Një “Pranverë Shqiptare” në Maqedoni

13 Maj 2012, 18:31Rajoni TEMA

“Pranvera Shqiptare” do të duhet të jetë lëvizja me urgjencë tek shqiptarët në Maqedoni, për të goditur skenarët e tjera të dëmshme.

Personalitete publike, shkrimtarë, publicistë dhe analistë flasin për agjencinë e lajmeve INA lidhur me tezat e fundit të lansuara nga qarqe politike dhe institucionale maqedonase për indoktrinimin e shqiptarëve me problemet fetare dhe jo kombëtare.

Ata e shohin si të domosdoshme ngritjen e një opsioni të ri të revoltës dhe reagimit përmes një lëvizje protestash me moton “Pranvera Shqiptare”.

Mediat maqedonase, të ndjekura kryesisht nga ato serbe kanë karakterizuar protestat e fundit dhe reagimet e shqiptarëve me kauza fetare islame, duke shfaqur etiketimet e pranisë së radikalizmit dhe fundamentalizmit islamik tek shqiptarët.

Së fundi, në një nga televizionet publike në Maqedoni është konstruktuar emisioni special që trajton idetë se gjoja në Maqedoni “ A do të vjen pranvera arabe” dhe se “ po krijohet modeli i izraelit ndaj palestinezëve”.

Publicisti dhe analisti Nijazi Muhamedi vlerëson për INA se së fundi ka pritur tezat e maqedonase, që sipas tij, së fundi përmes një emisioni misionar sllavo-maqedonas “Vo Centar”, që shpallin ‘pranvera arabe’ apo ‘modelet izraelite’ në Maqedoni.

Sipas tij, shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me ‘pranverat arabe’, por do të ndodhë ‘pranvera shqiptare’, sepse ka forca që do të marrin mbi vete përgjegjësinë kombëtare, për të eliminuar tërë këto skenarë që vijnë përmes qarqeve dhe mediave të caktuara, me një qendër të përbashkët.

“Ajo që është dhënë përmes këtyre emisioneve misionare, është një përfundim i realizuar nga pushteti aktual i VMRO-DPMNE-së, që e ka kthyer Shkupin në një Belfast të Irlandës, me kryqe të drejtuara nga ana e shqiptare, kisha, shenjtore, heronjtë të paqenë e të grabitur nga historitë tjera, duke krijuar brenda qytetit ‘peizazhe sovrane’. Dekodimi i këtyre skenarëve mund të jetë i ngjashëm me praktikat kolonizatore evropiane në Afrikë”, thekson analisti Muhamedi.

Lidhur me tezën e modelit izraelit, analisti Muhamedi thekson se ajo tezë shpaloset nga reflekset dhe sindromat traumatike të ndërdijes së sllavomaqedonasve. “Ky komb i shpikur nga Stalini dhe i privilegjuar në ish-Jugosllavi ka huazuar dhe realizuar shpeshherë praktika të ideologjisë sioniste, por duke krijuar histori të paqenë dhe duke grabitur historinë e bullgarëve, serbëve dhe shqiptarëve”, thekson për INA Nijazi Muhamedi.

Profesori universitar, prof.dr. Nehas Sopaj nënvizon për INA se shpërthimi i pakënaqësisë popullore të shqiptarëve me qëllim të caktuar po merr ikonografinë turko-arabe.

“Marrë në përgjithësi, dalja në sipërfaqe e shpërthimit të pakënaqësive popullore për shkak të indolencës së partive politike është e arsyetueshme, por mënyra më gjithë atë ikonografi turko-arabe në momentin e papërshtatshëm, saktë dhe si me dirigjim sikur të kish lindur nga kuzhinat e Beogradit, që d.m.th. si të kish dalë nga gabzherri i të gjitha të këqijave”, thekson shkrimtari Nehas Sopaj.

Sipas tij, është shumë problematike të përmbahet pakënaqësia, por edhe më problematike sipas tij është t’i riorientosh qëllimet pastaj, atje ku e kanë vendin, në padrejtësitë, shantazhimet dhe antishqiptarizmin që hapur po e manifeston kjo qeveri sot.

“Është shkatërruar çdo vlerë njerëzore, po varroset kultura dhe arsimi, por t’u dalësh me një stop këtij rremeti, s’është ta ndalosh, por t’i japësh vrull ta groposesh!”, thekson Sopaj, duke theksuar së është koha e fundit që të rilind një “Pranverë Shqiptare” në Maqedoni, që do t`i jap goditje të fuqishme të gjitha mozaikëve dhe skenarëve që synojnë njollosjen e shqiptarëve dhe fshehjen e problemeve kombëtare me petkun fetar.

Shkrimtari dhe publicisti Ramadan Musliu nga Prishtina komenton për INA skenarët dhe qasjet e nxitura nga qarqe të caktuara maqedonase kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

“Shqiptarët duhet të lidhen me rrënjët dhe trungun e tyre perëndimor dhe të mos implikohen në reagimet absurde me karakter fetar të nxitura nga Rusia dhe aleatët e tyre sllav në Ballkan. Shqiptarët nuk kanë asgjë me islamizmin, prapa të cilit ka tendenca dhe fshihet sllavizmi. Prandaj edhe në rastet e fundit në Maqedoni, shqiptarët duhet të distancohen dhe të izolojnë grupet radikale islamike”, nënvizon për INA shkrimtari Ramadan Musliu.

Sipas tij, shqiptarët që nga mesjeta kanë mbetur si një vijë ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit, duke ndjekur inercionin e brendshëm, gjenetik dhe shpirtëror kah Evropa.

“Në prizmin e një historie të shkurtër, dihet se që nga viti 1454, një vit pas rënies së Konstantinopojës bëhet marrëveshja mes Kishës Ortodokse dhe administratës otomane. Që nga ajo kohë shqiptarët janë në një sanduiç mes katolicizmit, ortodoksisë dhe islamizmit. Për fat të keq kjo aleancë islamisto-ortodokse është edhe sot aktive, varësisht se kush i prin politikisht ortodoksisë. Edhe ngjarjet e fundit janë rezultat i kësaj marrëveshje. Shqiptarët shpesh kanë rënë viktimë e këtij karremi politik”, thekson publicisti Musliu.

Sipas tij, e keqja më e madhe është se kjo po ndodh në një moment shumë delikat kur po zhvillohet ridefinimi i interesave nacionale të shqiptarëve dhe kur krahu ortodoks ( Rusia, Serbia, Greqia e bashke me të edhe sllavo-maqedonasit) po përpiqen t’i kthejnë pozicionet pas hyrjes së NATO-s në Ballkan. /ina/

11 komente në “Një “Pranverë Shqiptare” në Maqedoni”

  1. Marin says:

    Me sakte, dimer islamik.

  2. lec li says:

    te lumte goja ramadan musliu

  3. eno says:

    Po qe se do te dalin ato kargjozat me flamur arab,
    me mire mos te dalin fare,,
    Eshte ofendim per flamurin shqiptar te valvitet edhe
    ajo hale flamur arab ptuuuu,,,

  4. joni says:

    Kush do beje pranvere ne maqedoni, ata qe ngrene flamujt arabe?Shqiptaret ne maqedoni sillen sikur u cliruan dje nga ndikimi turk, qajne akoma per sulltane e per pashallare, jane katandisur me keq se talibanet e kabulit, tani eshte shume vone per pranvera , pas ketyre dimrave turq ne kaq vite duhet te kalojne shume dimra me ndikim evropian qe te thuhet se po behet dicka.

    1. shqiptari says:

      O Joni, dhe ju o “trimat” e tjere shqiptare. Kombi yne ka vuajtur historikisht nga ndarja, percarja, egoizmi, e te tjera fenomene te ngjashme me karakter prapambetes.
      E ke pyetur veten ndonjehere se perse sheiptaret e FYROM mbajne lloj lloj flamujsh (perfshire ato zhgarravinat islame)?
      Sepse jane te perjashtuar nga te gjithe. Sepse FYROM nuk i perfshin (ata nuk ndjehen pjese por pakice), sepse Shqiperia nuk e can bythen ti mbroje, sepse Kosova ka hallet e veta e nuk ka kohe te merret me ta.
      Perqasjen ne edukim e kane te kufizuar.
      Prandaj zgjidhja nuk eshte sharja por integrimi. Eshte ne te miren e kombit qe ajo pjese e Shqiptareve te mbeshteten (sot me gjithe ata flamuret e dhjere) e te mbrohen e integrohen. Te garantoj se me pasa ata do ti hedhin ata flamure (qe nuk i lidh asgje me ta).
      Eshte pikerisht sjellja e jote tipike qe na ka lene keshtu si jemi copa copa.
      Ne FYROM nuk ka kombesi e ata e krijuan (duke futur mes tyre lloj lloj palacosh). Greket i ke si UNITED COLORS OF BENETTON. Kurse Shqiptaret (qe po ti mbledhesh neper bote jane se paku 20 milion) kemi 2,23 shtet me vetem 30% te kombit.
      Prandaj leri afektet jashte ceshtjes kombetare.

  5. astrit b says:

    Duke pasur ne themel te kesaj levizje te domosdoshme moton “FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARI”,por ne krye te saje jo politikanet por ELITA SHQIPTARE,mendoj se eshte domosdoshmeri,Shqiptareve nuk i duhen mbulesa fetare per te mbrojtur identitetin kombetare,por njerez te ditur (ILUMINISTET),qe i kane dhe ku duhet te mbeshteten.TI MBAJME LARG HAXHIQAMILET ,sidomos ne kete rast kur keqdashesit tane(politika e fqinjeve,jo populli),po shpenzon dhe po realizon skenare dhe filma real ne terrenin tone me FONDAMENTALISTE dhe levizje fetare.Nje hile e holle por me bisht te gjate eshte “Arrestimi i grupit fondamentalist”,per te perfituar simpatine e SH.B.A ve,dhe EUROPES.Shqipetaret duhet te veprojne shpejt,ne rruge ligjore dhe demokratike,per ta prere sa me shpejt kete bisht,qe te mos zeje rrenje si bishti i DIK MARTIT qe tani na ngatrrohet neper kembe dhe ka lene gjurme,edhe pse ska te tilla ne EUROPE.Sa me shpejt aq me mire,por ne krye te diturit e pa shitur..

  6. liburni says:

    “Pranvere shqiptare” ne macedoni….,cfare pranvere….,islamistash?
    Ne fund dalin me ligjin qe burri mund te beje sex me gruan edhe 6 ore pasi ka vdekur..Kush eshte ne te veretete shqiptare ne ato troje duhet te distancohet dhe te ngrejne zerin kunder manifestimeve islamike te ndodhura ditet e fundit.perndryshe udhe te mbare drejt “palestines”…/

  7. Luan Poliçani says:

    Shqiptaret (pjesa dominuese jane vetem shqipfoles) te Maqedonise protestojne me flamuj e veshje islamike kur me te drejte maqedonasit i quajne Ekstremiste apo Terroriste Islamike. ‘’Shqiptaret’’ jane shkelur dhe do shkelen per aq kohe sa do te mbrojne shkerdhimet e tyre historike. Uroj qe policia sllave t’i shkele pameshire lehjet e tyre arabe. Keta shpellare nuk kane as origjinalitetin apo dinjitetin e qenit, sepse ky i fundit lehe ne gjuhen e nenes dhe jo ne ate te huaj.

  8. Elton zvicer says:

    Shif kush flet. Ne shqiperi po ju shkelin greket dhe serbet e saliut dhe ju rink luani llotari gjith diten . Mos u merni shume me maqedonine, shqiptaret atje jan shume me patriota se ne te shqiperise.

  9. templari46 says:

    @ shqiptarin dhe shqiptaret karagjoza.
    Ku i gjete 20 milion ti? Vetem nqs vazhdon te pranosh tani islamizimin klandestin te trojeve shqiptare, ta kthesh ne nje islamizim legal.
    Ti shqiptari i forumit, qe mbron pseudoshqiptaret e Fyromit, ti, pikerisht ti e ke pyetur veten se perse islamiket radikal turkoarab te Shkupit, qe mezi belbezojne ne shqip dhe qe e quajne veten shqiptar, valvisin dhe mbulohen me copa jeshile me çerekhene?
    Perse keta turkoarabe me kombesi “shqiptare”, mbulojne koken me paçavure te zeza arabe, revokojne kohen e perandorise osmane dhe riquajne veten e tyre otomane?
    A eshte kjo rruga per te luftuar te drejtat e tyre? Rruga e islamizmit radikal, rruga e Hamasit, Hezbollaheve, talebaneve, vellezerve muslimane?
    A ka rruge ketu ne Fyromin europian ku te ece pranvera arabe, ku te marshoje ajo me marshin e Barabajt otoman?
    Ti shqiptar i ditur, i degjon lehjet e klerikeve islamike te Maqedonise, e di ti se ç’gatuhet ne laboratoret ideologjike xhami, ku arabe, turq, saudite, jemenas, afganistane, pakistaneze e shume syresh qe hiqen si shqiptare, mendojne si ti vene flaken Maqedonise, Ballkanit, Europes, Perendimit ne emer te Allahut?
    Ku jane te perjashtuar keta plehra qe kane vershuar rrugeve te Shkupit, qe bejne akte terroriste, keta bastarde qe kane ndyer Shkupin, dhe kombin shqiptar?
    Ne cilin aspekt? Ne aspektin qeverises? Shqiptaret bejne pjese atje,
    Ne aspektin kulturor? Shqiptaret kane arsim, shkolla dhe institucione kulturore.
    Ne aspektin fetar? Shqiptaret kane mbjelle dhe vazhdojne te mbjellin lebrozen islamike ne qindra xhami qe ngrene perdite njelloj si suma qe ngrene 5 here ne dite.
    Perse duan te ndjehen pakice ata dhe jo pjese? A nuk kane tre apo me shume parti qe i perfaqsojne, qe u japin voten, qe rreshtohen ne qeveri, qe kane ministra etj etj?
    Perse nuk behen pjese ato plehra? Pergjigjen ta jap une.
    E para, nuk jane shqiptare. Jane araboturq, jane dobiça.
    E dyta, jane islamike radikal, jane produkt gjenetik turkoarab dhe produkt ideologjik fetar vahabist, qe fabrikojne çdo dite xhamite ne Maqedoni me imam turq dhe arab.
    E treta dhe me e rendesishmja eshte, se ata nuk ndjehen shqiptare ne asnje drejtim.
    Ata ndjehen qysh ne gen turkoarab dhe e motivojne me tre faktore:
    I njejti besim.
    E njejta histori.
    I njejti armik.
    Keto tre arsye sot perbejne thelbin e turkoarabeve dhe dobiçave te tyre, jane argumenti dhe karburanti i tyre, qe motivon gjithe sjelljen e tyre islamike radikale, qe do ja kishin zili dhe vete talebanet.
    Problemi jone me keta nuk eshte integrimi i tyre, sadoqe ata hiqen si shqiptare, sadoqe ata maskohen me parulla gjoja kombetare shqiptare.
    Nuk ka asgje shqiptare ne ate maskarade islamike, perveç nja dy tre flamuj kuq e zi me shqiponjen bizantine, me shqiponjen e Muzakajve dhe Kastrioteve, shqiponje e cila u priu shqiptareve kunder kuçedres otomane, dhe qe injoranca islamike, llumi islamik i Shkupit i mbante vetem per maskim dhe imazh.
    Do desha, qe çdo polic i Shkupit ate dite te ishte nje Mlladiç, dhe te perdorte gjithçka qe ligji kunder terrorizmit lejon kunder plehrave te tilla islamike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje