Kushtetuesja: Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë padinë ndaj Mediut për Gërdecin

9 Maj 2012, 16:19Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rrëzojë një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila në mënyrë arbitrare kishte vendosur të mos pranojë paditë e dy të plagosurve në shpërthimin e Gërdecit ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

“Me vendimin nr. 27 dt. 09.05.2012 Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë vendimin nr. 5 dt. 01.03.2010 të Gjykatës së Lartë dhe si rrjedhim të kthejë për shqyrtim çështjen penale R. Durdaj dhe A. Hazizaj kundër F. Mediut. Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar të padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës mënyrën sesi Gjykata e Lartë vendosi të mosfillojë procedimin penal ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes, ku ajo përdori pa të drejtë kompetenca që i takojnë akuzës duke cenuar paanshmërinë e gjykatës, si dhe interesat e ligjshme të të plagosurve.

Sot, jo vetëm që vendimi ishte në favor të të dëmtuarve të shpërthimit të Gërdecit, por njëkohësisht u sqarua edhe një nga momentet e errëta të një praktike të ndjekur gabim prej vitesh tashmë nga Gjykata e Lartë. Nga vendimi del qartë që gjykatës nuk i takon të vendosë për të filluar ose jo procedimin penal, e drejtë kjo që tashmë mund të thuhet zyrtarisht se i përket vetëm të dëmtuarit akuzues dhe vullnetit të tij,” thuhet në një njoftim të Qendrës “Res Publica” dhe Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Gërdecit.

“Vlen të theksojmë se standardi i gabuar i gjykimit është përsëritur edhe në rastin e kërkesave të paraqitura nga të plagosurit e tjerë, të cilët janë trajtuar në të njëjtën mënyrë. Vendimi nr. 27 dt. 09.05.2012 i Gjykatës Kushtetuese do t’i çelë rrugën një gjykimi më të drejtë dhe nga e para e të gjithë kërkesave të tyre. Duke parë edhe interesimin e organizmave ndërkombëtarë të cilët kërkojnë me insistim zbatimin e gjykimeve korrekte edhe në rastin kur në bankën e të akuzuarve janë persona me cilësi të caktuara, siç janë personat me pushtet, Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj e detyron Gjykatën e Lartë të mos pengojë dhe madje të vihet në rolin e ndihmuesit për realizimin e këtij procesi,” vijon njoftimi.

4 komente në “Kushtetuesja: Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë padinë ndaj Mediut për Gërdecin”

  1. a.r says:

    Ketij ja ka fut t..et ne big saliserbi ja shtrengon dhe ja liron si i do qejfi. Po dhe ky di ca gjera per xenin shokun e cimit .

  2. nigo says:

    Gjykata kushtetuese vlereson tani si te drejte hapjen e procesit gjyqesor dhe te pa drejte vendimin e gjykates se larte. Po pse mor kopuke nuk i veni perpara pergjegjsise ligjore gjykaten e larte, e vecanerisht ata gjykates qe kane mare vendimin ne shkelje te ligjit, ne dem te fakireve, apo po lani m …. me sh… dhe te kalojme rradhen si here te tjera. Jeni ju qe duheni denuar te paret pasi dini ligjet dhe i lejoni plehrat te shkelin ligjet.

    1. iliri uk says:

      ate e ka ne dore kld me shokun bamir topi ne krye she spathiu i saliut e dinte po nuk beri gje votoni kundra rames se me keto plehra do rriteni e do vdisni

  3. Eda Fifaj says:

    ky fagot duhet te shkoj ne litar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje