Institucioni kryesor i ekonomisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka bërë një parashikim shumë të zymtë për ekonominë shqiptare. Sipas FMN, rritja ekonomike për këtë vit për Shqipërinë parashikohet në masën 0.5 për qind, ndërsa për vitin 2013 do të kemi rritje prej vetëm 1.7 për qind. Ndryshe nga parashikimet e mëparshme, kur potenciali i rritjes ekonomike të Shqipërisë vlerësohej në masën 4-5 për qind, parashikimi i fundit thotë se deri në vitin 2017, Shqipëria do të rritet me mesatarisht vetëm 2.5 për qind, raporton Shqip. Me pak fjalë, shqiptarët duhet që të përgatiten për të kaluar disa vite më të vërtetë të vështira.
Rritja prej 0.5 për qind e parashikuar për këtë vit është nga më të ulëtat për rajonin tonë. Potenciali i ekonomisë shqiptare vlerësohet sot nga FMN më i ulët se sa shumë vende fqinje. Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë vendet që vlerësohen me më shumë potencial se sa Shqipëria. Ndryshe nga INSTAT, e cila vlerësoi se në vitin 2011 Shqipëria pati rritje ekonomike prej 3.1 për qind, FMN vlerëson se rritja reale ka qenë vetëm 2 për qind.
Ndërkohë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rritje ekonomike prej vetëm 1.2 për qind këtë vit për Shqipërinë, që sërish është shumë e ulët, në krahasim me pretendimet e qeverisë shqiptare.
Në raportin e publikuar sot nga BERZH-i “Kriza dhe Tranzicioni” gjatë analizës së ecurisë ekonomike për 29 vende, përfshirë edhe Shqipërinë theksohet se sfidë për vendin tonë për këtë vit mbetet borxhi publik, i cili ndikon në rritjen ekonomike.
Duke analizuar ndikimin e krizës ekonomike tek familjet në rajon, sa i përket Shqipërisë BERZH-i thekson se familjet shqiptare kanë ulur konsumin ushqimor dhe blerjen e mallrave të luksit.
Nëse në Ballkan kriza ekonomike ka ndikuar në 40 % të familjave, në Shqipëri kriza ka ndikuar në 60% të familjeve.
Gjithashtu BERZH-i thekson se shumë njerëz si pasojë e krizës kanë reduktuar vizitat tek mjeku apo stomatologu, ndërsa shumë familje nuk kanë paguar fare ose kanë shtyrë pagesën e faturave.
Më tej në raportin për Shqipërinë BERZH thekson se është rritur huamarrja në mënyrën informale,me marrjen e parave borxh nëpër të afërm.
bashke me qepet qe DO VARIM NE BALLKON ,TE , VARIM, EDHE QEVERINE E SALES me bumin ekonomik
POPULLI vare qepet ne qafe, MONIKA vare vasen 250.000 euro.shkurt,monika ka punuar shume,populli ka punuar pak.
haha po ne e kemi prer vizen per varreza gje te re po na thoni…
Jam kurjoz te di, po saliu ku merr borxh.
e coi ekonomine buze varrit dhe ketu do te behet si ne greqi qe kushdo qe te fitoje na ka marre lumi se sala e coi ekonomine per lesh
Dy faktoret kryesore te rritjes ekonomike te nje vendi: grumbullimi i kapitalit (kursime) dhe kapitali njerezor.
Ne te parin, jo vetem qe nuk behet fjale per kursime por njerezit jane zhytur ne borxhe sa ne banka e sa ne motra, vellezer dhe kusherinj.
Sa per te dytin, dihen nga te gjithe ne intelektualet “e mirefillte” qe kane dale se fundmi nga universitetet e saliut te mbire si kerpudhat mbas shiut!!
Keshtu qe rritjen ekonomike shkruajeni ne akull per disa vite te mira. Ndoshta kryeopozitwitteri mund te beje dicka ne lidhje me kete problem “te vogel” tonin; te na ciceroje ndonje afere tjeter korruptive te saliut qe na ka ngele pa e mesu nderkohe qe Familjes i rritet kontoja bankare me 1000 euro ne sekonde.
vete e zgjodhem salihen,nuk na tremb kriza,jemi popull trim,pavaresisht se mbijetojme,
Na presin vite te veshtira????!!!!!
Ne vetem me mire mund te behemi se me keq s´ka…..
sa te kemi FASULET,SKA C,NA BEN KRIZA.THESIN ME MIELL na i jep sala per votime,dhe ja hodhem krizes.
1997 shqiptarve do ju duket piknik