Kryeministri i ri i Francës, Jean- Marc Ayrault ka shkaktuar konfuzion dhe turp në vendet arabishtfolëse për shkak se mbiemri i tij tingëllon si fjala e tyre për “penis”.
Spikerët e lajmeve në vendet arabe kanë menduar menjëherë që të gjejnë një zgjidhje për të shmangur prononcimin e emrit të tij siç duhet. Në frëngjisht emri i tij shqiptohet Ejro. Por disa shtete po e shqiptojnë emrin e tij me një ‘h’ përpara, ndërkohë që të tjera e thonë Errou.
Vetë ministria e Jashtme ka dërguar një deklaratë për mediat arabe ku u thotë se ata edhe mund të shtojnë një ‘l’ dhe ‘t’ në fund.
Vetë francezët e ndryshuan mënyrën se si e thërrisnin presidentin Vladimir Putin, pasi ashtu ngjante si putanë.
ohahahahahahahah
Dicka e ngjashme :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
ne frengjisht lexohet erou ( a dhe y = e )