“Të thashë që isha i sëmurë”. Ja epitafet më të bukura

18 Maj 2012, 11:33Lifestyle TEMA

Në Britaninë e Madhe është bërë një sondazh për të përzgjedhur epitafin më të bukur. Në vend të parë, me shumicën e votave, ka dalë shënimin në varrin e komedianit Spike Milligan “Të thashë që isha sëmurë”.

Ai ka marrë dy të tretat e votave, duke lënë pas me një të dhjetat e votave epitafin e famshëm të Oskar Uajld “Ose të ikin ato perde, ose ika unë”. Në vend të tretë është epitafi i Frenk Sinatrës “Më e mira do të vijë tani”.

Më pas vjen sërish një komedian, Frank Karson, mbi varrin e të cilit është shkruar “Çfarë mënyre për të humbur në peshë”. Kryeministri i luftës, Uinston Çërçill është pas tij me epitafin e tij: “Jam gati për të takuar krijuesin. Nëse krijuesi është i përgatitur për këtë përvojë të hidhur, është tjetër çështje”.

Në sondazh u pyetën edhe personazhe të njohur se si do e donin epitafin e tyre. “A je i sigurt që nuk ka pasur ndonjë gabim”, tha një komedian.

Një shkrimtar tha se do shkruante: “Do e jetoja jetën saktësisht siç kam bërë. Përveç tre inçëve më shkurt”.

3 komente në ““Të thashë që isha i sëmurë”. Ja epitafet më të bukura”

  1. Endri says:

    Saliu do e kate;
    Po SHKOJ TE TAKOJ ENVERIN, PO SMA HAPI DEREN E KAM TE SIGURTE QE ME PRET ZOGU.

    1. denkoka says:

      hahahahahahahahahahha
      e madheee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje