“Hidrocentralet i bëmë, por si t’i lidhim me rrjetin?”

9 Maj 2012, 18:27Politika TEMA

Investitorët e huaj i ankohen Berishës se po bëjnë hidrocentrale, por nuk i lidhin me rrjetin dot. Ata kërkojnë edhe linja intekonjeksioni, sidomos me Italinë. Berisha premton: Do i bëjmë të gjitha

 

Gjatë vizitës në Itali, por edhe pas kthimit dje në një takim me investitorë të fushës energjetike, por edhe sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha foli për investimet në energjetikë.

Megjithatë, disa kompani italiane i janë ankuar atij se po i bëjnë hidrocentralet, por qeveria nuk ka një plan se si do i lidhë këto hidrocentrale me rrjetin e energjisë. Ups, një gabim i vogël i qeverisë, por që kushton shumë.

“Hidrocentrali ynë në Skrapar do mbarojë për 15 ditë, por ne nuk e lidhim dot me rrjetin në Çorovodë,” u ankua një drejtor kompanie.

Po ashtu ata i kërkuan kryeministrit se çfarë po bën me linjat e transmisionit me vendet e tjera, sidomos atë me Italinë. Ndërkohë kryeministri ka qenë i prerë: do i bëjmë të gjitha.

“Ne po kalojmë një ligj, i cili do të detyrojë entet publike të përparësojnë, lidhjet tuaja me rrjetin. Po ndërkohë enti do të marrë porosi të prerë të marrë menjëherë kthesën në drejtimin tuaj, çka do të thotë të rishqyrtojë buxhetin e investimeve për tu dhënë ju përparësi. Kjo do të bëhet,” tha Berisha.

Ndërkohë për linjat e interkonjeksionit me Italinë, Berisha tha se nuk ishim në gjendje nga ana buxhetore. “Ne nuk ishim në gjendje nga ana buxhetore, por kemi licencuar dy linja Shqipëri-Itali, sikundër në interesin më të mirë tuajin dhe tonin, në rast se e shohim se do të jetë e domosdoshme, ne, si qeveri do të marrim pjesë në ndërtimin e saj, do të kërkojmë në vitet e ardhshme të bëhemi bashkëaksionerë, ta ndërtojmë me tender ose me një kompani tjetër. Ne do të bëjmë gjithçka që ju të lehtësoheni. Lidhja me Malin e Zi ekziston dhe është e shkëlqyer, është 420 kilovolt, e inauguruar, e standardeve më të mira,” tha Berisha. Qeveria në fakt po mban peng edhe një linjë intekonjeksioni me Kosovën, për interesa kryekëput mafioze.

Investitorët italianë po ashtu kërkuan edhe të marrin certifikatën e gjelbër për investim në energjinë e rinovueshme, që do i jepte mundësi atyre të marrin subvencion nga qeveria italiane.

“Lidhur me certifikatën jeshile ne do të diskutojmë seriozisht me qeverinë italianë, por dje në Romë, investitorë italianë më kërkuan mua që të negocioj dhe me vende të tjera si Bullgaria, Rumania, vende të tjera. Nuk do të lemë përpjekje pa bërë që ne të negociojmë më çdo vend të mundshëm për tu mbështetur ju,” u tha Berisha.

6 komente në ““Hidrocentralet i bëmë, por si t’i lidhim me rrjetin?””

  1. elinor says:

    “Lidhini wireless, me enkriptim WPA” – thote doktorri! Hehe

    1. Labi Vl says:

      Bir Selman i nenes , ke te qaj me pare! Nga Enveri, te Ramizi e ne fund te Sali shpellari!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html

  2. Tirana Re says:

    me idiot jane keta qe merren me nje malok te trashe dhe te ndyre

  3. Shkelzeni says:

    Ne Itali diskutohet problemi i shfrytezimit te ujrave,sepse ne vitet 70 jane dhene shume leje dhe me to eshte abuzuar duke ndryshuar rrjedhat natyrale e demtuar ekologjine pikerisht prej ketyre mini-hidrocentraleve.Meqe ne Shqiperi jetohet akoma ne epoken e gurit persa i perket miradministrimit te ambientit,italianet vijne e i ndertojne keto mini-hidrocentrale ne Afriken europiane ,e pasojat do t’i vuajne brezat qe vijne…e si gjithmone askush s’do t’ja dije !!!

  4. montatori says:

    “Liderte” Tiranes po te dinin te lithnin gjithe shqiptaret midis tyre me harmoni dhe drejtesi,do kishin bashkuar edhe fuqite e hidrocentraleve qe kane ndertuar,ka analogji midis ketre dy puneve qe duken si pa lidhje.

  5. sherifi says:

    Mire qe mulliri eshte me ere,po uji nga i vjen xhane ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje