Ende pa mbaruar konkursi politik për të përzgjedhur një monument në kujtim të shpalljes së Pavarësisë, që do të vendoset në Tiranë, ka së paku dy akuza serioze që skica është e vjedhur. Të dy pretendimet janë të bazuara në punime thuajse të ngjashme, të publikuara më parë prej tyre, njëri prej të cilëve është dhe piktori shqiptar me banim në Austri, Fatmir Velaj.
Nuk di sa ndikim do të kenë denoncimet publike të këtyre artistëve ndaj jurisë, por e sigurt është që në karakterin e tij Berisha nuk pranon akuza, sidomos për vjedhje, dhe kjo do jetë një arsye që tashmë ai do ta bëjë me çdo kusht atë monument, biles atë që ka përzgjedhur. Dhe ka shumë arsye përse nuk duhet penguar.
Arsyeja kryesore është se ky do të jetë një monument atipik, një monument që përkujton një ngjarje të ndodhur larg vendit ku do të vendoset, a thua se ka ndodhur në një shtet tjetër ku nuk lejohet të shkojnë shqiptarët. Në fakt është një shqiptar, që e ka bezdi atë qytet, dhe ai është kryeministri i vendit. Për arsyen e thjeshtë se ai urren Vlorën, është mirë të vendoset kjo “kioskë” e pavarësisë në Tiranë, që të na kujtojë jo shpalljen e pavarësisë, por frikën e ish- kryeministrit të këtij vendi, Sali Berisha, nga qyteti që shpalli pavarësinë më 1912 nga turqit, dhe më 1997 nga Berisha.
Një arsye tjetër e fortë është pikërisht akuza që ky monument është i vjedhur si ide. Nuk ka gjë më të qëlluar që mund të përfaqësojë regjimin e Sali Berishës se sa një monument i vjedhur. Kryeministri që theu rekordet e vjedhjes në historinë e 100 viteve të shtetit shqiptar, e meriton një monument të vjedhur për tu kujtuar gjithmonë se kur shteti mbushi 100 vjet, kishte në krye të tij një nga burrat më hajdutë të këtij vendi. Për këtë arsye, qoftë dhe vetëm për këtë arsye, mëkati i dy skulptorëve që mesa duket janë dështakë si vetë pushteti, është shumë origjinal si mëkat, pasi përfaqëson thelbin e kësaj qeverie.
Do të mjaftonte ky fakt që t’i jepnim një kuptim kësaj skice për monument, dhe meqë ende nuk kemi një vend ku ta vendosim, është mirë ta vendosim para kryeministrisë, tek shkallët e saj. Aty ajo na kujton të gjithëve pse ky njeri nuk shkonte dot në Vlorë për festën e pavarësisë dhe pse i duhej ky monument e vjedhur për 100 vjetorin.
Së fundmi ka dhe një arsye ekonomike pse duhet ky monument. Mu duk nga larg që për të nuk duhen shumë pare dhe punë për tu bërë. Drejtori i Galerisë po i ankohet ministrit se ende nuk ka paguar për konkursin e bërë, dhe ka gjasa që as skulptorët që kanë vjedhur idenë të mos marrin ndonjë lek, por thjesht ndonjë dekoratë nga qeveria. Kostoja e saj e lirë nuk do të në bëjë të na vrasë ndërgjegjja, që kur ky regjim të bjerë bashkë me bëmat e tij, prishja e kësaj kioske të shëmtuar që tenton të na kujtojë pavarësinë, të na kthehet në një simbol të ikjes së një regjimi që urrente qytetin e pavarësisë dhe që vidhte në çdo gjë, deri dhe tek një monument në kujtim të pavarësisë. Kur dikush ikën në traditën tonë të vjetër, duhet thyer diçka në shenjë gëzimi, dhe që të mos prishim siç prishëm më ‘44 dhe ‘91 veprat që kanë bërë paraardhësit, le të prishim këtë kioskë simbol të një regjimi që tentoi të kthejë në vlerë vjedhjen dhe vrasjen për hir të pushtetit, dhe që tentoi të fyente pavarësinë e Shqipërisë, vetëm se ajo është një meritë që i përket një qyteti që e ka rrëzuar një herë nga pushteti të parin e këtij regjimi. Për gjithë këto arsye na duhet kjo monument. Është e lirë, është e vjedhur dhe pa shpenzime, dhe e kemi kollaj për të bërë kurban bashkë me regjimin. I duhej ky simbol këtij regjimi, një simbol i vjedhur për festën e pavarësisë. Ndryshe nuk ka si të mbajmë mend se tentoi t’i vjedhë Vlorës historinë dhe Shqipërisë të drejtën për të qenë dinjitoze në 100 vjetorin e Pavarësisë.
ta vendosin o mero para kryeministrise,, po te lutem vetem te palma e mesiles joooo.
A mund te me thote ndonjeri pse nuk futesh dot tek serveri i gazetes “Shekulli”?
Ah, qenka e vertete, se dhe une nuk e hap dot. Kujtova se e kishte fajin programi a kompjuteri im . Kush te dije ndonje zgjidhe te informoje- faleminderit
Do e perdorim per turistet e shumt qi do vizitojn Tiranen. Priten rreth 7-8-9-10-15 milion turist kte vit :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
Dikur Driteroi,tha nje batute te forte ne Kuvendin Popullor te kohes se Enver Hoxhes.Perafersisht tha:Po te pjellesh per tre muaj,lepur do te besh,qe te pjellesh elefant duhen 18 muaj.Edhe ne kete rast,deshtaket krijues,plus mediokrit e jurise dhe miratuar nga kryedeshtaku kryeminister,nuk mund te bejne nje veper MADHORE,por vetem nje veper te vjedhur,te dobet dhe aspak ne traditen Shqiptare.
Sa per vendosjen para Kryeministrise,Mero Baze e ka gabim.Saliu atje eshte i perkohshem,selia eshte prone e popullit.Kete “pseudomonument”,rekomandoj t’a vendosi ne Vicidol,ne vend te nevojtores,sepse besoj se nuk ka patur dhe nevojat i kryenin perenjve.Aty po,e merriton nje vend,kjo “veper” e Sali Berishes.
Monumentim qe kemi pare ne foto nuk i sherben gje askerkuj dhe nuk ka asenjelidhje me 100 vjetorin.Nje miku im Shkodran me tha se ajo sherben si shurretore dhe jo si monument.Ne se nuk kuptojme nga arti na ndihmoni ta kuptojme kete objekt.Ne kohen e qoftelargut te kesaj natyre ishin tabelat e emulacionit socialiste.Mund te sherbej si tabel qitjeje.Te shikojme ku do te vendoset dhe me cfare portretesh do te zbukurohet.Bodeci i dikurshem qe luftonte vjedhjen dhe moden ne kohen e merhumit.
Cfare te komentojme per kete njeri, sir Mero?!
Eshte bere jargavec kohet e fundit, sic duken bathet, do dorehiqet nga politika. Po merr pozat e nje njeriu qe ka ne dore fatet e Ballkanit!!!
Nuk mori pjese ne tryezen e partive te vogla, duke i nenvlersuar ata, si te vegjel ne nje vende te vogel. Disa muaj me pare, cilsonte nje grua te mireedukuer, si lavire bulevardi!! Ndersa ms erla mihlli i shkone nga mbrapa, pa ditur ku shkon!!! edhe kjo nje zonjush e mireedukuar.
Nderkohe keto dite pati nje takim me nje tjeter grua te mireedukuar, me Sekretaren e Shtetit, ms Klinton. Mr kryeminister, mund te jesh nje frymor i zakonshem i ketij vendi te vogel dhe paqesor, por eshte e tmerrsisht pabesueshne sjellja tuaj zotri!!! Te jesh kavalier duhet, duhet te dashurosh mik. Zemra nuk bene matematik….
Po duhet ta veme patjeter se eshte shume domethenese ai objekt,por si titull do ti shkonte akoma me shume:Gezuar 100 vjetorin e TRADHETI-HAJDUTERISE shqiptare nga vet SHQIPTARET !
Mbajeni mend,po nuk shkuan te shurrojne shqiptaret, ashtu si poshte ures te Lanes. Duke qene si qender zjarri, do te bejne dhe sex aty. Pa le qe nuk do lene dhe kurvlliqe pa shkruar ne mure. Kjo do ta detyroje Berishen ta heqe vet. Le qe ka rrezik nuk do te behet dot deri ne nentor, megjithese, dy mure kater me kater jane…
Ne nje koment timin te meparshem kam komentuar ne lidhje me monumentin qe kerkon te ndertoje Saliu.Eshte shume e thjeshte.Ai monument do te duhet te ndertohet per te gjetur nje alibi,qe Saliu mos te shkoje ne Vlore me 28 nentor te ketij viti.Fakti qe Sali Berisha e urren Vloren ne menyre patologjike,eshte nje fakt sa i njohur aq dhe i kuptushem.Ka te drejte qe e urren,sepse Vlora i ka rezervuar tash e 15 vjet me pare,vendin me te zi,me te erret,e me te ndotur qe do zere ky njeri ne histori.Prej kohesh ja ka preonotuar bileten e faqes me te felliqur te historise se Kombit tone,qe nga koha e Ilirve e madje dhe Pellazgeve gjer sot.Me sa kam studjuar une personalisht historine,nuk njeh historia jone antike dhe moderne,faqe me te zeze,se ajo qe tashme i eshte shkruar ketij njeriu,me emrin Sali Berisha.Ka nje urrejtje patologjike per Vloren,deri ne marrezi,kjo dihet boterisht.Monumenti qe ai kerkon te ngreje me rastin e 100 vjetorit te pavaresise,jo vetem qe nuk ja ul vlerat monumentit dhe qytetit te Vlores,por ben te kunderten.Thjesht ja rrit ato akoma me teper.Te vesh ne dukje c’do dite se e urren Vloren,do te thote te mbjellesh simpati per kete qytet.Fakti qe Sali Berisha urren Vloren dhe Vlonjatet,me gezon pa mase.Po na i rrit vlerat me shume se sa mund te i kemi realisht.Por ai ndoshta nuk e kupton,se aq tru ka.Ose ndoshta e kupton,por nuk ka rruge tjeter.Une keto kohe,po perpiqem,se si te gjej menyren e nenshkrimit te nje peticioni,ku Sali Berisha te shpallet person NON-GRATA ne qytetin e Vlores.Jo vetem me neshkrimin e Vlonjateve,por po te jete e mundur edhe me gjere.Vlora me 28 nentor,duhet te nderohet,nga te gjithe ne,per ate qe i takon,dhe duhet te perjashtoje nga sofra Shqiptare,tradhetaret e kombit,me kryetradhetarin ne krye Sali Ram Berisha,qe ka shitur interesat mbarekombetare,per hir te pushtetit te vet.Me 28 nentor te ketij viti,te gjithe ne Shqiptaret ne menyre imagjinare,duhet te japim llogari perpara baballareve te kombit,se c’fare te mire i kemi sjelle atdheut tone?Edhe une personalisht,me aq pak sa kam mundur,edhe Mero Baze dhe gjithekush,qe akoma ndjen se ne venat e tij qarkullon akoma gjak Shqiptari.Njeqind vjetori pavaresise,nuk eshte thjesht e vetem nje ceshtje feste dhe monumentesh.Eshte shume me teper se kaq.Eshte moment llogaridhenjeje per gjithsecilin prej nesh.Moment gezimi,por ne radhe te pare reflektimi dhe diskutimi.Eshte momenti,kur hiqet vija horizontale dhe mblidhen pluset dhe minuset,per te nxjerre llogarine perfundimtare per kete shekull pavaresi.Eshte momenti per te kuptuar,se ku kemi vepruar mire,dhe mbi te gjitha,ku kemi gabuar??Te gjithe ne,pa perjashtim.Eshte momenti ku imagjinohet sikur Isa Boletini,Ismail Qemali,Luigj Gurakuqi,Hasan Prishtina do ngrihen nga varri,qe te vleresojne veprat e gjithesecilit prej nesh,ne te mire,apo ne dem te atdheut.Jam mese i sigurte,qe Isa Boletini me te degjuar bemat e Sali Shpellarit,do propozoje tek Ismail Qemali ndeshkimin e tij kapital,me ekzekutim fizik,direkt nga dora e tij,per tradheti te rende ndaj atdheut.E jo vetem kaq,por ndoshta edhe ne do jemi ne pozite te veshtire,sepse do te na akuzojne per mosmbrojtje te atdheut.Ky eshte 100 vjetori pavaresise,sipas kendveshtrimit tim.
por mire o Labi Vlore si eshte e mundur qe megjithe urrejtjen patologjike qe ka per vloren perseri ka njerez si ardian kollozi, bujar leskaj, geri cipi and co qe ende i jargaviten dhe i shkojne prapa doktorit te zi ?
si eshte e mundur qe ende, te pakten ne jug ka njerez qe e votojne kete monster qe me 1997 komandoi ushtrine te vriste njerezit e pafajshem te shume qyteteve te jugut perfshi ketu vloren dhe ende dalin ne vlore si dhe ne qytete te tjera te jugut njerez ne mitingjet e tij ?
Edhe Vlora ka nevojtoret e saja. Pse çuditesh ?
labi vlorë
ps:hidhi një sy replikës tonë në “Nano pas takimit me Ramën: Ka mirëkuptim në zhvillim në PS”!
përshëndetje
Ç’farë nuk po bën, e nuk ka shqiptarë, që ta ndalojë!!!
Chapeau!
sipas shijeve te mija artistike-ajo eshte nje “hale”.(me ndjeni vellezer e motra,po si mund te tallesh me simbolet e ngjarjet madhore te kombit me keto lloje plagjiaturash)Pra kjo hale e kohes kur menderosej jashte shtepise do te ishte ideale ti falej familjes se kryeleshit.Them- jepjani me vehte ketij palacoje kur te ike nga vendi qe ka uzurpuar, ta kete ne vend te uturakut.
Në emër të qeverisë amerikane dhe të komisionit që unë kryesoj, e nderoj Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha për kontributin e jashtëzakonshëm për çuarjen përpara të kauzës për përkujtimin e Holokaustit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të shtetasve amerikanë në Shqipëri
Te lumte pena Mero…Shpresoj nje dite, qeveria tjeter qe do vij, ta ngrij zgupthi kete “kioske” dhe t’ja coj peshqesh qytetit te Vlores para bustit origjinal te pamvaresise dhe te shkaterrohet aty nga c’do qytetar me vare qe dhe busti ta shohi qe asgje tjeter nuk krahasohet me te…
po na duhet, mo u harxhoni, ua them une si behet pa shume shpenzime merrni nje flamur ameriqen, nje turk edhe ne mes futini ate te arabise saudite (po sgjetet nga kjo merrni borxh te bosnjes per perurim) edhe ngulini nje nje kove me mut. Kjo eshte shqiperia ne 100 vjetorin e pavaresise.
vjedhja fillon me V. mendoni dy gishtat perpjete te berishes e coo.
vjedhja fillon me V. mendoni dy gishtat perpjete te berishes e coo. postojeni pra.
Sali Berisha nga Vicidoli emigrant ne Tirane, dhe ky Fatmir Velaj nga Kanina emigrant ne Vjene po zihen per nje shurrtore burrash me standarde europiane. Kemi shprese.
Ka vjedhur dhe hajduti Zog ne ate kohe cfare ka dashur por Sali Berishes i paska plasur cipa fare.
Je i madh Mero le ta kujtojme edhe keshtu karagjozin
z.Mero,angazhohuni ne intervista me artistet,se ky monument nuk prezanton simboliken e Pavaresise,sipas meje.Ky eshte nje kuadrat i ndare ne mes,se libri nuk ka çati.Eshte monument i bukur,patjeter,por nuk ka hiç simboliken e Pavaresise.Nga nje gabim,te mos behen dy;nese nuk ka hiç lezet te behet ne Tirane,te pakten te behet nje gje per te qene,dhe jo te harxhohen kot parate.Me materialet qe jane sot,edhe nje bisht gomari t’a besh monument do ngjalle admirim dhe do sjelle origjinalitet,por bishti i gomarit nuk prezanton simboliken e Pavaresise dhe te unitetit te nje kombi.Biles e kam replikuar edhe ne shkrimin e meparshem,qe kuadrati i ndare ne mes vetem shprehje uniteti nuk eshte;ndoshta liber pa faqe,por jo ate qe ne duam te shprehe,dmth rizgjimin e vetedijes kombetare,se Pavaresia eshte akti sublim i ketiu rizgjimi kombetar.Ky monument mund t’i shkoje levizjes”Hapni kutite”,por veshtire se saliu e kuptn kaq gje.
arkivol….kjo ishte pershtypja qe me la ai fare monumenti,ku sala do te varrose historine
Une jam kunder prishjeve.
Me duket me llogjike qe, mbas sikterisjes se rregjimit, ti ruhen simbolet kombetare, dhe te modifikohet nevojtore publike. Keshtu kthehet ne nje objekt dobije qytetare dhe ne te njejten kohe, nje kujtim kuptimplote per kete rregjim.
o loni, po avash o avash,na bem luften terbaqi mori autobuzin ,o e pjerdhshi me keq se e keni pjerdhur ,po pse un e votova salen qe kam 21 vjet ne itali ,o mos e bofshit piken e ajrit nga tirona deri ne sarand, po ju mor e keni votuar ,le te vjedhi sa te doj sala nuk mund te mohoj voten e nji populli, pershendetje gazeta tema
Me kete hale ,monument,Saliu ju ka vene kapak te gjithave.Siç eshte puna e tij njezetvjeçare si politikan ashtu do te jete dhe monumenti.Hale.Ky monument sintetizon ne menyren me te shkelqyer (superlativat i ka qef Sala)punen dhe sakrificen e Sales ne rrenimin e vendit deri ne derexhene e nje haleje.
Zoti Mero Baze, eshte mire qe te gjitha vjedhjet kusare te Kryeministrit Sali Berisha, tok me “Monumentin e Pavaresise” t’ia çojme ne “varrin e tij” fashist e antishqiptar, dhe, ne kete menyre t’ia mundesojme qe t’i vjedhe serish te gjitha nga “varri i tij” qe po ia ben vetvehtes…
Drenica e Kuqe