Rusia, e shqetësuar për “trajnimin” e sirianëve në Kosovë

15 Maj 2012, 11:45Rajoni TEMA

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, i tha Këshillit të Sigurimit se vendi i tij është i shqetësuar rreth njoftimeve se kryengritësit sirianë po trajnohen në Kosovë.

Churkin, siç raporton Radio Evropa e Lirë, tha se nëse këto raporte janë të vërteta, prania e luftëtarëve sirianë në Kosovë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të rivendosur paqen në Siri.

Churkin shtoi se “duke e kthyer Kosovën në një qendër ndërkombëtare të trajnimit për kryengritësit e njësive të ndryshme të armatosura, ajo kthehet edhe një faktor serioz destabilizues që shkon përtej rajonit të Ballkanit”.

Ai i bëri këto komente gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, ku u debatua për situatën në Kosovë.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka pranuar se Qeveria e Kosovës është në kontakt me opozitën siriane, por, siç raporton REL, shpjegoi se Kosova ishte “ndër qeveritë e para në Evropë që mbështeti opozitën në Libi dhe në vendet tjera arabe”, në vitin 2011, sepse “ne kemi luftuar për të njëjtat aspirata”.

Hoxhaj hodhi poshtë pretendimet se luftëtarët e opozitës siriane po trajnohen në Kosovë.

1 komente në “Rusia, e shqetësuar për “trajnimin” e sirianëve në Kosovë”

  1. goni says:

    Bravo Kosova. Je kthyer ne baze amerikane per ti shkaterruar regjimet kriminale si Gadafi i Libise dhe Assad i Sirise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje