Mirësëvjen François, por më Angela-n jam më i afërt (FOTO)

19 Maj 2012, 18:30Lifestyle TEMA
Mirësëvjen François, por më Angela-n jam më i

Presidenti amerikan, Baracak Obama priti liderët e tetë vendeve më të fuqishme të planetit në takimin e G8, që po zhvillohet në SHBA. Ndërkohë që kishte dalë për të pritur një e nga një të gjithë udhëheqësit, Obama vendosi të bënte edhe ndonjë shaka me ta. I pari ishte presidenti i ri i Francës. “François, ne thamë se mund ta zgjidhësh kollaren,” i tha Obama, që vetë kishte hapur pak këmishën. “Epo e kam për shtypin tim,” tha ai.

Ndërkohë fotoja e Obamës me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka bërë më shumë përshtypje. Ndërsa u afrua, Merkel dukej pak e lodhur dhe e hutuar. “Angela, si je,” i tha Obama. Ajo ngriti pak supet. “Epo e di se i ke ca gjëra në mendje,” tha Obama. Kancelarja gjermane po përballet me krizën e eurozonës, ndërkohë që edhe në Gjermani, partia e saj nuk i ka punët mirë.

1 komente në “Mirësëvjen François, por më Angela-n jam më i afërt (FOTO)”

  1. coku says:

    he pra e shihni nga nje foto me keta pese me berishen. kushedi se do kete paguar obama. mund te lajme ndonje borxh apo te perfundojme tunelin e kerrabes. ose le ti mbaje per vete doktori e te kepuse qafen. te na lere rehat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje