“Unë i kam mbathjet e Sharon Stone tek Basic Instict”

21 Maj 2012, 11:35Lifestyle TEMA
“Unë i kam mbathjet e Sharon Stone tek Basic Instict”

Kjo skenë është bërë pjesë e historisë së filmit. Pikërisht 20 vite më parë në kinematë e botës nisi të shfaqej filmi “Basic Instict”. Por shumëkush pyet se kush i ka mbathjet e Sharon Stone, e cila hapi këmbët në një skenë për të treguar se nuk kishte asgjë poshtë.

Regjisori Paul Verhoeven thotë se mbathjet i ka ai në shtëpinë e tij. “Pas një darke të përbashkët, ajo më dhuroi mbathjet,” thotë ai.

Verhoeven pranon se ishte ai që vendosi të kishte një skenë të tillë.

“Në skenar nuk ishte pjesa ku Stone do shfaqej pa mbathje. Për mua ishte shumë e rëndësishme që të kishte një skenë të tillë. Kur kam qenë student në vitet ’60 e kam përjetuar vetë diçka të tillë. Një grua kaloi këmbët mbi këmbë dhe nuk kishte poshtë mbathje. Një shok shkoi dhe e pyeti nëse e dinte se ajo nuk kishte gjë poshtë. Dhe gruaja iu përgjigj: Sigurisht, prandaj e bëra. Këtë histori ia kam treguar edhe Sharon Stone”.

I pyetur nëse e dinte Stone se do filmohej mes këmbëve, Verhoeven thotë: “Nuk ka asnjë dyshim. Agjentët e saj mendonin se kjo do e dëmtonte karrierën e saj. Por kjo skenë e bëri atë një yll”.

Por i pyetur nëse “Basic Instict” është filmi i tij i preferuar, ai thotë: “Jo, më pëlqen më shumë Robocop dhe Starship Troopers”.

4 komente në ““Unë i kam mbathjet e Sharon Stone tek Basic Instict””

  1. Dean says:

    Ahhhhhhhhhhhhhh,kjo skena e paharueshme.

  2. Tironci Lugano says:

    parazit
    Ta boni qefin gazeta.

  3. paraziti says:

    pruzent tironco!!! e di un sma prishin qefin keto te temes. p.s si e ka pas sharoni gopin, te rrujtem fort.

  4. anonim says:

    Imagjinoni skenet me Argiten e Liut si protyagoniste!!!!!!!!!!!!!!!
    Ruajna Zot, do i binte vlera sex-it…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje