Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin sërish është ballafaquar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Fillimisht Churkin akuzoi Kosovën se po ndërton qendra të trajnimit për rebelet sirian. Por nga foltorja që dikur Churkin dështoi t’ia ndalte fjalën, Hoxhaj mohoi këto akuza, raporton Reuters.
Në një konferencë për media, pas seancës së Këshillit të Sigurimit, ministri Hoxhaj tha se Prishtina është duke u dhënë vetëm mbështetje politike opozitës siriane, e cila tash e 14 muaj lufton kundër forcave të Bashar al Assadit.
“Ne jemi ndër shtetet e para në Evropë që kemi mbështetur opozitën në Libi si dhe shtetet tjera, sepse ne dikur kemi luftuar për të njëjtat aspirata dhe vlera. Të njëjtën qasje e kemi edhe ndaj Sirisë dhe kemi kontakte diplomatike me opozitës siriane”, ka thënë Hoxhaj.
I pyetur nëse Kosova është duke ndërtuar qendra trajnimi për rebelët sirianë, Hoxhaj tha: “Jo, në asnjë mënyrë”.
Churkin, shteti i së cilit është një mbështetës i madh i regjimit të Assadit dhe se ka kundërshtuar sanksionet kundër Sirisë, dhe ka shfaqur frikën e Moskës që Kosova është duke iu dhënë Sirisë më shumë se këshilla politike.
Më 16 shtator të vitit të kaluar, në selinë e OKB-së në New York, ambasadori rus kishte dështuar në përpjekjen që të ndërpriste një konferencë për medie të ministrit Hoxhaj para gazetarëve, pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Derisa shefi i diplomacisë së Kosovës po shpaloste qëndrimet e Kosovës para gazetarëve të shumtë të interesuar, ambasadori rus Churkin ka ndërhyrë duke kërkuar nga Hoxhaj që të mos fliste para medieve, pasi që, siç ka thënë ai atëbotë, “nuk ke të drejtë të flasësh, pasi që Kosova nuk është vend anëtar i Kombeve të Bashkuara”.
Mirëpo, ministrit Hoxhaj, ka injoruar kërkesën e diplomatit rus duke i kërkuar që të mos e ndërpresë derisa ta përfundojë fjalën e tij. Churkin ka bërë edhe një përpjekje që përmes këshilltarit të vet ta pengonte ministrin Hoxhaj përmes teknikëve, gjë që i dështoi sërish. Për më shumë, Churkin nuk i ka dhënë përgjigje as gazetarëve lidhur me këtë paraqitje agresive të tij, duke u larguar nga konferenca. /Telegrafi/
sa mir ja ka bo qenit se sbon gjeth me qy kryt nalt bre nonen e Rusises kan qef me honger mut kta po qisaj here spo ja don hallal te koft Enver Hoxhaj i madh je