptive, 37 mijë largime politike nga puna, Gërdeci, afera me Durrës-Kukësit, shitja e detit, manipulimi i kombësisë, vjedhja e zgjedhjeve, aferat me pronat dhe 21 Janari, nuk janë “sukseset” e vetme të qeverisë Berisha në këto gjashtë vitet në pushtet. Shpërdorimi i parave të taksapaguesve shqiptar për të përmirësuar imazhin e qeverisjes së degraduar, është një tjetër histori e zezë korrupsioni e partisë në pushtet. Duke filluar që nga vitit 2006 qeveria Berisha ka blerë sistematikisht mbështetjen e ndërkombëtarëve me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kryeministri Berisha ka paguar lobistët e diktatorëve arabë, me qëllim që këta të fundit të lobojnë pro pushtetit të tij dhe kundra opozitës shqiptare.
Po ashtu Berisha ka pagur miq të tij me influencë në qarqet ndërkombëtare në këmbim të lobimit në favor të interesave të qeverisë. Po ashtu Berisha bleu në Francë gjashtë helikopterë me 80 milionë euro për t’i dhënë dorën kryeministrit francez. Praktika e shpërdorimit të buxhetit për imazh zë fill në vitin 2006, kur qeveria aktuale shpërbeu me 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes. Dy vitet më vonë, në prill të 2008, qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira. Po ashtu, në prill të 2008, qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
Lobimi për NATO-n
Qeveria Berisha ka shpenzuar mijëra dollarë për të lobuar tek Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Bruksel për anëtarësimin në NATO dhe në BE. Kontrata më e bujshme lidhet me firmën ‘Ridge Global’, LLC në vitin 2007. Sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë amerikane, rezulton se në vitin 2007, kjo firmë, që përfaqësohet nga Tom Ridge, ka përfituar nga qeveria shqiptare shumën prej 479.973 dollarësh amerikanë. Kontrata lidhet me faktin e konsulencës dhe e ndihmesës së qeverisë shqiptare në lidhje me procesin e anëtarësimit në NATO. Kontrata me Ridge është ndarë në dy pjesë, në 160.000 USD dhe në 319.973 USD. Ato kanë përkatësisht datat 11.01.2007 dhe në 29.11.2007. Nga kjo shumë e ofruar rezulton se Tom Ridge ka shpenzuar në total 120.526 USD për kryerjen e lobimit të Shqipërisë. Pjesa tjetër e parave të taksapaguesve shqiptarë ka shkuar në xhepat e firmës amerikane lobuese.
‘Patton Boggs’
Pas përfundimit të kontratës Ridge Global’, LLC, qeveria Berisha nëshkroi kontrata me kompaninë amerikane ‘Patton Boggs’ për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA si dhe për mbuluar imazhin e një qeveri të korruptuar dhe të zhytur në afera tronditëse. Në fund të 2009-ës, ministri Pollo kërkon shërbimet e firmës lobuese amerikane, pasi e informon atë, se për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme nga programi i pragut, qeveria është informuar se Shqipëria është në nivel të përshtatshëm për të aplikuar për një marrëveshje të plotë me korporatën e sfidës së mijëvjeçarit. Kompani pranon ta kryejë këtë shërbim në këmbim 200 mijë dollarëve. Pattom Boggs është regjistruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë si firmë lobuese dhe bashkëngjitur edhe një letër të ministrit Genc Pollo, ku palët angazhohen për bashkëpunim.
450 mijë USD të tjera
Disa javë më parë, qeveria shqiptare miratoi një shumë prej rreth 200 mijë dollarësh nga fondi i saj rezervë për të përballuar shpenzimet për shtesën e angazhimit mes këshillit të ministrave dhe studios ligjore Paton Boggs. Patton Boggs ka bërë disa kontrata me qeverinë shqiptare, njëra prej të cilave është marrja e saj si konsulente ligjore për privatizimin e ARMO-s. Më pas, sipas njoftimeve zyrtare në 2010, Pattom Boggs u kontraktua sërish nga qeveria shqiptare me rreth 240 mijë dollarë, si konsulente për privatizimin e Albpetrolit, gjë që ende nuk është finalizuar.
Pagesat
2006, qeveria shpërblen me 250 mijë euro Jean Paul Carteron
2008, qeveria paguan me 300 mijë euro për spot turistik në CNN
2007, qeveria paguan me 500 mijë dollarë firmën amerikane ‘Ridge Global’, LLC
2009, qeveria paguan me 200 mijë dollarë kompaninë lobuese amerikane Patton Boggs
2010, qeveria paguan me 240 mijë dollarë kompaninë lobuese amerikane Patton Boggs
2011, qeveria paguan me 200 mijë dollarë kompaninë lobuese amerikane Patton Boggs
Ja kush është Patton Boggs
Firma lobuese amerikane Patton Boggs, së cilës Berisha i dha 200 milionë lekë, ka një histori të zezë në SHBA, Kosovë, Shqipëri dhe vendet arabe. Në Republikën e Kosovës ajo kreu disa kontrata lobuese për një vizitë të Kryeministrit Thaçi në Uashington. Në 5 nëntor 2010 Qeveria e Kosovës e ndërpreu në mënyrë të një anshme kontratën me Patton Boggs. Në Shqipëri Patton Boggs së paku që në vitin 2008 u angazhua në kontrata këshillimi, avokatie e lobimi. Kështu për ndihmesën e dhënë në privatizimin e Albetrolit ajo dhe firma shqiptare e avokatisë Zaho Kosta Tashko përfituan 244 000 USD. Në vitin 2010 u fol për një kontratë qeveritare me Patton Boggs me vlerë 5,5 milion lekë të reja në muaj. Marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me firmën në fjalë vazhduan edhe në vitin 2011. Një nga pjesëtarët e firmës Patton Boggs është edhe Frank G. Ëisner Jr. Qenia pjesë përbërësve e Patton Boggs e një individi si z.Ëisner ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë përfiton Shqipëria nga kryerja e pagesave të majme me para publike për të tillë personazhe.
Pollo, ndërmjetësuesi i pazarit me firmën lobuese
Ministri i Teknologjisë Genc Pollo i ka dërguar një letër firmë lobuese Pattom Boggs, së cilës i kërkon bashkëpunim. Pollo mësohet se ka qenë ndërmjetësuesi i Berishës, për të kërkuar ndihmën e kompanisë sa herë që qeveria ndihej dobësuar. Në fund të 2009, ministri Pollo kërkon shërbimet e firmës lobuese amerikane, pasi e informon atë, se për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme nga programi i pragut, qeveria është informuar se Shqipëria është në nivel të përshtatshëm për të aplikuar për një marrëveshje të plotë me korporatën e sfidës së mijëvjeçarit. Për këtë arsye, Pollo thotë në letrën e tij për drejtuesit e Pattom Bogss se qeveria kërkon asistencën e firmës për ta ndihmuar të sigurojë marrëveshjen e plotë me korporatën e sfidës së mijëvjeçarit dhe për të garantuar se kushtet dhe përfitimet e marrëveshjes të jenë të strukturuara në dobinë maksimale të Shqipërisë. Ky angazhim është firmosur për qeverinë shqiptare nga ministri Pollo.
Berisha, 80 milionë euro për të takuar Francois Fillon
Kryeministri Berisha shpërdoron 80 milionë euro nga parat e taksapaguesve shqiptarë vetëm për t’i dhënë dorën kryeministrit të Francës, Francois Fillon. Pas një izolimi të thellë dyvjeçar, kryeministri i vendit e ka blerë shtrenjt një takim të shkurtër me kryeministrin e Francës. Po për të realizuar këtë takim, Berisha prishi një kontratë me një kompani amerikane, e cila ishte kontraktuar për blerjen e helikopterëve, duke hyrë në konflikt me ambasadën e SHBA në Tiranë. Takimi i Berishës me kryeministrin Francez, vjen pas një vendimi të qeverisë shqiptare, i cili konsiston në blerjen e 6 helikopterëve shumërolësh dhe VIP me vlerë 70 milionë euro. Qeveria Berisha ka miratuar një kontratë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë franceze Eurocopter, për blerjen e 6 helikopterëve, 5 ushtarakë dhe një helikopter luksoz Vip posaçërisht për Berishës, i cili kap vlerën e 10 milionë eurove.
opininisti ADRIAN HAJDINAJ
RIBOTIM · · Unfollow Post · Share ..NUK LEJOHET KOPJIMI OSE DEFORMIMI I KETIJ ARTIKULLIT E DREJTA E AUTORIT …opininisti adrian hajdinaj