Shkarkimi i kundëradmiralit Kudret Çela dhe emërimi antikushtetues i Ferdinad Kreshpanit. Dyshimet se pas shkarkimeve dhe emërimeve të reja fshihet marrëveshja e re e kufirit detar. Po pronat përrallore si Bisht Palla ç’fat do të kenë?
Nga Sebi Alla
Të të “përpijë” deti, apo të hash turpin me bukë?! Njëra ndodhi, tjetra pritet të ndodhë… Fitimtare po dalin të dyja, por si fillim shkarkimi dhe emërimi i komandantit të Flotës Detare në kundërshtim me kushtetutën, ishte një turp i kapërdirë lehtë, sepse ministria e Mbrojtjes, ajo e Jashtme dhe qeveria, kanë si qëllim më të madh çështjen e ndarjes së detit me Greqinë. Nga ana tjetër presidenti i vendit Bamir Topi, që është edhe kryekomandant i Forcave të Armatosura, reagoi vonë, butë dhe me një lloj indiference për shkeljen e ligjeve në emërimin dhe shkarkimin e kuadrove të ushtrisë. Institucionet heshtën, ndërsa mbledhjet për vijën ndarëse të detit me Greqinë vazhdojnë. Larg transparencës, pranë pazareve që as kodet detare nuk po i deshifrojnë. Prej të paktën gjashtë muajsh grupi ndërinstitucional i punës për ndarjen e ujërave detarë me Greqinë kishte punuar, diskutuar dhe hartuar plane për mënyrën e negociimit të një marrëveshjeje të re. Ka një presion të hapur. Rrëzimi i marrëveshjes së mëparshme nga ana e Gjykatës Kushtetuese në unanimitet nga të gjithë anëtarët e saj, e bënë nul këtë akt të dyshimtë, si nga fshehtësia kur u kryen diskutimet, ashtu edhe nga kundërshtitë se vendit fqinj i ishin dhuruar afërsisht 300 kilometra katrorë det. Nga ana tjetër Greqia po bën presionin e saj, kur si fillim e ka nisur me “peshqit e vegjël”, me ata që në Sarandë e njohin detin si shtëpinë e tyre dhe sigurojnë bukën e gojës me peshkim. Edhe pse lundronin në ujërat tona territoriale, shpesh janë gjobitur për shkelje të kufirit. Ai kufi që ende nuk dihet, por që qeveria jonë duket se po ia kthen shpejt premtimin e mëparshëm për t’i qëndruar marrëveshjes së dy viteve më parë. Interesi në këtë rast nuk është vetëm hapësira e ujit të kripur, por edhe fundi i saj, që mendohet të jetë i pasur me naftë dhe gaz. Mënyra që u zgjodh për ta mbajtur të fshehtë dhe nuk ishte aq e sofistikuar, pasi lëvizja e kuadrove tregoi dalëngadalë planin për t’i dhënë “ca det” Greqisë në kohë krize, e nga ana tjetër, për t’i gjetur ilaçin edhe një zone përrallore si Bisht Palla, duke i dhënë kështu një populli të tërë ujë deti në bisht të lugës.
Mund të kishte ndodhur që marrëveshja e re për ndarjen e detit me Greqinë të merrej vesh pasi të ishte nënshkruar, por kësaj radhe, një veprim antikushtetues (nga bashkëhartuesi i kushtetutës), hapi probleme të shumta. Të parën valë që paralajmëroi një det të trazuar, publiku e ndjeu nga vendimi i ministrit të Mbrojtjes i datës 23 janar të këtij viti, ku Ferdinand Kreshpanin me gradën kapitenit të rangut të parë, e emëroi në detyrën e komandantit të Flotës Detare. Zëvendësoi kundëradmiralin Kudret Çela, një ushtarak që kishte shërbyer për shumë vite sa në det ashtu edhe në tokë. Në urdhërin që hynte në fuqi menjëherë, Imami u referohej disa ligjeve, por menjëherë u kuptua qartë se bashkëhartuesi i kushtetutës, këtë herë e shkeli vetë… Me këtë vendim u anashkalua roli i presidentit, pasi vetëm me firmën e tij komandanti i ri mund të merrte detyrën. Kjo shkaktoi jo pak reagime, duke nisur si fillim nga konstitucionalistë dhe përfunduar me qëndrimin e dy ish-presidentëve Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani që kërkonin dorëheqjen e ministrit. Por ky i fundit para se t’i bënte “autokritikë” vetes, nxorri armatën ushtarake… Ishte njeriu që duhet të heshtte më shumë, por bërtiti më fort. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Xhemal Gjunkshi, doli në mbrojtje të ministrit Imami, por pak më vonë ky i fundit revokoi urdhrin e tij, duke ia veshur përgjegjësinë administratës që i kishte nisur për të firmosur atë akt që Kreshpanin e bënte drejtuesin e flotës. Edhe pse kundëradmirali Çela u penalizua më shumë për çështjen që po diskutohej për detin, ai kishte “probleme” edhe me bazat ushtarake në tokë. Një prej të cilave, ndër më të rëndësishmet si pikë strategjike, është ajo e repartit të Bisht Pallës. Ajo kaloi nga repart i marinës në varësi të Forcave të Armatosura, ku “pronare” e saj do të bëhet Ministria e Mbrojtjes. Prej kohësh hapësira e saj ushtarake është kufizuar ndër vite. Më parë ka pasur një zonë shumë më të gjerë, por në katër vitet e fundit është tërhequr deri afër bazave të saj. Gjeografikisht është një zonë bekim i natyrës prej 75 hektarësh, që mund të shërbejë për gjithçka, si në fushën e turizmit edhe atë të ushtrisë, por edhe për këtë repart pati përplasje mes Çelës dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në një interviëtë televizive, Imami deklaroi se heqja e bazës ushtarake nga Bisht Palla nuk e tjetërson pronësinë e kësaj zone. Por kush siguron se shumë shpejt, kjo sipërfaqe nuk privatizohet, sigurisht me pjesëmarrjen e “shumë palëve të interesuara?”
Në një vend normal të funksionimit të demokracisë dhe ndarjes së institucioneve, ministri do kishte dhënë dorëheqjen, por kjo është e “tepërt” të kërkohet dhe gjasat janë që nuk ka për të ndodhur. Të paktën pa çuar deri në fund çështjen më të debatueshme, qeveria nuk tërhiqet. Në fillim ngjau si një mungesë profesionalizmi, por më vonë dolën zëra se shkarkimi i kundëradmiralit lidhej me hezitimin e tij për të hedhur firmën në marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqëisë. Prej të paktën gjashtë muajsh po diskutohet me intensitet marrëveshja e re për ndarjen e ujërave detarë me fqinjët tanë. Deti Jon, mund të bëhet edhe më shumë i tyri… Është e kuptueshme se në këtë rast askush nuk do hezitonte të merrte më shumë nga çfarë i takon, për aq kohë sa Shqipëria me një të rënë lapsit bën edhe pazare të tilla. Vendimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen e parë për shkelje të rënda, madje të nëntë anëtarët e saj ishin në një mendje, si asnjëherë më parë. Fqinji ynë jugor në këtë kohë krize, gati në kolaps po duket gjithnjë e më shumë i interesuar që sa më parë të mbyllet kjo marrëveshje e nisur para dy vjetësh. Në këtë pikë ka gjetur edhe mbështetjen e qeverisë sonë ku si ministria e Jashtme ashtu edhe ajo e Mbrojtjes nuk kanë lënë mundësi pa shfrytëzuar që të arrihet një akt final që të zyrtarizohet publikisht me një shtrëngim duarsh, por kur të vihen në punë miljet detare mund të ndodhë që hapësira që dikur njihej si e jona të kalojë në pjesën tjetër. Duke nisur edhe nga precedentë ndërkombëtarë, ku për të arritur një marrëveshje për ndarjen e ujrave detarë kërkohen edhe dekada negociim, Shqipëria ka bërë përjashtime. Vetëm një vit pasi Gjykata Kushtetuese në unanimitet rrëzoi marrëveshjen e parë, qeveria nxitoi të ngrinte komisionin ndërinstitucional që do të rinegocionte. Kësaj radhe urdhrat për nisjen e negocimeve nuk u lanë në dorë të diplomacisë dhe mbrojtjes, por vetë kryeministri do përfshihej në hapat e parë. Në korrikun e nxehtë të verës së kaluar, pasi kreu ca ture në bregdetin tonë, numri një i qeverisë, Berisha, urdhëroi ngritjen e komisionit të ri që do të përfundonte marrëveshjen. Mjaftoi vetëm kjo fjalë për të kuptuar se më shumë se negocimi rëndësi ka përfundimi, duke mbajtur të gjallë dhe prezente për çdo negocim të mundëshëm marrëveshjen e parë, ku pala greke e firmosi me dëshirë pa asnjë rezervë. Mirëpo nxitimi për të ngritur grupin e punës dhe futur në valle edhe ushtarakët, duket se hasi në kundërshtime që në fillim. Komandanti i Flotës Detare Kudret Çela ka marrë pjesë në tre takimet e zhvilluara në komisionin ndërinstitucional të dy ministrive, asaj të Mbrojtjes dhe Jashtme për çështjen e marrëvëshjes së re detare me Greqinë. Që në fillim ushtaraku me karrierë të gjatë ka pasur kundërshtime. Kjo pasi diskutimet kanë qenë mbi bazën e marrëveshjes së parë, që u shpall antikushtetuese nga gjykata. Por një zë kundër në këto raste duhet mënjanuar dhe duket se pikërisht kjo ka ndodhur. Ministri Imami preferoi të largojë një kundëradmiral për të vënë në krye të flotës një ushtarak me grada të mesme. Ndoshta edhe Ferdinand Kreshpani nëse do u bindej eprorëve mund të kishte mundësi që të bënte më shumë karrierë. Ashtu siçc ndodhi me Kristaq Gërvenin, i cili fill pasi udhëhoqi dhe më pas nënshkroi marrëveshjen e parë për ndarjen e ujërave territoriale me Greqinë, u gradua nga presidenti i vendit dhe u caktua me detyrën e lartë ushtarake si një nga përfaqësuesit e Shqipërisë në NATO. Që edhe negociatat e reja po kryhen mbi bazën e marrëveshjes së pare, është pranuar indirekt edhe nga Imami. Ai u shpreh se “çështja e marrëveshjes është çështje e ministrisë së Jashtme. Ne kemi ekspertizën tonë, e kam gjetur marrëveshjen të kryer. Shpresoj se mund të arrihet një marrëveshje më e mirë. Çela nuk ka qenë në këtë marrëveshje. Nuk ka asnjë lidhje me çështjen. Do mblidhet një komision siç u mblodh komisioni i parë”.
Ndonëse për qeverinë marrëveshja e parë duhej mbajtur, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka vënë disi në vështirësi. Për të eleminuar një precedent tjetër për shkelje ligjore dhe marrëveshje që bien në kundërshtim me kushtetutën e vendit, anëtarët e komisionit po bëjnë negociata me dy pika ku pala greke duhet të tërhiqet disi. Çështja tashmë është se sa det do ketë vendi ynë, pasi të tjera vijnë me kohë. Ka një fije shprese se komisioni i tanishëm do të hedhë për diskutim edhe pikat që Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar si shkelje të hapura ligjore dhe cënim të integritetit territorial. Një prej tyre është edhe pika fundore në kufirin verior greko-shqiptar. Në gjuhen ushtarake të marinës ajo njohet si pika 150, e cila është përcaktuese edhe për ndërtimin e kufirit trepalësh greko-italo shqiptar. Sa i përket pjesës tjetër të kufirit, vija mund të qëndrojë si në draftin fillestar pasi që prej Kanalit të Korfuzit e deri në dalje të Sarandës bëhet më shumë fjalë për një hapësirë ndërkombëtare të kalimit detar. Dhe nëse kjo do të ndodhë me pak ndryshime dhe marrëveshja do konsiderohet fakt i kryer, atëherë do bëhet pak zhurmë, disa protesta të vogla dhe do kalojë lehtë, pa vrasje ndërgjegjie dhe shkelje ligjore, sikurse ngjau me emërimin dhe shkarkimin e kreut të Flotës Detare.
*Revista KLAN
Po ky pis minister pse nuk ishte me kryeministrin ne afganistan apo kishte probleme te medhaja, me duket se ky don te vjedhe pa lejen e berishes dhe pa lejen e tij dihet se nuk mund te besh asnjegje.
Tani po shohim vetem majen aizbergu eshte nen uje. Ky do te çohet ne burg me te gjitha rrespektet qe i takojne nje hajduti.
Mund te me thoni,te nderuar lexues,cfare i bashkon ne nje tavoline,Arben Imamin me Fahri Balliun dhe Gaz Demin(nje “biznesmen” qe ka njohur sukses duke qene person i entourage-it te ngushte te Fatos Nanos)?!…Pergjigja e kesaj pyetje,spjegon “merakun” e vertete te ministrit te “Mbrojtjes”;korrektesia ndaj ligjit dhe detyres,apo ndaj xhepit!…
sic duket qe te dy e paskan qejf bishtin eee paaallles.. hahaha……..
O gomar arben Imami! O kooooooooooqe kanari.Nuk eshte zanati jot ai qe i ke hyre. Mos te rreje mendja qe do privatizosh bazat ushtarake .As te mos shkoje ne mendje fare.Ti mun te privatizosh vetem nendetsen 105 se vetem ajo eshte 100% shtetrore.Persa i perket Bishtit te palles ka kaluar prone shteterore pas luftes per interesa madhore.Ky 70h qe eshte ka qene repart ushtarak(kembsori)+baza e marines me nendeteset qe sot nuk e di ku kan perfundu.Me vjen turp qe te shprehem me zoti se ti nuk ke vlere as per nje qen nga ato qent e Librazhdit qe bredhin neper bulevard.Ti nuk edin qe jetojne dhe me shendet te plote pronaret e 70h te repartit +teritori bazes. Mos te shkoje mendija se argita Berisha mori tokat e porto-Romanos
dhe ti do te marresh Bishtin e Palles.Ti mun te marresh bishtin e kalit ne qofte se egzistojne akoma stallat e kuajve.Tokat qe ka marre argita Berisha kan qene kenete.U bonifikune dhe ishin me rendiment =0 per buqsine.U perdoren per shkarkim plehrash kimike si te kimikes se porto -Romanos ashtu edhe te plehrave te shkozetit gjithmone abuzive. Ndryshoi sistemi dhe i ndjeri Ramiz Cakalleshi e ndau si pron toke M.I. qe ja shiti Argites 250000000leke dhe i thane qe ti çonte tek firmat piramidale qe tju trefishonin. Dy jave pasi i çoj parat firmat u mbyllen.Keshtu parat ja dha argita Berisha zotit M.I.dhe sali Berisha ja mori.Zoti M.I ngeli pa toke dhe pa para. Ky eshte motivi i kesaj qeverie mafjoze.
O treviso pse i shan qente e Librazhid? Cte ka bere Taulanti i kar afilave te komandantit qe e ke kaq inat?
Me sa kemi degjuare dhe lexuare ne fakt dalin shume probleme ne lidhje me teritorin e shqiperise.Pislleqet jane nga me te ndryshmet dhe kjo po lakohet ne shume menyra por une dua te ngre nje shqetesim.Ne shikojme se ne terenin shqiptar kane dale si gezhutat mbi uje shume kuadro qe per mendimin tim duhet ne radhe te pare tu vihet pikpyetja dhe pastaj me radhe te analizohen.Kjo me sa shohim eshte nje piramide qe mund ta shikishe nga poshte larte ose nga larte poshte.Keta kuadro uzurpatore pa kurfare koncepti per vehten per vendin ,kombin popullin ne planin gjeopolitik me fqinjet dhe me gjere jane shumuare sa tani duhet bere pyetja :A duhet te kete shqiperi apo jo?Ne nuk e kuptojme se keta armiq dhe tradhetare qe nuk kane as din as iman per kete popull a do u vije nje here fundi?Po ketu tani ka dale hapur tradhetia dhe jo vetem nga Sali Berisha por e gjithe kupola shteterore dhe deri ne baze.Eshe e qarte se saliut keshtu i intereson qe eleminimin e kombit ta beje me shume ortak por sigurishte qe per vete te marre pjesen e luanit siç e shikojme deri tani.Une bej thirrje se ne qofte se Bamir Topi eshte president i vendit dhe e do shqiperine te lere me njeane interesat e tije dhe ti kushtohet kombit per aq kohe sa eshte ne detyre se jo urgjentishte te jape dorheqen dhe te shkoje me partine e tije.Se Sali Berisha vertete ka filluare bisedimet per detin dhe presidenti degjon dhe shikon ketu kemi te bejme me nje tradddheti akoma me te madhe se sa e mendojme ne .Kudret Cela qe mbase di shume gjera per pislleqet e Imamit te dale ne mexhelis dhe te bertase per ato qe di dhe jo kur te behet muti kala si radhen e pare.Jam i mendimit se edhe kuadrot e ushtrise ne se ka te tille me gjak shqiptari duhet te ngrene zerin forte rreth kufirit shqiptar qe ne ishe kuadrot e vjeter e quanim te shenjte ashtu si edhe ketu ku une jetoj gjithe populli kufirin shteteror e quan te shenjte dhe nuk futen ne diskutim fare.Shqiptaret e vertet duhet tu thone ndal partive dhe partiçkave tradhetare dhe tu thone hapur larg duarte nga kufiri shqiptar qe me çdo çmim duhet te mbrohet.Siç duket punet po trashen shume dhe kesaj nuk i dihet fundi por nje gje duhet te jete e qarte se ne se ndodh ndryshimi i kufive te shqiperise ose marrja edhe e nje metri katror toke vertete duhet te marre flake edhe guri por shkaktaret e asj tragjedije qe kurre mos ndodhte duhet te digjen te gjalle ne ate zjarr qe vete po i hedhin benzine.Arben Imami duhet te pergjigjet para popullit ne se ben nje gje te tille me pasurine ushtarake se ne e dime qe ai eshte afsjt ne ate detyre dhe duhet te japi dorheqen urgjent ose te thirret ne skene Kanani per te gjithe me radhe.
Nuk behet fjale per nje minister idiot e te pa afte,per nje sharlatan e matrapaz por te te gjithe instutucionet siper tije qe e lene te livadhise sipas qefit me nje komb qe nuk e meriton.NJe njeri i tille nuk meriton asgje me teper se vendimin me vdekje per tradheti kombetare.turp edhe gazeta TEMA qe e japin kete fytyre te bastarduar ne internet ate faqezi.