Aksionet në Facebook kanë nisur që të bien, madje duke rënë poshtë çmimit me të cilin u hodhën në bursë.
Aksionet e Facebook ranë me 12 përqind menjëherë pas hapjes së bursës dhe ishin sërish 11 përqind më të ulëta, një orë përpara mbylljes. Aksionet ishin në vlerën 33.92 dollarë, ndërkohë që të premten u hodhën në bursë për vlerën 38 dollarë.
Hedhja e Facebook në bursë u shty për probleme teknike.
Shefi i NASDAQ, Robert Greifeld tha se ishte thellësisht e turpshme diçka e tillë.
Korrespondenti i BBC thotë se edhe pse janë ditët e para, sërish gjërat nuk duken mirë. “Ka fjalë se këshilltarët e Facebook e kane vendosur çmimin shumë të lartë. Po ashtu ka dyshime nëse firma mund të prodhojë të ardhura dhe përfitimet e nevojshme për të justifikuar vlerën e jashtëzakonshme,” tha gazetari i BBC, Mark Gregory.
E zuri kriza e Saliut nga Chicago!
aq mbaruan leket! prisni sa te shitet prodhimi i vitit tjeter te lazaratit , qe te blejm ca aksione fb-u.