Për shkak se dita e sotme është Ditë Zie Kombëtare, Televizioni Publik Shqiptar nuk do të transmetojë natën e parë të Festivalit Europian të Këngës, të njohur ndryshe me emrin Eurovizioni.
Sot pritet që të garojë Shqipëria me këngëtaren Rona Nishliu, e cila me këngën “Suus” do të tentojë të dalë në natën finale më 26 maj, për të shpresuar më pas për çmimin.
Eurovizioni do të zhvillohet kësaj here në Baku të Azerbajxhanit.
Mësohet se TVSH do e transmetojë Festivalin e Këngës pas orës 00:00, kur edhe zyrtarisht nuk do jetë më Ditë Zie.
I nisi krimet me Hysen Shoshorin e ndjere, sajoi 2 prillin e Shkodres, beri 97′, ngriti Leka Zogun ne proteste te armatosur ne mes te Tiranes, vrau Azem Hajdarin qe te shkaktonte 98’Gerdecin, 21 janarin … nuk i ndahet vdekja doktor morjtes!!!
Kur do vere zoti dore mbi te?!!!
Doktor mortja i Ballkanit!