Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-Mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Nasir Abdulaziz Al-Naser, Presidenti Topi është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në datat 17-18 maj 2012, në Nju-Jork.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm të diskutimit të çështjes më të mprehtë të kohës, gjendjes ekonomike në botë, janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, autoritete të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare, të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Organizatës Botërore të Tregtisë, etj. Gjatë debatit të nivelit të lartë të përqendruar mbi: “Gjendjen ekonomike botërore”, do të trajtohen një sërë tematikash mbi sfidat komplekse makro-ekonomike, me të cilat përballet bota sot si papunësia, borxhi, inflacioni, tregtia dhe investimet, si dhe rregullimi i sektorit financiar.
Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në kuadër të këtij debati, në të cilën do të përcjellë disa pikëpamje në lidhje me gjendjen ekonomike të krijuar nga kriza financiare dhe ekonomike.
Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar pranë organizatës më të madhe në botë për sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme, si me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, etj., me drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) si dhe do të dekorojë Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” e mjaft personalitete të shquara shqiptare e amerikane me një kontribut të rëndësishëm në promovimin e vlerave atdhetare, kulturore e paqedashëse të shqiptarëve.
Po kto nuk mund te shkonin te gjithe me 1 avion? I harxhun leket e Shqiptarve me tekat e tyre.
Nuk i bante avioni Bamirin,Ilirin,Saliu dhe Edin?
I urojme sukses Presidentit Topi ne Amerike, po ashtu edhe ne politiken shqiptare, ne ditet e sotme partia FRD dhe partia KZ jane shpresa e vetme per nje Shqiperi te bashkuar e demokratike
A e dini se perse ka shkuar presidenti ne Amerike ?
Sepse te djelen fillon samiti i Nato-s ne Cikago dhe sigurisht qe gjeli i delegacionit shqiptar dhe violina e pare dihet se kush eshte SB.
Per t’i shpetuar injorimit te radhes qe i behet institucionit te presidentit ky i joni ka vendor te shkoje disa qindra km me ne jug te Cikagos per te ndjekur punimet e samitit “live” nga USA. Jam kurioz te di qe pervec degjenerimit qe i ben ky shpellari presidentit a do ta marre dhe Xhozin me vete valle ?
Ah ky esht koqe na turproi namerik.
Kata te gjithe atje shkojne po me duket i fusin ca pushime dhe vine e na i shesin si suksese te papara vizitat po mend asnje nuk ze.
OKB eshte nje organizate qe vegjeton me paret e taksapagusve ne gjithe boten ..po ne fakt USA nuk ja ve ne pordhe fare..ky eshte nje takim komplet i parendsishem vetem harxhojne paret e taksapagusve shqiptar
Udhe te mbare z.President por me dinjitet megjithese ti nuk je fytyre e zgerdhishme hipokrite e inferiore si dueti Birisha-Tapalli . Ti prej Miçiganit e njihke mire OKB-ne qe bombardoi Serbine dhe sot veriu i Kosoves eshte peng i saj apo Siria aktuale ,ne shqiptaret nga qe i dime te gjitha i biem shkurt hesapit. I dashur bashkekombas institucionet nderkomtare nuk jane si te Shqiperise qe tall bythe çdo politikan e parti qe merr pushtetin. Paris
Z. Bamir Topi eshte shpresa e politikes se urte shqiptare. Ai po vjen ne Amerike per instruksione.
Qe ne nisje si parti duket se eshte parti e shpreses se shqiptareve sepse Oketa zevendesi i tij deklaroj se nuk do hy ne bisedime me Ramen dhe se nuk do votojme kundra mazhorances,pra zemra e tyre eshte perseri Berisha prandaj mos shpresoni ne dokrra boshe.
Alternativa jane dy dhe nuk ka tjeter,ose duhet te votohet PS per te bere rrotacionin e pushtetit ose vota kundra saj pavaresisht se mund te votohet kushdo tjeter ne partite shqiptare votat do jene vetem per Berishen dhe klanin e tij.
Shqiperia eshte e ndare ne dy kampe ne te majte dhe gjoja ne te djathte.
Ne te majten eshte ps si forca me kryesore dhe me elektoratin me te madh ndersa partite e tjera te majta qe pothuajse nuk kane elektorat me prejashtim te lsi nuk mund tu besosh se nuk bejne aleance me Berishen,ndersa te djathtet as qe nuk behet fjale te hyjne ne aleance me ps prandaj zgjidhni dhe merrni.
Mire eshte te mos gaboni ne vazhdimesi neqoftese doni ndryshim.
bamiri eshte me vonese
plaku i vicidolit shkoi per 100 vjetorin e vatres dhe i dekoroi me firmen e lulit te bashkise
Z.Topi perfaqson vlerat me te mira te te djathtes shqiptare,dhe i uroj Partise se tij te behet nje faktor ne zgjedhjet e ardhshme.Antikomunist,qytetar ,i fisem ,jo konfliktual,cilesi te shkelqyera per nje lider te djathte ,cilesi te huaja per diktatorin Rama,dhe ish-Partine Komuniste Shqiptare ku ai eshte kryetar.
Berisha ua mushi gjepat vatraneve dhe as ce iu pergjigj kerkesave te komunitetit shqiptar ne Illinois per me u taku me perfaqsust e diaspores n’Cikago. Berisha does not give a shit for us