S`ka marrëveshje në Greqi, e Majta Demokratike përgënjeshtron

13 Maj 2012, 15:56Rajoni TEMA
S`ka marrëveshje në Greqi, e Majta Demokratike

(E PERDITESUAR)-

E Majta Demokratike e Kuvelis përgënjeshtron lajmin për një marrëveshje me dy partitë e tjera “Demokracia e Re” dhe PASOK për një qeveri uniteti me mandat dyvjeçar.

Vetë Kuvelis deklaroi për mediat se marrëveshja e përfolur është një gënjeshtër.

Kreu i të Majtës Demokratike Kuvelis akuzoi kreun e Syriza-s, Aleksis Cipras se po mashtron popullin grek, duke nënvizuar se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me dy partitë e tjera për një qeveri uniteti.

Lajmin për arritjen e një marrëveshjeje mes liderëve të tre partive, “Demokracia e Re”, PASOK dhe “E Majta Demokratike” për një qeveri uniteti u bë i ditur nga televizioni grek “Sky News”

 

Palët politike në Greqi, kanë rënë dakort për krijimin e një qeverie.  Lajmi bëhet i ditur nga “Sky News” sipas të cilit sipas marrëveshjes qeveria e re do të ketë një mandat 2-vjeçar, pa pjesëmarrjen e koalicionit të Cipras.

Lajmi vjen në një kohë kur presidenti i Greqisë vazhdon kontaktet me liderët e partive parlamentare, në përpjekjen e fundit për të krijuar një qeveri emergjence.

Ai zhvilloi në mesditë konsultime me kryetarët e ND, SYRIZA dhe PASOK, përkatësisht Antonis Samaras, Aleksis Cipras e Evangelos Venizelos, në një takim që zgjati më shumë se gjysmë ore.

Presidenti do të ketë në mbrëmje kontakte individuale me krerët e tjerë politikë, Panos Kamenos (Grekët e Pavarur), Aleka Papariga (Partia Komuniste), Fotis Kuvelis (E majta demokratike) Nikolaos Mihaloliakos (Agimi i Artë).

 

13 komente në “S`ka marrëveshje në Greqi, e Majta Demokratike përgënjeshtron”

  1. zum zum says:

    ne qofte se siriza nuk mer pjese ne qeveri,atehere gherat jane keq
    shpresojme te behet dicka emire

  2. wert says:

    Bravo, suksese

  3. Adi says:

    Asnje marreveshje nuk eshte arritur. jane thjesht spekulime. Greqia do te shkoje ne raund te dyte zgjedhjesh

  4. gert says:

    pa dale duan me na hedh hi syve neve taksapaguesve europian keta jevgjit,ky hipokriti komunist pasok e nd,te gjithe bashke per te na vjedhur eurot dhe mos na i kthejne me..grek hajdut futjuni punes dhe i lini kto manovra…shtrini kembet sa keni jorganin,,,triquni ne polis atene se greqin tjeter dhe ishujt i mbajme ne me euro dhe administrate…

  5. analist says:

    Kur nuk u moren dot direkt,si mund te merren vesh te gjithe bashke me ndermjetesi.
    Duhet te jete lajm i gabuar,sepse perfituesit e zgjedhjeve te reja te pritshme te qershorit(te majtet) duhet te jene budallenj po ta lene ket shans tu iki nga dora dhe te hane njalen e Venizelosit me shoke duke u bere bashkfajtore ne mizerjen greke.

  6. Argita_B says:

    Per gezeten TEMA,
    —————————————————-
    “Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin”.
    —————————————————-

    Do tju lutesha qe te ndryshoni kete fraze pasi duket sikur kemi rritur delet bashke!
    Fjalen Ju lutem, nuk e keni mesuar ne shkollen e gazetarise!! Harroni se lexuesit e gazetes jane klientat tuaj, ata qe kontribojne te jetoni duke ju “blere” punen qe beni!?

    Per tju rikthyer artikullit, Greqine dhe Bill Gates tja lene ne dore si ben dot me derman, pasi gjendja eshte me te vertete katastrofike.

    1. TemA Online says:

      Eshte problem teknin, pergjigjien nuk e kemi formuluar ne.

      1. Argita_B says:

        Falemderit per pergjigjen Tema. Nuk po ve ne dyshim faktin se eshte gjithe stafi qe formulon pergjigjet ne kete menyre lol
        Webmasteri qe ka vene pergjigjen automatike, nese ka mundesi ta riformuloje pasi duket thuajse agresive kur mer nje pergjigje te tille.

  7. qeparo says:

    te gjithe duhet te kemi syte dhe veshet nga Greqia, nese atje nuk ka shprese per ndryshim qe rezultatet jane aq radikale ku do e kemi Shpresen ne?

    1. Argita_B says:

      Greqia aktualisht eshte ne gjendje thuajse te pashprese e eshte fatkeqesi per nje popull te tere.
      Ekonomia shqiptare eshte e lidhur me ate greke, por shpresa e Shqiperise nuk eshte Greqia.
      Shpresen ti do ta kesh te ndretosh Qeparone, te punosh per veten tende e jo per grekun.
      Ate qe ke bere ne Greqi, beje ne Qeparo se e ke per veten.
      Greqia ka mbi 160% te PNB vjetore borxhe, Shqiperia me pak se 70% te PNB.
      Pra perspektiva eshte shume me e madhe ne Shqiperi se sa ne Greqi.

  8. ndrea says:

    P’se ne shqiptaret nuk shohim shtetin tone ,i cili nuk funksiononne asnje hallke po merremi me greket?Ne Greqi me gjithe mangesit shteti eshte ne pune,administrata punon etj.Lereni Gjitonin ne hallin e vet.

  9. tron says:

    mire tju behet grekeve se kane ngrene e kane pire me leket e evropianeve

    1. qeparo says:

      pse flet kur s’di o shoku?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje