Koreja e Veriut ekzekuton tre persona për kanibalizëm

21 Maj 2012, 10:40Lifestyle TEMA

Koreja e Veriut ka ekzekutuar tre persona të akuzuar për kanibalizëm, ndërkohë që vendi vazhdon të përballet me një krizë të thellë urie. Lajmin e bën të ditur një think- tank me qendër në Korenë e Jugut, që trajton dezertorët e larguar nga vendi komunist.

Njëri prej të ekzekutuarve u akuzua se kishte vrarë dhe kishte ngrënë pjesë nga një koleg pune dhe më pas kishte tentuar ta shiste mishin e mbetur në treg, duke thënë se ishte mish deleje.

Po ashtu, mungesa e ushqimit i ka detyruar njerëzit të vrasin dhe të hanë një vajzë tre vjet më parë.

Ndërkohë një zyrtar i arratisur nga vendi thotë se ka me dhjetëra raste të kanibalizmit në vend.

Akuzat për kanibalizëm u shtuan ndjeshëm në fund të viteve ’90 kur më shumë se 2 milion njerëz vdiqën për shkak të zisë së bukës.

1 komente në “Koreja e Veriut ekzekuton tre persona për kanibalizëm”

  1. elio says:

    Nuk i keni pare dhembet e “Udheheqesit”, andej nga ka ardhur ha njeriu njerine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje